Vuçeviq: Institucionet ndërkombëtare të ndalojnë shkatërrimin e trashëgimisë sërbe në Kosovë
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka kërkuar sot prej institucioneve kompetente ndërkombëtare para së gjithash nga UNESKO që të ndalë tentativën e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore e shpirtërore sërbe në Kosovë, pasi pranë Prizrenit ndërtimet ilegale po dëmtojnë rëndë vetmitarin Shënjt Petar Korishkin, monumentin e shenjtë të lashtë ortodoks të shekullit XIII.
Vuçeviq në Instagram ka bërë të ditur se regjimi i Albin Kurtit nuk ndalet me tentativat e kundraligjshme dhe anticivilizuese për të shkatërruar gjithçka sërbe dhe ortodokse në territorin e Kosovës.
“Është e turpshme dhe e papranueshme ajo që po bën dhe deri ku po shkon regjimi i Prishtinës, ndërsa faktorët ndërkombëtarë heshtin për vandalizmin dhe egërsinë e tyre. Çfarë fjalë të tjera mund të përshkruajmë në morinë e incidenteve që ndodhën në lokacionin afër Prizrenit, ku po kryhen ndërtime ilegale që kanë shkaktuar dëme të rënda vetmitarit të Shënjt Petarit të Korishkut të shekullit XIII ku konsiderohet pjesë e thesarit të paçmuar shpirtëror dhe kulturor të popullit ortodoks sërb dhe mbarë botës së krishterë. Dhe ky incident tregon gjithë urrejtjen e Albin Kurtit ndaj popullit sërb, trashëgimisë së tij kulturore dhe shpirtërore në Kosovë e Metohi. Shkrimi i tij është i qartë-do të shkatërrojë gjithçka që është sërbe” ka theksuar Vuçeviq.
Kryeministri tha se rrezikimi i objekteve fetare është absolutisht i papranueshëm, ashtu sikurse është e papranueshme që sjellje të tillë nuk kritikohet por miratohet publikisht.
“Ftoj dhe apeloj të gjitha institucionet kompetente ndërkombëtare, para së gjithash UNESKO, që të ndalë tentativat për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore sërbe në Kosovë e Metohi, e cila për shkak të rëndësisë dhe egzistencës së saj shekullore, i përket trashëgimisë kulturore europiane. Ne do të vazhdojmë të investojmë në restaurimin dhe ruajtjen e objekteve tona të shenjta, ashtu sikurse me të gjitha mënyrat do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi”, konkludoi Vuçeviq.
Arqipeshkvia rashko-prizrenase e Kishës Ortodokse Sërbe informoi dje se ndërtimet e fundit ilegale kanë shkaktuar dëme të rënda në hapësirën e Vetmitarit të Shënjt Petarit të Korishkut afër Prizrenit, objekt i lashtë ortodoks sërb i shekullit XIII.
Vetmitari i Shënjt Petarit të Korishkut zyrtarisht mbrohet si një nga 50 zonat speciale të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura të Institucioneve të Përkohshme.
0 komentet