Rute për shpalljen e vendimit ndaj ish liderëve të UÇK: Përkushtimi i Aleancës është se ruajtja e paqes dhe sigurisë në Kosovë ngelet e pandryshuar

Mark Rute
Burim: Kosovo Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO Mark Rute deklaroi se Aleanca është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë çka ngelet e pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve në lidhje me vendimin e katër ish komandantëve të UÇK në Hagë, transmeton RTK.

Rute theksoi se KFOR do të vijojë që të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë pavarësisht asaj se çfarë lajmesh do të publikohen këtë javë.

“Më shumë se dy dekada kemi mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë njerëzit. Kjo vlen dhe sot. Kjo vlen pavarësisht tek ajo se çfarë lajmesh do të publikohen këtë javë apo në periudhën që vjen, si dhe kur është fjala për përkushtimin tonë afatgjatë tek paqja dhe siguria në Kosovë”,tha Rute.

Njeriu i parë i NATO vuri në dukje se Aleanca do të vijojë të jetë e pranishme në Kosovë, nën vlerësim të vazhdueshëm të mënyrës më të mirë të organizimit dhe përbërjes së KFOR, si dhe mënyrës se si misioni mund të përshtatet më së miri me situatën në terren.

Rute theksoi se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim në mbarë rajonin.

Katër liderët e UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi më 16 shtator, do t’u lexohet vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.