MPJ e Serbisë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur: Dëbimi dhe diskriminimi i serbëve në Kosovë vazhdojnë edhe sot

MSP Srbije
Burim: MSP Srbije

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka deklaruar, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur, se “dëbimi dhe diskriminimi i serbëve në Kosovë dhe Metohi vazhdon edhe sot”.

“Dita Botërore e Refugjatëve është një mundësi për të kujtuar me respekt të gjithë ata që, pa fajin e tyre, kanë mbetur pa shtëpi, familje dhe pronë, dhe që janë në kërkim të sigurisë, dinjitetit dhe një fillimi të ri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në rrjetin social “X”.

Theksohet se Republika e Serbisë gjatë luftërave të viteve ’90 pranoi mbi 600.000 refugjatë nga hapësira e ish-Jugosllavisë.

“Falë mbështetjes së vazhdueshme dhe masave sistematike, mbi 400.000 persona kanë fituar shtetësinë e Republikës së Serbisë, çka përfaqëson procesin më të madh të integrimit të refugjatëve në Evropën bashkëkohore. Megjithatë, në statusin e refugjatit ndodhen ende 24.862 persona, që tregon për natyrën afatgjatë të këtij sfidimi. Kjo ditë është gjithashtu një kujtesë e rëndësishme për fatin e mbi 200.000 personave të zhvendosur brenda vendit nga Kosova dhe Metohia, kryesisht serbë por edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera etnike, të cilët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhe pas konflikteve të vitit 1999 dhe pogromit të vitit 2004. Dëbimi, siguria e rrezikuar dhe diskriminimi i serbëve në Kosovë dhe Metohi vazhdojnë edhe sot. Kthimi mbetet jashtëzakonisht i kufizuar – më pak se dy për qind, që është norma më e ulët e kthimit në të gjitha zonat post-konfliktuale të botës”, përfundon njoftimi.]