Staroviq: Agresori i Stefanit vazhdon të jetë i lirë-kjo është gjithçka çka duhet të dini për sundimin e ligjit në Kosovë
Ministri për integrimin europian në Qeverinë e Sërbisë Nemanja Staroviq kujtoi sot rastin e plagosjes së fëmijës sërb Stefan Stojanoviq në natën e Krishtlindjes në vitin 2023, duke vlerësuar se ai rast flet për sundimin e ligjit dhe të drejtat humane në Kosovë.
“Ky është fëmija sërb Stefan Stojanoviq, i cili atëherë ishte 11 vjeç. Tre vite më parë natën e Krishtlindjes, Stefanin e qëlloi Azem Kurtaj, pjestar aktiv i të ashtuquajturës Forcat e Sigurisë së Kosovës“, tha Staroviq në një postim në rrjetin social “X“.
Ai kujton se Kurtaj pas plagosjes së Stefanit dhe Millosh Stojanoviq, kaloi dy muaj në paraburgim pas të cilës u la i lirë.
Kosovo onlajn më herët informon se Kurtaj u akuzua për përdorim të armës së zjarrit dhe shkaktim të kaosit të përgjithshëm, ndërsa avokati i fëmijës së plagosur të tillë kualifikim e vlerësoi si skandaloz.
“Gjithçka çka duhet të dini për sundimin e ligjit dhe të drejtat humane në Kosovë nën Albin Kurtin dhe grupin e tij ekstremist shqiptar“, shkruan Staroviq.
Stefan Stojanoviq dhe kushëriri i tij atëherë 21 vjeç Millosh, u plagosën më 6 janar të vitit 2023 në Gotovushë afër Shtërpcës ndërsa mbanin në duar pemën e Krishtlindjes. Stefani u qëllua në dorë, ndërsa Milloshi në shpatull. Kurtaj më pas u arrestua.
Staroviq edhe më herët ka treguar rastin e Stojanoviq. Në janar të vitit 2024 publikoi se Stefani priste Krishtlindjen me familjen por që “djaloshi që qëlloi atë“ vazhdon që të jetë i lirë, duke vlerësuar se në Kosovë “nuk ka sundim të ligjit kur sërbët janë shënjestra“.
0 komentet