Zyra për K&M: Vendim drakonik ndaj sërbëve nën presionin e Kurtit

kancelarija za kim baner
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë e Metohi thaksoi në njoftim se vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit në Prishtinë kundër tre sërbëve për ngjarjet në Banjskë, u mor nën presionin direkt politik të Albin Kurtit dhe sikurse u tha, regjimi antisërb në Prishtinë ku qysh prej nisjes së proçesit ka ushtruar stigmatizim mediatik, politik dhe çdo tjetër për kriminalizimin e sërbëve të arrestuar.

Nga momenti i arrestimit, shtohet nga Zyra, ndërsa gjykimi nuk kishte nisur ende, tre sërbët Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq u shpallën me të msdhe fajtor nga ana e “mediave të Kurtit” dhe strukturave politike në Prishtinë, të cilat shkelën jo vetëm të drejtat e tyre njerëzore, por edhe të gjitha të drejtat e tjera.
"Ngjarjet tragjike në Banjska ishin rezultat i terrorit shumëvjeçar të regjimit të Albin Kurtit kundër popullit sërb në veri të Kosovës e Metohisë, me synim pushtimin e asaj pjese të krahinës dhe dëbimin e popullsisë sërbe nga vatrat e tyre shekullore. Militarizimi i veriut të krahinës, keqtrajtimi i përditshëm i sërbëve, grave dhe fëmijëve, arrestimet arbitrare, pengimi i lirisë së lëvizjes, dhuna e hapur institucionale dhe fizike ndaj sërbëve, shkelja e të gjitha marrëveshjeve dhe fshirja e gjithçkaje sërbe në zonën e veriut të Kosovës dhe Metohisë i paraprinë kësaj ngjarjeje tragjike dhe kjo është ajo që nuk duhet harruar kurrë", theksohet.
Sërbët që u dënuan sot janë njerëz që tërë jetën e tyre e kaluan në veri të Kosovës, duke ngritur familjet e tyre dhe duke ndërtuar të ardhmen e tyre në këto vise, raportohet nga Lista Sërbe.
“Ata nuk janë aspak terroristë, sikurse dëshiron t’a paraqesë propaganda dhe makieria politike e Kurtit nga Prishtina. Ndonëse Prishtina në të gjitha mënyrat tenton që policin kosovar që humbi jetën në aksident fatkeq, po përpiqet në çdo mënyrë t’a paraqesë si viktimën e vetme në këto ngjarje tragjike, e vërteta është krejt ndryshe, sepse atëherë tre sërbë u likuiduan sistematikisht dhe brutalisht. Në lidhje me këtë, vazhdojmë të bëjmë pyetjen-përse askush në Prishtinë nuk mbajti përgjegjësi direkte për egzekutimin e Stefan Nedeljkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Igor Milenkoviq ndonëse për dy vjet e gjysmë familjet dhe avokatët e sërbëve të vrarë brutalisht nuk morën rezultatet e autopsisë, prej të cilave do të ishte e qartë se të dashurit e tyre u vranë nga afër”, shtohet në njoftim.
Nga Zyra për K&M kujtohet se Prishtina kurrë asnjëherë nuk u përgjigj se përse hetuesve të EULEKS i’u ndalua pjesëmarrja në hetimin në Banjska dhe përse videot e plota të xhiruara me dron nuk u publikuan kurrë, prandaj, sikurse thonë, është mëse e qartë se ka shumë gjëra që Prishtina dëshiron t’i fshehë.
"Dhe ky vendim i shkallës së parë tregon qartë sesi funksionon i ashtuquajturi sundim i ligjit në Prishtinë, ku sërbët gjykohen dhe dënohen paraprakisht dhe gjithmonë me dënime drakoniane, ndërsa përdoren standarde krejtësisht të ndryshme kur bëhet fjalë për persona me kombësi shqiptare, si Azem Kurtaj, i cili sot është njeri i lirë ndonëse shtiu direkt tek fëmijët sërbë në Gotovushë", konkludohet.