Vuçiq: E pavërtetë thënia e përhershme se propozimi i keq mbërrin në fund

Aleksandar Vučić
Burim: Prt. Scr.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në vazhdim të seancës së jashtëzakonshme parlamentare rreth raportit të dialogut për Kosovën, se është e pavërtetë thënia e cila egziston, që në fund mbërrin një propozim i keq.

Vuçiq teksa i’u është drejtuar deputetëve, ka sqaruar se për këtë prova më e mirë është plani Vens-Ouen pas të cilës për sërbët mbërriti një plan i favorshëm.

"Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk qëndron gjithmonë çështja për atë se çfarë është shkruar në letër, por e rrethanave, momentit politik, jetës që na rrethon dhe çfarë mund të bëhet në të tilla kushte", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se kemi jetuar në kohën kur në Sërbi askush nuk ëndërronte e askush nuk e pandehte sesa do të forcohej ushtria kroate dhe për këtë, as nuk e kemi kuptuar se çfarë ndodhi në vitin 1995, e njëjta gjë vlen edhe për armatosjen e Kosovës.

"Kur ulemi në kafene që nuk është kuvend, ndonëse ajo e djeshmja as që nuk i ngjante fare, besoj në gabimet e disa njerëzve, ne nuk e shikojmë realitetin. Shpresoj se do të kemi mençuri të mjaftueshme për të nxjerrë mësime, të mësohemi kur është koha dhe sa duhet që të presim, si dhe çfarë duhet të bëjmë“, ka sqaruar Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë ka thënë se nuk është për ngrirje të konfliktit sepse mendon se kjo nuk është zgjidhje.

Deputeti i pavarur Zhika Gojkoviq ka thënë se ngjarjet në kuvend mund të jenë të gëzueshme vetëm për ata që urrejnë Sërbinë dhe janë kundër sërbëve.

"Asnjë politikan serioz si nga pozita ashtu dhe nga opozita, nuk e shikon K&M si monedhë për rryshfet dhe nuk do të firmoste dokumentin që parashikon pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB. Për të drejtuar me sukses dialogun dhe krizën dhjetëvjeçare, është e nevojshme që perëndimi dhe mbi të gjitha SHBA, të tregojnë mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, i cili tregoi përmbajtje maksimale në ndryshim nga pala tjetër në Prishtinë ku vazhdimisht tundte armët. Gjithashtu është e nevojshme që në planin e brendshëm, interesat shtetërore të jenë mbi ato partiake“ ka thënë Gojkoviq.

Ky i fundit tha se është momenti për të treuar unitet ashtu sikurse e kanë treguar sërbët në K&M.

"Në ndryshim nga Kurti i cili po konfliktohet me SHBA, shteti ynë ka treguar pragmatizëm gjeopolitik dhe bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme formimi sa më parë i BKS. Nëse ska gjë tjetër, atëherë të paktën të mbrojmë të drejtat kolektive të popullit tonë“ ka nënvizuar Gojkoviq.

Ky i fundit tha se vazhdimi i dialogut nuk ka alternativë, pasi do të ndesheshim me botën e izolimin.

Vendosmëria e diplomatëve perëndimorë është e qartë, refuzimi i planit do na shkaktonte pasoja dhe duke pasur parasysh se Sërbia është e varur prej BE, e dimë se ku të çon kjo. Anëtarësimi në BE është e vetmja mënyrë që të gjithë sërbët të jetojnë bashkarisht. Për shkak të përçarjes, Sërbia humbi mjaft. Ndoshta nuk e di se kush është tradhtari, por e di shumë mirë që tradhtar nuk mund të jetë dikush që votohet nga më shumë se dy milionë njerëz“, ka thënë Gojkoviq.

Deputeti i klubit majtisto-të gjelbër Robert Kozma, ka thënë se është e padiskutueshme që duhet të realizohet një marrëveshje pajtimi. Ai kritikoi se plani i diskutuar nuk u është përcjellë tek deputetët.

“Kur presidenti thotë se e kanë kërcënuar Sërbinë me sanksione, ne nuk mund të mos dyshojmë se është kërcënuar personalisht. Dimë që ai po zhvillon negociatat vetëm në interesin e tij për të ruajtur pushtetin” ka thënë Kozma.

Ky i fundit ka thënë se është fakt që PPS(SNS) instaloi terror në veri të Kosovës.

Vuçiq u përgjigj se dje i është përgjigjur 24 gënjeshtrave të opozitës gjatë seancës.

“Ke thënë një gënjeshtër të rastësishme dhe kjo është shantazhim ndaj Vuçiqit dhe jo Sërbisë. E para, për të shantazhuar dikë duhet të kesh diçka, unë nuk kam asnjë llogari, as çdo lloj pasurie brenda apo jashtë vendit. Mendoni se më intereson kush do të më sanksionojë mua. Kam qenë krenar për sanksionimet ndaj meje në vitin 1999 sepse rezultova të isha fajtor për mbrojtjen e vendit tim prej agresorëve. Askush dhe asnjëherë nuk më kërcënoni me asgjë”, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit i ka thënë Kozmait se sërish po merr pjesë në kriminalizimin e sërbëve në Kosovë kur flet për mbretërimin e terrorit.

"Po flisni gjithçka ato që shërbime të caktuara të huaja po përfshihen qëllimshëm për të rrënuar Sërbinë dhe strukturën sërbe në Kosovë dhe kjo e organizuar në mënyrë direkte përmes mediave dhe politikanëve. Nuk ke thënë asnjë fjalë për Kosovën, Kurtin, drejtësinë apo padrejtësinë që vjen nga jashtë. Dhe në këtë temë e gjete veten duke folur për mua. Këtë kujdes patologjik nuk mundem t’a kuptoj pafundësisht. Për çdo temë shikon diçka që të më dëmtosh personalisht, duhet t'i drejtohesh dikujt tjetër. Ju lutemi mendoni se cila është tema që po diskutojmë sot” ka thënë Vuçiq.

Presidenti sërb ka thënë se rezultati i ngjarjeve të djeshme në kuvend është i tmerrshëm për Sërbinë dhe partitë që i provokuan ato.

“Kurrë nuk kam negociuar për të qëndruar në pushtet me askënd dhe as nuk do të bëj. Kam fituar zgjedhje kundër jush aq herë sa jam ngopur. Nuk do të negocioj kurrë për të qëndruar në pushtet, më intereson vetëm mbijetesa dhe përparimi i Sërbisë, zgjidhja juaj për Kosovën është të ndërprisni sundimin e terrorit në veri, largimin e Vuçiqit dhe të PPS(SNS) nga pushteti e madej gjithçka zgjidhet” përfundoi Vuçiq.