Konferencë për gjendjen e gjyqësorit në veri të Kosovës: Kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve mjaft i rëndësishëm

ACDC
Burim: Kosovo Online

U mbajt sot në Prishtinë Konferenca “Gjyqësori në veri të Kosovës: Sfidat, përfaqësimi institucional dhe perspektiva e kthimit”, që organizoi organizata joqeveritare Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) nën mbështetjen e Unmik. Në tryezën rrethore janë theksuar se braktisja e institucioneve në vitin 2022, kufizoi qasjen e drejtësisë dhe se kthimi i gjykatësve, prokurorëve dhe personave të administratës është mjaft i rëndësishëm dhe urgjent.

Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve ligjore, të Këshillave të Gjykatës e Prokurorisë së Kosovës, të avokaturave, organizata ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile me synim çeljen e dialogut profesional për funksionimin e gjyqësorit në veri të Kosovës pas largimit të gjykatësve, prokurorëve dhe personave të administratës nga komuniteti sërb në vitin 2022.

Shefi i Sektorit për gjyqësor nga Unmik Andrea Lako theksoi se integrimi është prioriteti kryesor i Unmik.

"Gjyqësor që përfaqëson diversitetin e Kosovës, jo vetëm që përmirëson qasjen në gjykatë për të gjitha komunitetet, por dhe për nxitjen e besimit, forcimin e raporteve ndëretnike dhe kontributin për stabilitet, stabilitet afatgjatë. Shpresoj që diskutimet e sotme të ndikojnë në mënyrë praktike në rrugën që është para nesh dhe të forcojnë premtimin tonë për sistem gjyqësor të pavarur e transparent", tha ai.

Drejtori egzekutiv i ACDC Dushan Radakoviq, në fjalën e tij hyrëse tha se kthimi në institucioneve në veri i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti sërb, është mjaft i rëndësishëm, ndërsa Marrëveshjen e Brukselit për gjyqësor e karakterizoi si një nga marrëveshjet më të mira.

"Një person, nuk ka rëndësi se çfarë kombësie ka, për t'u bërë gjyqtar, minimumi i duhet 8 apo më shumë vjet. Nëse në këto momente do të shkarkoheshin gjyqtarët dhe prokurorët, kjo do të thoshte që në gjashtë deri në tetë vitet e ardhshme, nuk mund të ketë gjyqtar sërb që do të vendosej në ndonjë gjykatë. Nga perspektiva ligjore, është shumë e rëndësishme që ky proces të realizohet sa më parë. Mendoj se është e rëndësishme sepse procesi i kthimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit të administratës, mund të iniconte kthimin e një numri të caktuar policësh. Kthimi përmes gjyqësorit, ndoshta do të inicionte kthimin e një numri të caktuar njerëzish dhe do të kthente besimin shumë të dobët të komuniteteve në veri tek institucionet”, tha ai.

Radakoviq shtoi se fundjavën e kaluar pati provim të jurisprudencës dhe se për një kohë të gjatë atë provim e ka dhënë vetëm një person nga komuniteti sërb, apo asnjëri.

Ai tha se muajin tjetër do të organizohet debat për të njëjtën çështje në Mitrovicën e Veriut.

Nënkryetari i Këshillit të Prokurorisë së Kosovës Dardan Vuniqi theksoi se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriu kufizoi qasjen në drejtësi.

"Kjo ndikon dhe në uljen e besimit të qytetarëve tek institucionet. Megjithatë, institucionet, veçanërisht Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorisë demonstruan qëndrueshmëri, qëndrueshmëri institucionale pavarësisht të gjitha sfidave. Por pasojat reflektohen në vonesa të ndryshme dhe Këshilli i Prokurorisë krijoi mekanizma dhe ka gjetur mënyra sesi të veprohet. Përcollëm prokurorë të tjerë nga prokurori të tjera, që të mos bllokohej Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Momentalisht kemi vetëm pesë që kanë mbetur. Dikush ka vdekur ndërkohë e dikush ka dalë në pension dhe kjo tani reflektohet në punën e prokurorisë", tha ai.

Sipas fjalëve të tij, integriteti, paanshmëria, pavarësia dhe meritokracia janë komponentët themelorë që e bëjnë një prokuror ndryshe nga të tjerët.

Sikurse shtoi Vuniqi, dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ndikonin në integritetin e tyre kur të vendosin të kthehen në punë.

"Ata dhanë dorëheqjen për arsye politike. A do të ndikojë kjo në kthimin e tyre, them se po. Megjithatë, për këtë do të flasim në Këshillin e Prokurorisë dhe do t’a trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë çështje. Përherë do të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka gjithsej 13 prokurorë, 11 janë vendas siç ishte në marrëveshje dhe dy u transferuan nga prokurori të tjera. Disa nga prokurorët shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar në Mitrovicën e Veriut dhe mendoj se kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm kundër kërkesave dhe numrit të çështjeve dhe sot prokuroria është ende në një gjendje shumë të mirë përsa i përket numrit të çështjeve, çështjeve të zgjidhura dhe rezultateve në fund të vitit", tha Vuniqi.

Zëvendëskryetarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Arjeta Sadiku, theksoi se përfaqësimi i komuniteteve tek institucionet gjyqësore nuk është privilegj, por garanci kushtetuese për sistemin gjyqësor profesional dhe gjithëpërfshirës.

