Pantoviq: Llazar Dejanoviq i caktohet paraburgim njëmujor
Burim: Kosovo Online
Avokat Ljubomir Pantoviq konfirmoi për Kosovo onlajn se klientit të tij sërbit Llazar Dejanoviqit i është caktuar masa e baraburgimit njëmujor.
Ndaj Dejanoviqit rëndojnë katër vepra penale në lidhje me ngjarjet e 29 majit të vitit të kaluar para godinës së Komunës së Zveçanit.
Për Pantoviqin ky vendim është "i pabesueshëm" pasi thotë se nuk ka asnjë vepër penale. "Kjo është e pabesueshme. Nuk ka asnjë vepër penale. Séanca zgjati jashtëzakonisht gjatë, asnjë argument nuk ishte i vlefshëm për gjykatën. Nuk ka dyshime themelore që ai të ketë kryer ndonjë vepër penale, e jo më katër", ka thënë Pantoviq.
Ky i fundit tha se do t’a apelojë këtë vendim të paraburgosjes.
Dejanoviq para disa ditësh u arrestua në postbllokun e Bistricës dhe tashmë ndodhet në Gërdinë në burgun afër Podujevës.
0 komentet