Vukadinoviq: Prishtina kultivon trashëgiminë dhe kultin e të gjithë drejtuesve kuislingë të Luftës së Dytë Botërore
Historiani Igor Vukadinoviq thotë për Kosovo onlajn se Prishtina kultivon trashëgiminë dhe kultin si të Xhafer Devës, ashtu dhe të gjithë drejtuesve kuislingë të Luftës së Dytë Botërore, duke shtuar se Perëndimi nuk e ka shumë problem restaurimin e shtëpisë së Devës pasi është "pragmatist dhe do të përdorë ide dhe ideologji të ndryshme totalitare për të arritur interesat e veta".
Vukadinoviq kujton se Kosova ka rrugë me emrin e Xhafer Devës në Prishinë dhe në disa qytete ashtu sikurse kanë dhe rrugë me emrin e Mustafa Krujës i cili ishte kryeministër i "Shqipërisë së Madhe".
"Të gjitha këto figura që ishin pjesmarrës në anën e okupatorëve në kohën e Luftës së Dytë Botërore kanë pamje dhe rol pozitiv në shoqërinë e sotme kosovare", vlerëson Vukadinoviq duke komentuar faktin se në Mitrovicën e Jugut përfundoi restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës.
Ai shton se Xhafer Deva ishte bashkëpunëtor direkt i gjermanëve në Mitrovicën e Kosovës i cili mori pjesë në holokaust, në krime ndaj sërbëve. Deva shton ai, ishte mbështetësi kryesor i okupatorëve në Mitrovicën e Kosovës deri në vitin 1943 dhe pas kapitullimit italian ai ishte një ndër njerëzit më kryesorë në mbarë Shqipërinë. Ishte dhe ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë së Madhe në vitet 1943-1944 kështu që "roli i tij tashmë është absolutisht i qartë”.
"Kur është fjala për kundërshtitë e Perëndimit, është e qartë se ndonjë deklaratë e BE nuk mund të merret me shumë seriozitet pasi për t’a nuk është fort seriozisht e kuptueshme. Axhenda e perëndimit nuk ka ndonjë problem të madh as me këtë lëvizje ashtu sikurse me ndonjë tjetër. Në fund të fundit nëse perëndimi do t’a kishte me të vërtetë problem me trashëgiminë fashiste dhe të krimeve të Xhafer Devës, nuk do të jetonte me dekada në Amerikë nën mbrojtjen e amerikanëve", thekson Vukadinoviq.
Ai, kujton historiani, pas luftës në një kohë jetoi në Turqi, Itali dhe vende të ndryshme, ndërsa në vitin 1956, kaloi në Amerikë ku dhe bashkëpunoi me shërbimin inteligjent amerikan.
"Egziston raport i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë i vitit 1968 ku bëhet e ditur se amerikanët inkurajuan Xhafer Devën që të formonte Lidhjen e Tretë të Prizrenit si organizatë ekstremiste shqiptare në emigrim. Në të njëjtin raport bëhej e ditur se shërbimi inteligjent gjerman mbështetën Lidhjen e Prizrenit ku bëhej fjalë për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia, krijimin e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan. Është tërësisht e qartë se ai kishte mbështetjen dhe mbrojtjen e plotë të amerikanëve deri sa rrojti, kështu që as ai raport i sotshëm nuk është fare surprizues", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton si të dhënë interesante vrasjen në vitin 1977 të Dragisha Kashikoviqit, shkrimtari sërb i cili ishte kritizer i ashpër i regjimit totalitar në Jugosllavi dhe metodat me të cilat ai rregjim ndërmerrte.
"Në operacionin e përbashkët të shërbimit komunist jugosllav dhe atij amerikan u vra në mënyrë brutale, ndërsa në të njëjtin vit Xhafer Deva jetonte i qetë në Amerikë. Kështu që ata nuk kishin problem Xhafer Devën, por kishin problem me Dragisha Kashikoviqin, patën problem dhe me elitën inteletuale sërbe që u çua kundër asaj çka po bëhej në Jugosllavi", beson Vukadinoviq.
Ky i fundit shton se njerëzit këtu kanë këndvështrim naiv fëmijësh për disa gjëra dhe atëherë kur thonë për vlerat europiane, mendojnë se ajo është diçka që Bashkimi Europian e ndjek verërisht.
"Në praktikë, Unioni Europian dhe vendet e saj udhëheqëse, nuk e kanë problem të mbështesin as neonazistët në Ukrainë nën mbështetjen e të cilëve morën pushtetin në Kiev në vitin 2014, as të mbështesin shtetin islamik në Siri, as të mbrojnë me zjarrllëk kufijtë e Stalinit dhe Leninit dhe krijesën në truallin e Rusisë së dikurshme, as të mbrojnë me kaq zjarrllëk trashëgiminë e Brozit dhe krijesën e Brozit në truallin e Jugosllavisë. Është e qartë që perëndimi është absolutisht pragmatik dhe do të shfrytëzojë ide dhe ideologji të ndryshme totalitare për arritjen e interesave të veta", thotë historiani.
Ky i fundit thekson se është problematike marrja e mediave sërbe me Xhafer Devën dhe restaurimin e shtëpisë së tij, "ndërsa në të njëjtën kohë mediat u ngritën kundër idesë që Sërbia më në fund të heqë dorë nga kulti i Josip Brozit".
"Kufijtë e sotëm të së ashtuquajturës Republika e Kosovës, nuk u vendosën nga Xhafer Deva, por nga Josip Brozi. Dhe sipas meje kjo është ajo që është me të vërtetë problem shumë më i madh, pra ne kemi në vendin tonë, trashëgiminë totalitare dhe antisërbe të Josip Brozit", vlerëson Vukadinoviq.
Sipas fjalëve të tij, lëvizjet simbolike si ajo e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës janë më pak të rëndësishme sesa hapat e tjera që ndërmerren në Kosovë dhe kjo me intensitet në 10-12 vitet e fundit, por sikurse vlerëson, "opinioni publik shpesh herë më shumë se kaq reagon për këto momente simbolike, sikurse Ura mbi Ibër".
Megjithatë, ai kujton se vitin e fundit situata është përkeqësuar me arrestime të sërbëve në veri me qëllim shpërnguljen e sa më shumë sërbëve.
"Këto tani janë problemet kryesore, kërcënimi i asaj sigurie për njerëzit në veri të Kosovës, ndjesia e largimit. Në këtë kuptim, ai i Xhafer Devës është problemi më i paktë, ata kanë shumë Xhafer Devëra rreth tyre sot, si në Perëndim ashtu dhe në rajon” konkludon historiani.
0 komentet