Radomir Vaniq nga Bërnjica e Poshtme: Duan të na nxjerrin nga shtëpia, hoqën dhunshëm dritaret dhe dyert

Donja Brnjica
Burim: Kosovo Online

Familja pesë anëtarëshe Vaniq nga Bërnjica e Poshtme në rajonin e Prishtinës ditët e fundit është ndeshur me probleme të mëdha. Pra si pasojë e mosmarrëveshjeve pronësore të pazgjidhura prej shumë vitesh të familjes Vaniq, shqiptari sikurse thonë ata, në mënyrë joligjore ka blerë pronën e tyre dhe tenton që t’i nxjerrë nga shtëpia.

Radomir Vaniq me bashkëshorten dhe tre fëmijët jetojnë në shtëpinë në të cilën prej vitesh më parë e ka ndërtuar gjyshi dhe i ati i tij. Pronari i pronës sikurse pretendojnë, është babai i tij ndërsa sikurse theksojnë prona është shitur nga kushëriri i tyre i largët në mënyrë të paligjshme.

Vendimin e shitjes Radomiri e ka ankimuar në institucionet gjyqësore në Kosovë ndërsa gjykata ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje. Pavarësisht kësaj, shqiptari që ka blerë pronën, ditët e fundit ka tentuar me forcë të dëbojë familjen Vaniq nga shtëpia e tyre.

Sot janë hequr të gjitha dritaret dhe dyert e shtëpisë, ndërsa familja Vaniq se ku dhe si do t’ia bëjnë për ditët e ardhshme nuk e dinë. Sikurse tha Radomiri për Kosovo onlajn, shqiptari nën shoqërinë e të vëllait dhe të atit të tij, nisi rinovimin e shtëpisë dhe këtë nën pretekstin se “gjyqtari pati ndërruar jetë” dhe se nuk dëshironte të priste vendimin e gjykatës.

“Ai erdhi dhe tha se nuk mund të presë gjykatën, tha: gjyqtari ka ndërruar jetë, kjo është e imja. Gjithçka e bëri me forcë. Kanë ardhur disa herë, qëndrojnë tërë ditën këtu, duke pretenduar se prona është e tyre, por nuk e kanë prishur. Sot erdhën, thanë se nuk donin të prisnin vendimin e gjykatës dhe filluan rinovimin. Nuk e di ku po shkojmë tani, më e keqja është për fëmijët e mi, unë jam mësuar mund të fle dhe jashtë, por e kam të vështirë për shkak të fëmijëve” ka thënë dukshëm i mërzitur Radomiri.

Ky i fundit sot ka thirrur Policinë Kosovare e cila ndali shembjen. Sikurse tha, shqiptarit i është ndaluar që të vijë sërish deri muajin e ardhshëm, apo derisa të marrë vendim gjykata.