Sadiku: Mitrovica paguan haraçin e qytetit të ndarë
Ish nënkryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut Skënder Sadiku vlerëson se pas nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ të ministrit kosovar të vetqeverisjes vendore Elbert Krasniqi për Këshillin e Mitrovicës, se kjo është mirë që ky këshill të egzistojë, por Mitrovica paguan haraçin e qytetit të ndarë dhe se qytetarët e kësaj komune i bashkojnë veçse problemet.
Sadiku thekson se është keq që udhëzimi nuk i parapriu Këshillit dhe se ka shumë gjëra që bashkojnë veriun dhe jugun e Mitrovicës.
“Mitrovica paguan haraçin e qytetit të ndarë, ka një milionë gjëra që i lidhin komunitetet, si sërbet dhe shqiptarët dhe të gjithë në qytet, pra uji, lumenjtë dhe ka shumë gjëra për të cilat duhet të punohet. Në terren, po flas tani si qytetar, nuk kam parë ndonjë ndryshim, por shpresoj që tani, kur qeveria ka ndryshuar, sepse ishte kohë zgjedhjesh kur u themelua ky Këshill, se duhen dhe emrat në këtë Këshill që të ndryshohen dhe që puna të bëhet në terren, në fund të fundit ka dhe shumë gjëra që na ndajnë dhe shumë gjëra që i lidhin të dyja pjesët e këtij qyteti", tha Sadiku.
Ky i fundit beson se Këshilli duhet të merret edhe me pjestarët e komuniteteve të tjera që jetojnë në këto komuna.
"Në jug nuk ka sërbë, në veri ka shqiptarë që nuk mund të kthehen në pronat e tyre dhe rastësisht vetë ministri nuk është as nga komuniteti shqiptar as nga ai sërb. Ai duhet të ketë në mendje dhe komunitetet e tjera që jetojnë, veçanërisht në Mitrovicën e Veriut sepse Mitrovica e Veriut është qytet ku jetojnë edhe boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe ai Këshill duhet të ketë në mendje dhe komunitetet e tjera”, tha Sadiku.
Ky i fundit vëren se Mitrovicës i nevojitet zhvillim.
“Këtij qyteti i duhen projekte të përbashkëta në kulturë, sport, të gjitha projektet që duhet të ndihmohen nga qeveria. Normalisht, buxhetet komunale, pasi kam qenë në komunë, nuk janë të mëdha, as në Mitrovicën e Veriut dhe as në atë të Jugut, por duhet që fondet të merren anash, pra nga qeveria qëndrore dhe duhet që Krasniqi jo të sjellë letrën në Këshill, por të japë shembuj konkrete dhe të sjellë, e them me shaka, para me grushta që të shihen në terren këto”, tha Sadiku.
Tregoi dhe problemet infrastrukturore.
“Nuk ka transport publik, rrugët janë të shkatërruara, egzistojnë sot e kësaj dite vetëm në Bërgjani 70 shtëpi të djegura, kthimi nuk është dinjitoz, shkolla egziston dhe sot e kësaj dite në kontejner. Nisi keq dhe me shkollat, egzistojnë një grusht gjërash që duhen zgjidhur si nga Mitrovica e Veriut dhe e Jugut dhe nga qeveria qëndrore”, vëren ai.
Theksoi se fatkeqësisht si veriu dhe jugu i bashkojnë vetëm problemet dhe kujtoi se sipas planit të Ahtisaarit, egzistojnë dy komuna dhe për këtë arsye nuk mund të shkohet drejt bashkimit. "Nuk është gjë qyteti, nuk është gjë betoni. Duhet të lidhen njerëzit. Dhe besoj se, nëse shkoni me logjikën që njerëzit të lidhen, ndryshe duhet të mendoni. Ti mundesh me udhëzime dhe të bësh të rëndë për këta njerëz, por duhet të mendoni për njerëzit në terren", tha ai.
Thekson se gjëra të tilla çojnë më shumë në ndasi sesa në afrim.
"Por që njerëzit duhet të jetojnë, që qytetarët nga veriu dhe jugu të ndiejnë atë qytet të pandarë, kjo është normale. Larg nga kjo, asnjë i çmendur nuk duhet të ketë idenë se qyteti është i ndarë. Por, realisht në terren, është i ndarë. Dhe këto dekrete dhe këto gjëra çojnë më shumë drejt ndarjes sesa drejt afrimit. Po flas, problemi është se hyhet në aventurë për të ndarë qytetin dhe bashkimi i qytetit është problem. Mision i pamundur", konkludoi ai.
Udhëzimi administrativ për Këshillin e Mitrovicës, që nënshkroi Krasniqi, sipas fjalëve të ministrit kosovar, shërben për të rregulluar "organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mitrovicës", që sikurse tha, do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy komunave dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
0 komentet