"Në Gjykatën e Lartë, 15% e gjyqtarëve janë nga komuniteti jo-shumicë. Në përgjithësi, në nivelet gjyqësore të Republikës së Kosovës, funksionin e tyre e ushtrojnë gjyqtarët dhe stafi administrativ nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë dhe komunitetin sërb. Flas në nivel vendi, tek të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor. Dhe përbërja aktuale e Këshillit Gjyqësor të Kosovës përfaqëson atë standard kushtetues. Nga 11 anëtarët e këshillit, tre janë nga komuniteti jo-shumicë, pra sërb, boshnjak dhe turk. Këto fakte dëshmojnë se gjyqësori i Republikës së Kosovës është ndërtuar në profesionalizmin, ekspertizën, barazinë dhe gjithëpërfshirjen e të gjitha komuniteteve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin", tha Sadiku.

Avokatja Jovana Filipoviq tha se në terren përballen me shumë probleme që kanë të bëjnë me vonesat dhe mosrespektimin e të drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm.

"Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor e të Prokurorisë përdorin shifra dhe statistika nga të cilat kanë arritur në rrugë matematikore. Kjo nuk do të thotë që këto të dhëna nuk janë të sakta, por problemi është se në terren, në praktikë dhe në punën tonë të përditshme, përballemi me shumë probleme në lidhje me vonesat, mosrespektimin e të drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm e veçanërisht kur flasim për raste me natyrë urgjente në të cilat duhet të vendosim në procedura urgjente. Në momentin kur funksiononte paneli i Gjykatës së Apelit në Veri të Mitrovicës, ky ishte jashtëzakonisht i shpejtë. Procedurat ktheheshin në Gjykatën Themelore brenda gjashtë muajve, që ishte vërtet situatë ideale. Pas asaj erdhi korona e pas saj periudhe të grumbullimit të rasteve pasoi dalja nga institucionet, të cilën qysh nga fillimi kam thënë se ishte tërësisht mënyrë e gabuar për të nxjerrë në pah një problem", tha Filipoviq.

Sikurse tha, të gjithë kanë problem me barrierën gjuhësore.

"Përsa i përket barrierës gjuhësore, problem kanë të gjithë-nga ne avokatët deri tek qytetarët që përjetojnë krizë nervore kur duhet të shkojnë për të marrë çertifikatë të thjeshtë që nuk janë dënuar. Problemi është vetë qasja. Në sportele nuk ka shenja në sërbisht. Dhe vetë mua qasja kur hyn në gjykatë... më ndodh shpesh që në përgjithësi nuk dëshirojnë të ankimojnë apo të bëjnë padi", tha Filipoviq, duke kujtuar se dhe sërbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë.

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Drejtësisë Kosovare Gëzim Shala tha se përfaqësimi i komuniteteve në institucione nuk është vetëm formalitet institucional por domosdoshmëri  funksionimi.

"Fatkeqësisht, për shkak të një rasti të vetëm që u përdor si arsye për ndërhyrje politike, ne u rikthyem në atë proces. Procesi që u ndërtua me përpjekje të mëdha, kompromis dhe me përkushtim të madh dhe që nevojitej vite për të arritur atë stabilitet, papritur u dëmtua në themel. Përzierja politike la gjyqësorin pa gjyqtarë, prokurorë dhe personel tjetër nga komuniteti sërb. Pasojat nuk ishin simbolike, por konkrete. Administrimi i drejtësisë, veçanërisht në veri u bë i vështirë, procedurat gjyqësore vonoheshin, qytetarët kishin pengesa të mëdha dhe ajo çka ishte më e vështirë që ndodh tani, por është edhe më e vështira për t'u rregulluar, është besimi, veçanërisht i komunitetit sërb tek sistemi i drejtësisë", theksoi Shala.

Ky i fundit tha se institucionet gjyqësore tentonin t’a mbanin atë sistem funksional në veri të Kosovës.

"Gjykata dhe prokuroria nuk janë kyçur, por në kapacitetet e tyre të plota duhet të sigurohemi që në çfarëdo lloj rrethane egzistojnë dhe ofrojnë drejtësi për qytetarët. Por duhet të pranojmë se funksionimi nuk është i njëjtë. Nuk është i njëjtë si në nivelin e përfaqësimit, sepse komuniteti sërb nuk e shikon veten në kuadër të këtij sistemi gjyqësor. Dhe kjo ndikon si në efikasitet ashtu edhe në efektivitet. Në një farë mënyre këto gjëra në sistemin e prokurorisë dhe gjyqësorit, i menaxhojmë me besimin e qytetarëve të komunitetit sërb kur ata shikojnë se brenda sistemit gjyqësor nuk kanë qytetarët e tyre, qytetarët e komunitetit sërb-gjyqtarë, prokurorë apo staf tjetër", urdhëroi ai.

Shala lavdëroi qasjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë së Kosovës sepse lanë derën hapur për gjyqtarët dhe prokurorët që të kthehen kur të dëshirojnë.

Pas fjalimeve hyrëse, pasoi diskutimi mes panelistëve të cilët nuk u pajtuan me pretendimin e Vuniqit se gjyqtarët dhe prokurorët me braktisjen e funksioneve të tyre për shkak, skurse tha politike, humbën integritetin pas së cilës ai u largua nga konferenca.