Toliq dhe Spasojeviq dënohen me burgim të përjetshëm për rastin Banjska, Maksimoviq me 30 vite
Burim: Kosovo Online
Të akuzuarit për rastin Banjska Vladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq janë dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burg.
Toliq dhe Spasojeviq nuk kanë qenë të pranishëm gjatë leximit të vendimit.
Një numër i madh i mediave kanë ndjekur momentin e leximit të vendimit, ndërsa masat e sigurisë kanë qenë të larta.
Maksimoviq, Toliq dhe Spasojeviq u akuzuan për sulm ndaj rendit kushtetues, terrorizëm dhe sigurisë së Kosovës dhe u arrestuan fill pas zhvillimeve në Banjskë në vitin 2023 dhe prej atëherë ndodhen në paraburgim.
Ata janë pjesë e akuzës që Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 11 shtator të vitit 2024, ndaj 45 personave të rastit Banjska.
0 komentet