Staroviq: Kurti prej pesë vitesh po zbaton fushatën e zjarrit e tërbimit ndaj sërbëve në Kosovë
Ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq u shpreh se rrahja e Nenad Rashkoviqit, është një ndër të shumtat në incidente ndaj sërbëve në Kosovë duke shtuar se kjo është pjesë e fushatës që udhëheqet qysh prej ardhjes së Albin Kurtit në krye të institucioneve në Prishtinë, transmeton RTV.
“Zyra për Kosove e Metohi ka evidentuar rreth 800 incidenate ndaj sërbëve qysh prej ardhjes së Kurtit në krye të institucioneve të përkohshme të vetqeverisjes pesë vite më parë. Dhe sikurse tha presidenti i Republikës (Aleksandar Vuçiq), mbarë opinioni ynë publik, europian e botëror, pati mundësinë të shikonte rezultatet e atij trajtimi brutal dhe në të vërtetë, shpina e Nenad Rashkoviqit përfaqëson fytyrën e regjimit të Albin Kurtit”, tha Staroviq.
Ky i fundit vuri në dukje se Albin Kurti prej pesë vitesh po zbaton “fushatën e vet të zjarrit e tërbimit” para së gjithash kundër sërbëve në territorin e Kosovës e cila kryhet përmes llojeve të ndryshme të masave të njëanshme.
“Para së gjithash përmes veprimit të njësive të tij speciale, të militarizuara monoetnike shqiptare të ‘policisë kosovare’, përmes inkursioneve të tyre në veri të Kosovës e Metohisë, vendosjes së pranisë së përhershme dhe ndërtimit të bazave që kanë karakter ushtarak de facto, nga ura e Bistricës e më tej. Nëse i shikoni ato struktura betoni dhe praninë e tyre të përhershme, çka të çon në keqtrajtimin permanent të sërbëve në vazhdimësi të gjatë. Dhe në rastin final, vetë Albin Kurti deklaroi publikisht diku dhe haptazi tri vite më parë se sërbët në Kosovë e Metohi duhet të ‘vuajnë e paguajnë’. Dhe, pavarësisht se sa shumë dikush u përpoq t’a perceptonte atë si një lloj figure stilistike, në fakt ishte manifest i politikës së tij, të cilën e zbaton në praktikë” tha Staroviq.
Ky i fundit vuri në dukje vlerësimet cinike të disa organizatave ndërkombëtare joqeveritare sikurse Freedom House, të cilat flasin për administratën prishtinase sikur ata të ishin "fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut".
"Dhe kur një komunitet i tërë, flas për sërbët në Kosovë e Metohi, nga ai sundim ligji përjashtohet, pasi i mohohen të drejtat themelore të njeriut, të drejtat politike, të drejtat ekonomike, kjo është të paktën metodologjikisht e papranueshme, dhe në çdo rast dhe çnjerëzore", tha Staroviq.
Pyetjes nëse ishte i suprizuar nga ajo që nuk ka reagim nga Brukseli, Staroviq u përgjigj se nuk ishte i surprizuar, por që Sërbia duhet të insistojë në reagime dhe t'i kërkojë.
"Ajo çka dëshmojmë për një kohë të gjatë, është qasje e quajtur 'Boutsaidizëm'. Çfarëdo mosveprimi që të bëjnë institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes me në krye Albin Kurtin, përherë Brukseli do të flasë për një lloj dy palësh dhe përgjegjësinë tek të dy palët”, tha Staroviq.
Ky i fundit shtoi se Sërbia duhet të insistojë për reagime, por, sikurse thotë, nuk mund t'i presim.
0 komentet