Ministria e Mbrojtjes: Mali i Zi nuk do t’i bashkohet aleancës ushtarake Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Crna Gora - primorje
Burim: Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi hodhi poshtë thëniet nëpër media për anëtarësim të mundshëm të këtij vendi në aleancën ushtarake Zagreb-Tiranë-Prishtinë, duke theksuar se rreth kësaj nuk janë ndërmarrë bisedime dhe Podgorica as që planifikon që të jetë pjesë e kësaj aleance.

“Për shkak të informacioneve të pasakta në publik dhe për të ndalur përhapjen e dizinformimit, bëjmë të ditur se Mali I Zi nuk ka ndërmarrë bisedime për anëtarësi në aleancën e mësipërme ushtarake, as nuk planifikon që të jetë pjesë e saj“, ka publikuar në Instagram, ministria malazeze e mbrojtjes.

Në publikim shtohet se nuk janë të sakta pretendimet që sugjerojnë të kundërtën.

Reagimi i Ministrisë pasoi pas thënieve nëpër media se aleanca që Zagrebi, Tirana dhe Prishtina nisën me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët mbi Bashkëpunimin në Mbrojtje mund të zgjerohej edhe në Malin e Zi.