Rod Bllagojeviq: Kurti dënon sërbët për arsye të ndryshme, kjo është mënyra e tij e spastrimit etnik
Ish guvernatori i Ilinoisit Rod Bllagojeviq ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti në Kosovë dënon sërbët për asrye të ndryshme dhe se kjo është mënyra e tij e spastrimit etnik të popullit sërb, transmeton RTS.
“Kurti në Kosovë e Metohi dënon sërbët për arsye të ndryshme. Kjo është mënyra e tij e spastrimit etnik të popullit sërb. Mjaft vende kanë refuzuar pavarësinë. Atë deklaratën qe u ndërmor në shkurt të vitit 2008, shumë vende e refuzuan” ka thënë ai.
Bllagojeviq me mbërritjen e tij në Beograd ka takuar dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
“Më ngjason shumë me presidentin Tramp. Janë të gjatë, drejtojnë mjaft mirë dhe janë mjaft të përkushtuar në zhvillimin e ekonomisë së vendeve të tyre. Është e pabesueshme se çka arriti Vuçiq. Unë erdha me fluturimin direkt nga Çikago për në Sërbi. Kjo është linja e parë direkte e fluturimit më një vend ballkanik drejt Amerikës” ka thënë Bllagojeviq.
Ky i fundit beson se me rizgjedhjen e Trampit çelet mundesi e madhe për marrëdhëniet e dy vendeve.
“Vendi im i ka bërë gjëra të tmerrshme vendit tuaj në vitet ‘90. Unë si anëtar i Partisë Demokratike isha kundër kësaj, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në përgjithësi nuk është ndryshe nga ajo që Rusia po bën në Ukrainë, ndërsa vendi im dhe duart e udhëheqësve tanë gjithashtu nuk janë të pastërta dhe besoj se populli sërb ndihet i lënë pas dore. Mendoj se është pikërisht presidenti Tramp ai që do të përmirësojë raportet e vendeve tona” ka theksuar Bllagojeviq.
Në një prej podkasteve më të ndikueshëm tek Xho Rogan, Bllagojeviq foli pikërisht dhe rreth bombardimeve të Jugosllavisë.
“Roganin e ndjekin mjaft njerëz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mjaft ndikues. Dhe në fund është mjaft e rëndësishme çka ka mbështetur presidentin Tramp pasi ai në fund fitoi. Është mjaft i arsimuar dhe i mençur, por që nuk dinte asgjë rreth bombardimeve në mars të vitit 1999. Ishte ky rast i mirë që të flasim rreth kësaj mënyre referuese në raportet mes Amerikës dhe Sërbisë” ka thënë Bllagojeviq.
0 komentet