Unmik: Lufta ndaj gjuhës së urrejtjes nuk mund të cënojë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për identitet
Gjatë aksionit të Policisë Kosovare dhe arrestimin e sërbëve në Gazimestan në kremtimin e Vidovdanit, nga Unmik është thënë për Kosovo onlajn se e kanë ndjekur situatën nën paralajmërimin se e rëndësishme është që të gjitha tubimet publike të zhvillohet paqësisht dhe nën respektimin e diversitetit dhe lirive themelore në përputhje me ligjet, por dhe që lufta ndaj gjuhës së urrejtjes nuk mund të cënojë lirinë e të shprehurit dhe të drejtën për identitet.
“Jemi të vetdijshëm me ngjarjet që ndodhën dje në Gazimestan, në kuadër të kremtimit të Vidovdanit. Ndoqëm me kujdes situatën dhe vërejmë se është e rëndësishme të sigurohemi që të gjitha tubimet publike të zhvillohen paqësisht në respekt për diversitetin dhe liritë themelore e në përputhje me ligjet në fuqi", thuhet në përgjigjen e UNMIK dhënë Kosovo Onlajn.
Nga Misioni i KB në Kosovë shtohet se mbështet përpjekjet për të luftuar të gjitha format e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes.
"Njëkohësisht kujtojmë se të tilla përpjekje nuk duhet të minojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e identitetit, përfshirë përdorimin e shenjave e simboleve", shtohet në përgjigjen e UNMIK.
EULEKS më herët sot njoftoi për Kosovo Onlajn se ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin aktivitetet që autoritetet e Kosovës kryejnë në lidhje me kremtimin e djeshëm të Vidovdanit.
Nga Misioni i OSBE në Kosovë gjithashtu thuhet për portalin tonë se ndoqën ngjarjet gjatë kremtimit të Vidovdanit përmes monitorimit të rregullt dhe angazhimit me partnerët e institucionet.
Ambasada e SHBA në Prishtinë në lidhje me aksionin e Policisë Kosovare gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, bëri thirrje në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga qytetarët dhe institucionet.
Pas meshës në Gazimestan, Policia Kosovare dje ndaloi disa dhjetëra persona që ishin në kremtimin e Vidovdanit, mes të cilëve dhe një i mitur.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca ndaj sërbëve të arrestuar për kundërvajtje penale.
Njëkohësisht zëvendës Avokati i Popullit në Kosovë, Sërgjan Sentiq tha për Kosovo Onlajn se inicioi nisjen e procedurave sipas detyrës zyrtare për rastin e arrestimit të dhjetëra personave dje në Gazimestan dhe se prej institucioneve përkatëse është kërkuar informacion për të konfirmuar se cilat ishin të gjitha faktet dhe rrethanat relevante.
0 komentet