Vasiq: Jovanoviq u arrestua gabimisht, pas familjes një natë pa gjumë
Avokati Dejan A. Vasiq, i cili është angazhuar nga Zyra për Kosovë e Metohi për të përfaqësuar Milan Jovanoviq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili u arrestua dje në vendkalimin administrativ Jarinjë, ka konfirmuar për Kosovo Online se klienti i tij është arrestuar gabimisht.
“Milan Jovanoviq është ndaluar mbrëmë në Jarinjë për shkak të një gabim teknik dhe e ka kaluar natën në stacion policor. Prokuroria Speciale sot në mëngjes ka konstatuar se ka qenë gabim dhe ka lëshuar urdhër për lirimin e tij”, ka thënë Vasiq.
Jovanoviq u lirua sot, por siç shtoi Vasiq, familja i mbijetoi një makthi dhe kishte një natë pa gjumë, veçanërisht duke marrë parasysh atë që ndodhi në periudhën e kaluar.
“Arrestimi i zotri Jovanoviq dhe para kësaj, arrestimi dhe ndjekja penale e Sllagjan Trajkoviqit, i cili gjithashtu ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, për krime lufte dhe arrestimi i Dejan Pantiqit, përveç familjes Jovanoviq, shqetësoi edhe familjet e të gjithë ish-policët e Kosovës si dhe qytetarët në veri të Kosovës”, tha Vasiq.
Vasiq shprehu mirënjohjen e tij dhe nënvizoi efikasitetin e Prokurorisë Speciale në eliminimin e gabimit dhe problemit.
0 komentet