Zyra për KdheM: Dënimi drakonian i Mrkiqit ishte i motivuar etnikisht dhe vazhdimi i persekutimit të popullit serb
Akvendimi drakonian i gjykatës në Prishtinë kundër Ivan Mrkiqit, një serb i ndershëm në veri të Kosovës, i cili u dënua me 17 muaj burgim efektiv, është i motivuar etnikisht dhe përfaqëson vazhdimin e persekutimit dhe hakmarrjes ndaj pjsëtarëve të popullit serb, njoftoi Zyra për KdheM.
"Derisa policët shqiptarë po ngulfatin pa u ndëshkuar një maturant serb të shkollës së mesme në Mitrovicë të Kosovës, rrahin brutalisht fëmijët serb Dara dhe Kristijan nga Zveçani, qëllojnë Stefanin dhe Milloshin nga Gotovusha ditën e Krishtlindjeve, një serbi të ndershëm i jepet një dënim joproporcionalisht i madh me burgim efektiv vetëm sepse ai u mbrojt fizikisht nga një sulm?" thuhet në deklaratë.
Theksohet se "është e njohur prej kohësh se në Kosovë dhe Metohi nuk ka as të drejta as drejtësi për serbët, as sundim të ligjit, por gjykimet bëhen ekskluzivisht në bazë të përkatësisë etnike, dhe një rast i tillë është i pashembullt në historinë e gjyqësorit".
"Për këtë arsye, Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'i informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë rreth dhunës ligjore ndaj së cilës është i ekspozuar Mrkiq dhe do t'u kërkojë atyre që ta ndjekin këtë rast me kujdesin e duhur dhe të sigurojnë drejtësi në këtë procedurë", përfundon Zyra për KdheM.
komentet