Sorensen: Kosova të nisë negociatat për aranzhimin e vetqeverisjes së komunitetit sërb

beograd
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i Unionit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë Peter Sorensen tha se zbatimi i detyrimeve nga procesi i normalizimit vazhdon të jetë mjaft larg nën nivelin në të cilin Beogradi dhe Prishtina kanë marrë përsipër, duke vënë në dukje se asnjë palë nuk duhet të presë palën tjetër sesi do të niste zbatimin e atyre që janë dakordësuar më parë, transmeton Gazeta ekspres. Sikurse tha, Kosova duhet të nisë negociatat për aranzhimin e vetqeverisjes së komunitetit sërb.

Në intervistën e parë me shkrim qysh nga marrja e detyrës, që dha për Gazetën Ekspres, Sorensen vlerësoi se dialogu sjell rezultate konkrete për qytetarët, duke bërë të ditur sikurse mbajtjen e takimit tripalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur dhe zgjidhjen e përkohshme për shtetasit e Sërbisë që punojnë e studiojnë në Kosovë.

Njëkohësisht theksoi se zbatimi i detyrimeve nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të vitit 2023 është dukshëm nën nivelin e pritur.

"Zbatimi nuk është aty ku duhet të jetë. Nuk është opsional. Marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i tij mbeten në fuqi. Janë juridikisht të detyrueshme për të dy palët dhe janë pjesë përbërëse e rrugës së tyre europiane. Rjedhja e kohës këtë nuk e ndryshon", tha Sorensen.

Duke folur për rendin e zbatimit të detyrimeve, Sorensen theksoi se nuk bëhet fjalë për atë që kush do të jetë i pari që të bëjë lëvizjen.

"Nuk ka të bëjë me atë se kush do të lëvizë i pari. Asnjë palë nuk duhet të presë tjetrën. Për Kosovën, Aneksi parashikon qartë nisjen e menjëhershme të negociatave në kuadër të dialogut nën ndërmjetësimin e BE rreth aranzhimeve dhe garancitë konkrete për nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin sërb. Njëkohësisht, detyrimet e Sërbisë përfshirë që të mos jetë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të pranojë dokumentet dhe simbolet kosovare, ecjen paralelisht janë po aq të vonuara", tha ai. 

Pyetjes nëse ia kishte përcjellë kryeministrit në mandatin teknik, Albin Kurti, se Kosova duhet së pari të nisë zbatimin e marrëveshjes, Sorensen u përgjigj se Unioni Europian pret nga të dy palët që pa parakushte dhe në mirëbesim, të përmbushin detyrimet e marra. 

"Sikurse kam thënë, nuk është fjala rreth asaj që Kosova të nisë e para. Të dy palët duhet të veprojnë pa parakushte dhe në mirëbesim. Pritshmëritë e Unionit Europian ua përcolla të gjithë bashkëbiseduesve në Prishtinë dhe në Beograd. Detyrimet egzistojnë, janë të njohura dhe ende nuk janë përmbushur", tha Sorensen.

Duke folur për bllokadën politike në Prishtinë, Sorensen vlerësoi se mandati teknik afatgjatë kufizon mundësinë e marrjes së vendimeve të rëndësishme, por theksoi se kjo nuk i ndryshon detyrimet që rrjedhin nga dialogu.

"Detyrimet nga Marrëveshja detyrojnë Beogradin dhe Prishtinën dhe jo vetëm qeveritë që janë aktualisht në pushtet. Ato nuk mund të vendosen në pritje për zgjedhje ose negociatave të koalicionit", tha ai.

Duke komentuar riintegrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve sërbë në institucionet kosovare, Sorensen kujtoi se Kushtetuta e Kosovës parashikon sistem gjyqësor multietnik dhe se Unioni Europian vazhdimisht ka bërë thirrje për kthimin e personelit gjyqësor sërb në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

"Përshëndetëm tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve sërbë më 15 korrik. Na shqetësoi ajo që pasoi. Pranimi i dorëheqjeve që u tërhoqën më parë duket i papajtueshëm me ligjet e Kosovës dhe parimet e sundimit të ligjit", tha Sorensen.

Ai shtoi se Unioni Europian nuk do të përshkruajë procedurën, por do të vlerësojë rezultatin.

"Ajo çka do të vlerësojmë është nëse egziston gjyqësor dhe prokurori vërtet multietnike në të cilin komuniteti sërb kosovar përfaqësohet dhe besohet efikasisht", tha ai.

Duke folur për retorikën në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, Sorensen tha se në Europë nuk ka vend për deklarata që justifikojnë apo relativizojnë spastrimin etnik.

"Deklarata të tilla fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit, janë të papajtueshme me rrugën europiane dhe në kundërshtim me detyrimet e marra në dialog. Kjo vlen pavarësisht se nga cila anë vijnë", tha ai.

Pyetjes se kur mund të mbahet takim i ri i nivelit të lartë mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, Sorensen u përgjigj se kjo do të ndodhë vetëm kur të ketë mundësi reale për përparim konkret.

"Takimi i nivelit të lartë nuk është çmim e as mundësi për fotografime. Organizohet kur mund të kontribuojë në rezultate konkrete. Përfaqësuesja e lartë e BE është e gatshme t’a thërrasë kur rrethanat e lejojnë dhe kur të dy liderët janë gati për arrijnë rezultati. Të dy palët e dinë shumë mirë se çfarë nevojitet për t’a bërë atë të ndodhë", konkludoi Sorensen.