“Kuvendi i Gjyshit” në Osojane; Mitropoliti Theodhos: Të ruajmë fenë dhe vendin e shenjtë Kosovën e Metohinë

Parastos u Osojanima
Burim: Kosovo Online

Me shërbesën e liturgjisë në Osojane nisi manifestimin "Kuvendi i Gjyshit", ku edhe këtë vit mblodhi numër të madh banorësh, të shpërngulur nga ato territore dhe vizitorë nga rajone të tjera. Liturgjia e shenjtë u shërbye nga Mitropoliti Theodhos në prani të Peshkopit Ilarion, ugumenit Sava Janjiq dhe klerit të KOS. Pas liturgjisë, u mbajt meshë përkujtimore për viktimat nga ai rajon.

Në manifestim asistonte dhe ndihmësdrejtoresha e Zyrës, Dushica Nikoliq dhe ndihmësdrejtoresha, Milena Parliq.

"Kuvendi i Gjyshit" i kushtohet peshkopit të ndjerë Amfilohijes ndërsa këtë vit mbahet për herë të gjashtë. Mbështetje për mbajtjen e manifestimit ofroi Zyra për Kosovë e Metohi, Ministria e Kulturës, Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase dhe Organi i Përkohshëm i Komunës së Istogut.

Meshën e shërbeu Mitropoliti Theodhos me Peshkopin Ilarion dhe klerin.

"Falë Zotit e mund t’a kujtojmë atë ditë kur shërbyem liturgjinë me Peshkopin Amfilohije në shkallët e shkollës së shkatërruar. Ishte ky shembull dhe mësim për të gjithë ne që me liturgji të rindërtohen shkolla, fshati, qyteti, pemishtja dhe populli ynë. Kjo është baza e qenies sonë. Dhe për shkak të këtij bekimi, ja ku jemi këtu sot. Ne me besim takohemi dhe lutemi për të gjitha viktimat e pafajshme, për atin tonë Stefan, bashkëpriftin tonë, hieromonakun të cilin e kujtojmë me dashuri dhe gëzim në zemrat tona dhe të gjithë që vuajtën në këtë rajon, me besim të palëkundur që Zoti i ringjallur mund të na organizojë takim të ri me ta, të cilin e shpresojmë", tha në fjalimin e tij në meshën përkujtimore të Peshkopit Ilarion të Novo Bërdos, transmeton Radiotelevizioni i Graçanicës.

Ai tha se sa i rëndësishëm ishte roli i Kryepeshkopit Amfilohije, kur bëhet fjalë për kthimin e sërbëve në ato rajone.

"Fshati Osojane do të mbahet mend në përjetësi si ai që u rigjeneron liturgjinë e shenjtë që shërbyeu Kryepeshkopi Amfilohije. Le të takohemi ne, vëllezër dhe motra, në jetën e përjetshme në liturgjinë qiellore, të përjetshme dhe le t’a lavdërojmë Zotin e ringjallur në përjetësi së bashku me të gjitha ato viktima të pafajshme që, e dhëntë Zoti, mund t'i takojmë dhe me Kryepeshkopin Amfilohije dhe të gjithë ne të dashurit tanë të ndjerë, të festojmë me Zotin Krisht së bashku me Atin e tij dhe me Shpirtin e Shenjtë që buron nga Ati. Dhe të gjithë neve që kemi ndërruar jetë, qoftë kujtimi i përjetshëm dhe prehja e përjetshme", tha Peshkopi Ilarion.

Mitropoliti Theodhos tha se është e rëndësishme që besimtarët të tubohen në liturgji. 

"Jemi dëshmitarë se çdo gjë që tek Krishti vdes dhe çka tek Krishti ringjallet, bëhet shumë më e bukur, më e ndritshme se ç’ka qenë. Dhe ne jemi dëshmitarë të kësaj. Ja, pas 25 vitesh, ky takim ynë, liturgjia e shenjtë dhe çdo gjë që ndodh sot në Osojanë, është shumë më e bukur dhe më e mirë se sa më herët. Ashtu si vendet tona të shenjta të restauruara, të ringjallura, gjithçka bëhet shumë më mirë, më e mirë dhe më e bukur në Krishtin e ringjallur. Ndaj shpresa jonë është tek Zoti në radhë të parë-të ruajmë fenë, të ruajmë qënien tonë, këtë tokë të shenjtë të Kosovës e Metohisë të trashëguar, t’a kultivojmë, të na japë fryte, të mund të jetojmë nga puna e duarve tona, he jo të të tjerëve vëllezër e motra. Nuk na u dha ky truall që ne t’a tjetërsonim. Nëse dikujt i shkon ndërmend tani të shesë tokën, atdheun, gjyshin tek ata që nuk na dëshirojnë përherë të mirën dhe të rrezikojë të afërmit dhe fqinjët e tij dhe mbijetesën e tij-kjo nuk është gjë tjetër veçse dikur që dikush të jetë turk. Dhe nuk mund të jetë ndryshe. Dhe kjo tregohet nga frytet e asaj që po ndodh. Ata që durojnë me durim, shpresë e besim tek Zoti, ata kanë bekim të madh nga Zoti. Ata Zoti i mbron, i ruan nga shumë” tha Mitropoliti Theodhos. 

