Marinkoviq: Sërbët e veriut të Kosovës e shikojnë policinë kosovare si mjet për ndëshkim

NVO CASA
Burim: Kosovo Online

Sërbët e veriut të Kosovës policinë e shikojnë si mjet për ndëshkim, ka thënë sot drejtori egzekutiv i organizatës joqeveritare CASA Miodrag Marinkoviq, duke shtuar se është evidente rënia e besimit të institucioneve ndërkombëtare. CASA sot prezantoi tre dokumente në kuadër të projektit “Me reflektimin e interesave të sërbëve kosovarë bëhet formulimi i propozimeve praktike të politikave për Kosovë multietnike” në të cilën theksohet në sfida kyçe me të cilat ndeshet komuniteti sërb.

Marinkoviq ka thënë se këndi kryesor që sjellin dokumentet, është në fakt perspektiva e qytetarëve, të cilët duhet të jenë në qendër.

“Studimi nisi si rishikim në veri të Kosovës, por për shkak të krizës dhe kufizimeve, vendosëm që dhe raportet në veri t’i aplikojmë dhe ngushtojmë tek Policia Kosovare. Të gjithë jemi të vetëdijshëm në kontekstin se në veri kemi krizë, sulmi në Banjskë, arrestime, konflikte...Ndaj është e nevojshme që qytetarët të jenë në qendër” tha Marinkoviq.

Ky i fundit vuri në dukje se sërbët e veriut të Kosovës, Policinë Kosovare e shikojnë si "mjet ndëshkues".

“Zbatimi i ligjit, përdorimi selektiv i forcës, ka shumë ankesa për përdorim të tepruar të forcës. Perceptimi i qytetarëve është faktor i rëndësishëm dhe ata thonë se e shikojnë policinë si mjet për ndëshkim. Besojmë se ka shumë raste që nuk raportohen, sepse egziston hezitim i madh tek qytetarët për t'i raportuar këto raste. Besojmë se numri i rasteve është dukshëm më i lartë nga ato çka janë raportuar” tha Marinkoviq.

Ky i fundit tha se egziston nivel i ulët i besimit të sërbëve ndaj policisë, EULEKS, KFOR.

“Ndaj egziston rënie të besimit tek institucionet ndërkombëtare që nuk kanë ndërmarrë hapa në Kosovë. Policia Kosovare është faktor kyç në formimin e pasigurisë në veri. Sërbët në veri ballafaqohen me atë që është në interesin e tyre apo atë që mbron Beogradi apo Lista Sërbe” tha Marinkoviq.

Drejtori i programit të organizatës joqeveritare Boban Simiq, thotë se një nga rekomandimet për çështjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, është prania ushtarake, e cila në vitin 2009 u zëvendësua nga Policia Kosovare.

"Fokusi është të vlerësohet gjendja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore sërbe dhe të njihen dhe identifikohen sfidat në zgjidhjen e konfliktit përmes vlerësimit të gjendjes së mbrojtur. Kur flasim për kornizën ligjore, tre ligjet dhe rekomandimet që i kemi marrë në konsideratë janë Plani i Ahtisaarit, sepse ky është element kyç i trashëgimisë kulturore, përmes të cilit duhet të rritet besimi. Më vonë vendosëm në kontekst Ligjin për Mbrojtjen e Veçantë të Trashëgimisë Kulturore. Një nga rekomandimet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, është prania ushtarake, e cila në vitin 2009 u zëvendësua nga Policia Kosovare. Të gjitha këto çështje u përfshinë në Ligjin për Zonat e Mbrojtjes së Veçantë, i cili në vitin 2008 vendosi 45 zona të manastireve dhe monumenteve, kisha me integritetin e zonës mbrojtëse. Synimi i vendosjes në zonën mbrojtëse është të sigurojë mbijetesën dhe ruajë atë karakteristikë historike dhe të ndalë çdo zhvillim, keqpërdorim dhe ndotje" spegon Simiq.

Zëvendësdrejtoresha e programit të OJQ CASA Tijana Grujiq tha se sërbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera përballen me sfida kur tentojnë të marrin dokumente personale, duke shtuar se "shtetësia kosovare është problemi kryesor".

“Qasja në dokumente personale është parakusht për qasje në dokumente të tjera. Mohimi i identitetit ligjor është shkelje direkte e të drejtave të njeriut. Gjithashtu problemi me letërnjoftimet është se ato nevojitet shtetësinë kosovare. Megjithatë, të gjithë të lindurit në vitin 1998 ishin shtetas të ish-Jugosllavisë dhe ata do të regjistrohen si të tillë, pavarësisht se ku ndodhen. Po të implementohej ligji, nuk do të kishim njerëz që nuk kanë letërnjoftim” tha Grujiq.

Kjo e fundit tha se një në katër të pyeturit, mendon se i mohohen të drejtat për shkak se nuk kanë qasje në dokumente.

“Këto janë përqindje të mëdha, që lidhen me punën, udhëtimin, mundësinë e marrjes së kredive... Barriera gjuhësore është e pranishme në jug të Ibrit, diçka më pak në veri. Gjithashtu aty janë diskriminimet, paaftësi të zyrtarëve. Praktika e zyrave të gjendjes civile është të interpretojnë ligjin ndryshe dhe t'i përcjellin qytetarët në procedurë verifikuese për të aplikuar për shtetësi... Pjesëtarët e komunitetit sërb ndihen të diskriminuar, por përballen me diskriminim dhe romët, egjiptianët dhe ashkalitë” tha Grujiq dhe shtoi se sërbët nuk janë të informuar se mund të marrin dokumente edhe përmes formës elektronike.

Ajo shtoi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bazohet në nevojat e njerëzve, të vetëdijshëm se egziston trashëgimi të problemeve mes sërbëve dhe shqiptarëve.

Projekti i kësaj organizate joqeveritare është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Ambasadori Xhonaton Hargrivs tha se projekti është i rëndësishëm pasi përcjell mesazhe të forta për të gjithë ata që janë të përfshirë në dialog-për Qeverinë e Kosovës, Beogradin.

Sikurse tha, për gati një vit aq sa shërben në Kosovë, shumë herë ka shkuar në veri ku ka njohur shumë njerëz e mes gjërave që i kanë rënë në sy nga bisedat me qytetarët, është mbi të gjitha sikurse tha ai, “ndihen të shtrënguar, për shkak të presionit”.

“Shumë njerëz nuk dinë si të funksionojnë mes dy sistemeve. Kjo është një nga arsyet për të cilën ky studim është i rëndësishëm. Ajo është këtu për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Dimë që egzistojnë presione që vijnë nga Beogradi dhe nga njerëzit që punojnë për Beogradin, por e dimë se ka më shumë se kaq çka mund të bëjë Qeveria e Kosovës sesi t’u lehtësojë jetën sërbëve kosovarë që të ndihen të mirëpritur, që kjo është shtëpia e tyre. Mendoj se ky studim paraqet kontribut për promovimin e kësaj ideje," tha Hargrivs.

Ky i fundit tha se nis faza e re e dialogut nën ndërmjetësimin e BE e cila nënvizohet më urgjente se kurrë.

“Jo vetëm për shkak të qytetarëve të Kosovës dhe Sërbisë, por për shkak të presionit që ky vend të bëhet pjesë e zgjidhjes. E rëndësishme është që të gjendet sa më parë mënyrë për të avancuar në dialog. Në këtë studim kemi mesazhe të forta për ata që janë përfshirët në dialog, për Qeverinë e Kosovës, për Beogradin”, shtoi Hargrivis.