Teras: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, BE të heqë masat ndaj Kosovës
Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën Riho Teras, mbrëmjen e sotme para europarlamentarëve ka theksuar midis të tjerave se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është kyç për qëndrimin në rrugën europiane ndërkohë që i bëri thirrje Unionit Europian që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.
“Lufta në Kosovë nisi prej më shumë se 25 vitesh, por plagët vazhdojnë të jenë të pranishme. Ato mund të shërohen vetëm nëse Europa ofron të ardhme europiane qytetarëve kosovarë. Për ta ky është synimi që duhet të përpiqem dhe kjo është e qartë dhe në peisazhin politik të Kosovës” ka thënë Teras.
Ky i fundit vuri në dukje se është bërë mjaft për reformimin e ekonomisë, është forcuar sundimi i ligjit dhe është ndërtuar mënyra europiane e jetesës, por që mangësitë as nuk mund të injorohen.
"Kosova duhet të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe strukturë transparente të pronësisë së medias. Është shumë e rëndësishme të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, që është kyç për ruajtjen e rrugës europiane. Egzistojnë disa gjëra që kërkojnë përmirësim" tha Teras.
Sipas fjalëve të tij, në situatën e sotme në skenën botërore "në të cilën shtetet autoritare po tentojnë të vendosin kontroll", nuk mund të lejohen "zona gri" në Europë.
Ai ftoi Bashkimin Europian që të heqë masat ndëshkuese të vendosura Kosovës.
“Duhet të jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën dhe të heqim masat, të cilat janë të pandershme dhe nuk ishin të nevojshme prej fillimit” tha Teras dhe shtoi se BE financon shumë programe me qëllim zbatimin e reformave dhe se duhet të hiqen masat për të mundësuar që Kosova të punojë me paratë që Unioni i ofron.
Kos: Normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë kyç për rrugën europiane të Kosovës
Dialogu nuk ka alternativë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë është kërkesë kyçe për rrugën europiane të Kosovës, tha komisionerja europiane Marta Kos.
“Përsa i përket dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë nën ndërmjetësimin e BE, ai duhet të vazhdojë, në mënyrë përkushtuese dhe konstruktive. Dialogu nuk ka alternativë. Normalizimi i raporteve me Sërbinë është kërkesë kyçe për rrugën europiane të Kosovës. Kjo e fundit dhe mbarë rajoni i përkasin BE dhe do të jemi me Kosovën në këtë rrugë” ka theksuar Kos.
Ajo lavdëroi zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën sikurse tha, nën qetësi dhe pjesmarrjen e të gjitha komuniteteve.
“Kosova tashmë është e gatshme për reformë institucionale dhe këtë duhet t’a bëjë sa më parë. Duhet të nënshkruhet dhe ratifikohet marrëveshja për mekanizmat e reformave. Këtë kuvendi duhet t’a mbështesë dhe ky është kusht për përfitimin e fondeve. Kosova duhet të përshpejtojë reformat në drejtësi”, ka thënë Kos.
Komisionerja ka vlerësuar se raporti i përgjigjet atij të fundit dhe se ndodhet në rrugën europiane, por që ka një sërë reformash përpara.
“Këto reforma do t’i mundësojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj të përparojnë në rrugën europiane. Ajo ka treguar orientim të qartë strategjik në raport me luftën në Ukrainë”, spegoi ajo.
Kos kujtoi se Kosova kërkoi anëtarësim në BE në vitin 2022 dhe se sapo Këshilli t’a kërkojë këtë, Komisioni Europian do t’a ndihmojë në të gjitha mënyrat kur të kërkohet prej saj.
Zëdhënësi i Partisë Popullore Europiane (EPP) për Sërbinë, Ivo Davor Shtir, theksoi se ka ardhur koha që të hiqen sanksionet.
Ai tha se BE pret që Kosova të formojë shpejt qeverinë e re.
Gjithashtu nënvizoi se mbrojtja e të gjitha pakicave duhet të jetë përparësi e asaj qeverie.
Kos, në fund të diskutimit mbi raportin për Kosovën, bëri thirrje për heqjen e sanksioneve. "Duket se ka ardhur momenti për të hequr gradualisht sanksionet", theksoi komisionerja.
Ajo shtoi se diskutimi tregoi se BE pret që Kosova të vazhdojë reformat institucionale, veprimet konkrete qeveritare në fushat e përmendura në raport dhe që Kosova të përfitojë nga momentumi që egziston në Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha ofertat e ofruara nga BE.
Teras, duke mbyllur diskutimin, tha se është e rëndësishme që të ruhet perspektiva europiane.
"Dimë se së shpejti do të kapërcehen problemet në parlamentin kosovar, se do të zgjidhet kryetari i kuvendit dhe do të formohet qeveria. Shpresoj që qeveria do të bëjë gjithçka për të rinisur dialogun me Beogradin. Jam i bindur se së shpejti do t’u vijë fundi masave ndëshkuese" tha Teras.
Njëkohësisht përsëriti se të gjitha vendimet për integrimin në BE, do të bazohen vetëm në meritat e Kosovës dhe në bazë të eliminimit të mangësive.
0 komentet