MPJ e Serbisë: Festa e Kurban Bajramit na kujton vlerat e bashkësisë, solidaritetit dhe vetëflijimit
Burim: Društvena mreža x/MSP Srbije
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në një postim në rrjetin social “X”, MPJ e Serbisë thekson se Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në traditën islame.
“Kjo është një kohë që na kujton vlerat e bashkësisë, solidaritetit dhe vetëflijimit. Parimet e fesë inkurajojnë shfaqjen e mirësi dhe uniteti, duke kontribuar në forcën shpirtërore dhe në unitetin e shoqërisë. Bajram sherif mubarek olsun!”, thuhet në postim.
0 komentet