Ndihmësdrejtoresha e Zyrës për Kosovë e Metohi Milena Parlliq, shprehu gëzimin e saj për numrin e madh të tubuesve si nga këto rajone, ashtu edhe nga Mali i Zi dhe Republika Sërbe e Bosnjës.

"Ne festojmë ringjalljen e kësaj lugine të butë të Osojanes së Metohisë. Kjo ringjallje reflektohet tek këto vajza të vogla që janë këtu sot, nën harqet e kësaj kishe, në shtëpitë që po ndërtohen, në fushat që i punoni, në lutjet e liturgjitë ku takohemi bashkarisht. Faleminderit Mitropolitit tonë të bekuar Amfilohije që është ende me ne sot dhe i cili, siç bëri gjatë jetës së tij, u kujdes për popullin e vet, për vendin e tij të Metohisë, kështu që edhe sot, vëllezër e motra të dashur, na mbledh këtu në Metohinë tonë dhe në Kosovën e Metohinë e shenjtë", tha Parlliq.

Kjo e fundit shprehu mirënjohje për familjet e viktimave sërbe dhe Shoqatën e Personave të Zhdukur. 

"Shumë tragjedi, vuajtje, shumë golgota dhe sërish shumë gëzim. Këtë e dëshmojmë sot. Dhe dëshmojmë dhe kjo për ne është dhe liturgji e shenjtë se e gjithë ajo vuajtje dhe e gjithë ajo golgotë dhe e gjithë kjo botë, për të cilën luftuan qytetërimet, për të cilat paraardhësit tanë derdhën gjakun-një lloj drejtësie, të drejtash, të vërtete, se gjithçka që është e pavlefshme. Se gjithçka që është botërore, ne jemi provë e gjallë, se nuk egziston. Por ajo çka egziston është Zoti, është liturgjia jonë e shenjtë në të gjithë shekujt, ky takimi ynë, Kisha jonë që na mbledh dhe na mbron ndër shekuj. Zoti, Mitropoliti ynë Amfilohije i dhëntë forcë Mitropolitit tonë Theodhosi dhe Kryepeshkopit Ilarion dhe vëllazërisë dhe motrave tona të Arqipëshkvisë Rashko-Prizrenase, u dhëntë forcë njerëzve besimtarë që të ngulmojnë në këto kohë të vështira, në këto sprova, të rezistojnë dhe të mblidhen vetëm në dashurinë dhe gëzimin e Zotit. Dëshiroj t'ju përshëndes në emër të drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi, në emër të Qeverisë së Sërbisë dhe të gjithë kolegëve të mi nga Zyra që mund të mos jenë fizikisht këtu me ne sot, por më besoni, në shpirtin e tyre, në mendimet e tyre, janë me popullin e tyre dhe së bashku në Kishën e tyre", tha Parlliq.

Tubuesve i’u drejtua dhe vëllai i Kryepeshkopit Amfilohije, Rade Radoviq, prift nga Kollashini.

“Dëshiroj t'ju përcjell përshëndetjet, bekimet dhe lutjet e Mitropolitit Joanikije i cili ju përshëndet nga thellësia e zemrës dhe lutet para Zotit që ju të mbijetoni dhe të ekzistoni si njerëz në këtë vatër të shenjtë. Ne dje ishim në Moraça, Baram Radoviq fshati i lindjes së Kryepeshkopit Amfilohije, ku u ndërtua tempulli kushtuar Shënjt Pantelejmonit dhe Klementit, të cilët i festojmë sot, dhe vendasit festojnë me ne që n’a ftuat dhe pritët dhe sollët kulaçin dhe grurin nga kjo tokë e Metohisë nga ky vend i shenjtë që kanë qenë nga Osajana. Dëshiroj  ti falënderoj edhe një herë nga thellësia e zemrës sime në emër të të gjithë popullit të Moraçës dhe të gjithë banorëve të atij rajoni. Na pritën shkëlqyeshëm dhe Kryepeshkopi Joanikije dhe ja ku po shfrytëzoj rastin t'i falënderoj edhe një herë. Shpirti i gjyshit tim me siguri do të gëzohet në këtë ditë pas 25 vitesh vuajtjesh nga ky vend dhe se momenti kur njerëzit lëvizin këtu për t'u kthyer dhe për të kaluar nëpër kalvar dhe vuajtje, pas 25 vitesh i pritëm jo vetëm të ishin mikpritës këtu, por edhe të vinin te gjyshi Moraça dhe aty të mirëprisnin dhe festonin lavdinë në shtëpinë e tij", tha Rade Radoviq.