Mitropoliti Theodhos në bisedë me senatoren Ernst shprehu shqetësimin për zhvillimet më të fundit në Kosovë

Mitropolit Teodosije
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Mitropoliti Theodhos bisedoi sot në Graçanicë me senatoren amerikane Xhoni Ernst dhe shprehu shqetësimin si pasojë e zhvillimeve më të fundit në Kosovë, bën të ditur deklarata e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.

Pas vizitës në Manastirin e Graçanicës dhe njohjes me rëndësinë shpirtërore, historike e kulturore, u mbajtën bisedime për pozitën aktuale të KOS dhe popullit sërb në Kosovë, si dhe rreth sfidave me të cilat përballen Kisha dhe besimtarët në jetën e përditshme, bëhet e ditur në njoftimin e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.

Mitropolit Theodhosi vuri në dukje shqetësimin serioz të Arqipeshkvisë për përkeqësimin e dukshëm të situatës së sigurisë dhe institucionale dhe ndjenjës gjithnjë e më të theksuar të pasigurisë mes popullsisë sërbe, e cila perceptohet si persekutim dhe diskriminim i hapur nga ana e pushtetit kosovar. 

“Theksoi veçanërisht se jemi dëshmitarë të një sërë ngjarjesh periudhën e fundit që janë thellësisht shqetësuese. Në këtë kontekst, peshkopi përmendi problemet gjatë tubimeve të fundit fetare të KOS (Gazimestan dhe Kryeëngjëllit të Shenjtë), format e ndryshme të presionit institucional e administrativ, sikurse është prishja e fundit e një numri shtëpish sërbe në liqenin e Ujmanit dhe arrestime të shumta të sërbëve pa prova të qarta të përgjegjësisë penale. U përmend edhe mungesa e reagimit nga institucionet në rastet që prekin KOS dhe komunitetin sërb, çka u duk dhe në shkeljen më të fundit të Ligjit për zonat speciale përreth Manastirit të Deçanit gjatë punimeve të reja në rrugën e kontestuar, si dhe tek shkeljet e mëparshme të regjimit të zonave të mbrojtura përreth Eremitazhi të Shënjt Petrit dhe Virgjëreshës së Hvostanskës. U theksua se e gjithë kjo krijon efekt kumulativ presioni dhe thellon nivelin tashmë shumë të ulët të besimit dhe sigurisë në të cilin jeton populli dhe Kisha jonë", bëhet e ditur nga Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase.

Mitropoliti vuri në dukje se e gjithë kjo po ndodh në kushtet e pasigurisë së zgjatur institucionale e politike në Prishtinë, si dhe në mospërmbushjen e detyrimeeve të marra më herët. Në rrethana të tilla, theksohet, është e rëndësisë së veçantë të ruhen garanci të qarta dhe të padiskutueshme ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në vendet më të ndjeshme.

Në këtë kontekst, u diskutua dhe sot përfshirja graduale e pjestarëve të Policisë Kosovare në sistemin e sigurisë së KFOR rreth Manastirit të Deçanit.

Mitropoliti Theodhosi theksoi se Arqipeshkvia po e ndjek këtë proces me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh nivelin e ulët egzistues të besimit institucional dhe situatën e gjerë të sigurisë.
Njëkohësisht u vendos në dukje rëndësia e garancive të qarta nga KFOR se ky proces nuk përfaqëson transferim përgjegjësish kryesore për sigurinë e manastirit, por vetëm punë koordinuese në sistemin egzistues të sigurisë së mbrojtjes së KFOR.

Për Arqipeshkvinë është e rëndësisë së veçantë konfirmimi i sotëm i palëkundur nga KFOR se kontributi për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve vendore mbetet i fortë dhe se KFOR mbetet përgjegjësi i parë dhe kryesor për sigurinë e manastirit. 

"Këto garanci janë në përputhje me mesazhet që igumani i Manastirit të Deçanit, arqiomandriti Sava, mori gjatë vizitës së fundit të komandantit të Komandës së Përbashkët Aleate të NATO në Napoli, admiral Xhorxh M. Vikof, kur u theksua veçanërisht angazhimi i përhershëm i NATO në mbrojtjen e Manastirit të Deçanit dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë. Mitropoliti Theodhos vuri në dukje në veçanti dhe situatën në veri të Mitrovicës, duke theksuar se ura mbi Ibër, si vend që në të kaluarën shumë herë është shoqëruar me incidente serioze sigurie dhe tensione ndëretnike, vazhdon të paraqitet si pikë mjaft e ndjeshme. Në rrethanat e tashme ku besimi mes komuniteteve dhe institucioneve është në nivel jashtëzakonisht të ulët, Mitropoliti beson se prania e dukshme e KFOR në këtë zonë mbetet faktor i pazëvendësueshëm në pengimin e incidenteve, parandalimin e eskalimit dhe ruajtjen e ndjenjës së sigurisë së popullsisë. Ndaj çdo ndryshim i regjimit egzistues i sigurisë në këtë lokacion të ndjeshëm, mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin", thuhet në deklaratë.

Mitropoliti Theodhos theksoi se Arqipeshkvia nuk e vë në diskutim nevojën për bashkëpunim profesional të të gjithë aktorëve të sigurisë, por beson se në rrethanat aktuale, transferimi eventual i përgjegjësisë parësore të sigurisë nga KFOR në Manastirin e Deçanit dhe në urën në Mitrovicë, do të ishte i parakohshëm. Ndaj është me rëndësi thelbësore që çdo hap i mëtejshëm të mbetet gradual, bazuar në kushte reale dhe të verifikueshme në terren dhe në ndërtimin e besimit përmes rezultateve konkrete.
Mitropoliti Theodhos vuri në dukje veçanërisht problemet administrative dhe zbatimin selektiv të ligjeve nga ana e institucioneve kosovare, çka rëndon jetën e Kishës dhe vetëmbajtjen e manastireve tona.
"Mitropoliti Theodhosi në fund shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO dhe KFOR për angazhimin e deritanishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta të Kishës Ortodokse Sërbe. Veçanërisht shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në periudhën pasuese do të marrin të gjitha vendimet e sigurisë me vetëdije të plotë për kompleksitetin e mundësive aktuale, nivelin e ulët të besimit ndëretnik e institucional dhe nevojën për të shmangur çdo hap që mund të krijojë vakum sigurie ose pasiguri mes popullsisë vendase. Në bisedime gjithashtu u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më parë, veçanërisht ato që lidhen me pozitën dhe të drejtat e komunitetit sërb dhe Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi", shkruhet në deklaratë.

Në fund, Mitropoliti Theodhosi theksoi se Kisha mbetet fort e përkushtuar për paqen, dialogun dhe ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet, por që stabiliteti i qëndrueshëm mund të mbështetet vetëm në sundimin e ligjit, respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të fituara dhe garancitë konkrete që do t'i mundësojnë popullit sërb dhe KOS të kenë jetë dhe mbijetesë të sigurt dhe dinjitoze në K&M.