Shqiptari i Graçanicës heq pllakën përkujtimore të vajzës së vdekur; Periq: Më vranë fëmijën për të dytën herë
Pllaka përkujtimore e Biljana Periqit e cila humbi jetën 30 vite më parë në Graçanicë, është hequr nga shqiptari që bleu parcelën përbri saj. Familja Periq është mbledhur sot në këtë vend ndërsa rastin e ka denoncuar tek policia kosovare dhe Inspektoriati Komunal.
Pllaka përkujtimore e vajzës që humbi jetën tragjikisht, ndodhej në fund të rrugës, në vendin ku Biljana humbi jetën ndërsa sot është hequr.
I ati i Biljanës Vukashin Periq ka theksuar se pllaka përkujtimore në 30 vite nuk ka shqetësuar askënd dhe se me këtë akt të bijën e kanë vrarë për së dyti.
“Shikoni se çfarë ka bërë fqinji ynë shqiptar këtu ku ishte pllaka përkujtimore e fëmijës sim të ndjerë e cila humbi jetën 30 vite të shkuara. Askënd nuk besdiste ndërsa tani papritmas besdis dikë. Të dielën shqiptari erdhi me fadromë e preu pllakën dhe e hodhi poshtë. Pronari i shtëpisë para së cilës ndodhej kjo pllakë ishte sërb, tashmë është në pronësi të shqiptarit. Atë nuk e informoi kush se do t’a bënte këtë gjë, as mua si prind e bëri vetë. Pas 30 vitesh më vranë për së dyti të bijën time” ka thënë Periq duke kujtuar se sipas ligjeve të Kosovës, pllaka përkujtimore të cilat bien nën kategorinë e anëve të rrugës lejohen në zona publike dhe personi privat nuk ka të drejtë t'i shkatërrojë.
E ëma e Biljanës, Dushica Periq ka theksuar se menjëherë i është drejtuar policisë duke shtuar se për shqiptarin ka qenë e lehtë të priste pllakën dhe t’a hidhte poshtë por që kjo për familjen ka qenë e dhimbshme.
“Kur dola atë ditë, u përballa me dy shqiptarë në këtë vend dhe kërkova pronarin, një prej tyre më tha se ai është pronari dhe se e bëri ai atë. E pyeta se çfarë kishte bërë dhe i thashë se bëhet fjalë për time bijë dhe se jam e ëma. Për të ishte e lehtë t’a priste dhe hidhte poshtë. Djali thirri policinë dhe erdhën tre policë shqiptarë, ishin korrekt. Na dëgjuan e më pas erdhi traktori me dhe, për të mbushur atë pjesë, me gjasa donte të fshinte të gjitha gjurmët” ka thënë Dushica.
Familja Periq shton se të drejtën do t’a kërkojë në gjykatë.
0 komentet