Rama: Kosova nuk mundet drejt Europës me marrjen e kompetencave të komunave

Perparim Rama
Burim: Kosovo Online

Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama në takimin e Grupit të Punës së Komitetit Europian të Rajoneve (CoR) për Kosovën, shprehu shqetësimin për qasjen e qeverisë së Albin Kurtit me vetqeverisjen vendore që komunave t’u marrë kompetencat ku sikurse tha, i’u takojnë me të drejtë.

“Kosova nuk mundet të avancojë drejt Europës me marrjen e kompetencave nga komunat” tha Rama në Fejsbuk pas takimit të mbajtur në Mitrovicën e Jugut.

Ai vuri në dukje se demokracia forcohet duke u dhënë qytetarëve zë më të madh dhe më shumë mundësi për vendimarrje.

Rama theksoi se komunat janë institucione që janë më afër njerëzve dhe që i kuptojnë nevojat e qytetarëve.

"Dobësimi i komunave do të thotë dobësim i demokracisë. Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parimet themelore të Europës, të cilës aspirojmë t'i bashkohemi. Nuk mund të përpiqemi për integrimin europian ndërsa, në praktikë, largohemi nga këto parime. Kosovës i nevojiten komuna dhe institucione të forta që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Si kryebashkiak i Prishtinës, gjithmonë do të vazhdoj të mbroj autonominë lokale", tha Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ka kritikuar përpjekjen e nivelit qëndror që komunave t’u merren kompetenca të caktuara dhe Shoqata e Komunave të Kosovës, e cila disa vite më parë, pajtohet me këtë muaj më parë, tregoi se Projektligji për Pronën Publike do të shkelte autonominë lokale dhe të drejtën e pronësisë.

Në analizën e Kosovo Onlajn shqetësimi mbi qëllimin e qeverisë për t'u marrë kompetenca të shumta vetëqeverisjeve vendore u theksua nga përfaqësuesit e komunave sërbe, duke paralajmëruar se akt i tillë do të thoshte që komunat sërbe do të pushonin së egzistuari.