Mbahet sesioni i parë në kuadër të dialogut strategjik; Gjuriq: Kapitull historik për Sërbinë dhe SHBA

Đurić Rubio 17 07 2026
Burim: Društvena mreža "X"

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq dhe sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Marko Rubio çelën raundin e parë të Dialogut Strategjik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës çka nisi kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vendosjen e kuadrit institucional për lidhjen e mëtejshme strategjike të saj, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Në fjalën hyrëse ministri Gjuriq vlerësoi se vendosja e Dialogut Strategjik paraqet pikë kthese në marrëdhëniet sërbo-amerikane dhe hap ku marrëdhëniet dypalëshe pas 145 vitesh lidhjes diplomatike, kthehen në nivelin që meritojnë dy shtetet që kanë qenë aleate në të dy luftërat botërore. 

“Historia na ka lidhur ndërsa e ardhmja na thërret që këtë bashkëpunim t’a bëjmë edhe më të fortë. Sot nuk çelim vetëm formatin e ri të dialogut politik-çelim kapitull të ri në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” tha ministri.

Gjuriq shprehu veçanërisht mirënjohje për sekretarin e shtetit Marko Rubio dhe drejtuesit e Departamentit të Shtetit ku sikurse theksoi, kanë vizion dhe vullnet politik për të njohur Sërbinë jo vetëm si partner strategjik, por dhe si aleat të besueshëm.

Ai theksoi se peshë të veçantë ka fakti që raundi i parë i Dialogut Strategjik nis pikërisht gjatë Administratës së presidentit Tramp, në momentin kur Sërbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë pikëpamje të ngjashme për shumë çështje kyçe ndërkombëtare, sikurse domethënia e sovranitetit shtetëror, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjitike.

Ministri theksoi se Dialogu Strategjik do të sigurojë komunikim të rregullt, të vazhdueshëm dhe të strukturuar në nivelin më të lartë, si dhe platformë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e politikës së jashtme, sigurisë, energjitikës, tregtisë, investimeve, shkencës, arsimit, inovacionit dhe teknologjive të larta.

Ministri theksoi se tashmë raundi i parë i Dialogut Strategjik sjell rezultate konkrete, mes të cilave janë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës energjitike dhe sigurisë rajonale të energjisë, Memorandumi i Mirëkuptimit për programin e shkëmbimit akademik "Fullbrajt", si dhe anëtarësimi i Republikës së Sërbisë në Marrëveshjen Artemis, përmes të cilës Sërbia bëhet pjesë e iniciativës globale për eksplorimin e hapësirës në kohë paqeje dhe zhvillimin e teknologjive më moderne.

“Partneritetet më të suksesshme nuk ndërtohen nga një takim por nga besimi, qëndrueshmëria dhe aftësia që së bashku të arrijmë rezultate konkrete. Dialogu strategjik është hap historik në drejtim të forcimit të partneritetit strategjik dhe përfaqëson shtyllë të marrëdhënieve moderne dypalëshe mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” konkludoi Gjuriq.

Ky i fundit në rrjetin “X” theksoi se nisja e dialogut strategjik nuk është vetëm hap procedurial, por hap domethënës në marrëdhëniet e Sërbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Nisja e dialogut strategjik nuk është vetëm hap procedurial, por hap domethënës përpara në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA që do të mundësojnë vazhdimin e bashkëpunimit mes ministrive të ndryshme dhe institucioneve shtetërore për të dy palët, pavarësisht ndryshimeve politike në të dy vendet”, shkruan Gjuriq në rrjetin “X“.

Shtoi se pret që kjo ngjarje të përfaqësojë themel të përhershëm për bashkëpunim edhe më të fortë, prosperitet dhe mirëkuptim të ndërsjelltë mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet që vijnë.