Dialogu i Brukselit tek negociatat për formimin e institucioneve: Temë që nuk është në këndvështrimin as të pushtetit e as të opozitës

beograd pristina
Burim: Kosovo Online

Ndonëse të gjitha partitë shqiptare kosovare janë të orientuara pro-europiane, asnjëra prej tyre, të paktën publikisht, as si kriter për të marrë pjesë në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, nuk paraqitën parimet e tyre në raport me dialogun me Beogradin që është një nga "njësitë matëse" për progresin e Kosovës në eurointegrim. Tema e dialogut nuk sjell pikë politike ndaj dhe nuk është në tryezën e negociatave të partive shqiptare, besojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn. Thonë gjithashtu se opozita është në pozitë të rehatshme që nuk shpreh prezantimin e qëndrimeve për këtë çështje, si dhe se në këndvështrimin e vet momentalisht e vetmja gjë është sesi të arrijë ato kolltuqe.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Kushtet konkrete për të kontribuar në sigurimin e kuorumit para zgjedhjes së presidentit të Kosovës, u thanë vetëm publikisht nga Aleanca, në formën e gjashtë pikave, por mes tyre nuk përmendej dialogu me Beogradin.

Aleanca veç kësaj, ishte partia e vetme që nuk asistoi në bisedimet për formimin e institucioneve me kryeministrin në mandatin teknik, Albin Kurti.

Për atë që dy partitë e tjera, PDK dhe LDK diskutuan me Kurtin mund veçse të hamendësohet, ndaj analisti Rrahman Paçarrizi kohët e fundit kritikoi aktorët politikë.

"Për qytetarët e Kosovës e rëndësishme është që të dijë se çfarë thuhet brenda. Ata nuk ndërmarrin hetime e as merren me politikën globale për të fshehur diçka nga armiku. Flasin rreth asaj sesi t'u ofrojnë shërbime qytetarëve të Kosovës", tha Paçarrizi.

Në mes të grindjeve partiake për mënyrën e duhur të zgjidhjes së krizës politike dyvjeçare, Kosovën dy ditë më parë e vizitoi përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtines, Peter Sorensen. Njohësit e situatës politike, megjithatë, janë të bindur se çështja e dialogut dhe zbatimit të detyrimeve të ndërmarra deri më tani në këtë proces, nuk është diçka që i kushtohet vëmendje kur partitë peshojnë nëse do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme apo do të mbështesin zgjedhjen e presidentit.

Negociatat Prishtinë-Beograd, sipas vlerësimit të analistit Nexhmedin Spahiu, nuk përmenden si tema në bisedimet e partive shqiptare, sepse opozita nuk ka veshë për këtë proces dhe i intereson vetëm ajo që të shkojë deri në funksionim jo dhe për disa gjëra që janë fort të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. 

“Opozitës nuk i shqetëson shumë interesat e Kosovës, ndërsa interesi më i rëndësishëm kombëtar është sesi të vendoset përballë Sërbisë dhe si të përqendrojë marrëdhëniet me të. Kjo është gjëja më e lexueshme që duhet të jetë për të gjithë qytetarët dhe për klasën politike të Kosovës dhe kjo nuk i brengos fare. I shqetëson sesi të marrin karriket” thotë Spahiu për Kosovo Onlajn.

Qeveria e Albin Kurtit për afro tre vjet nuk i përcolli Gjykatës Kushtetuese për vlerësim draft-statutin europian të Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe nëse partitë opozitare do të kishin rastin që të vendosnin rreth kësaj, sipas opinionit të Spahiut, ato këtë do t’a bënin vetëm nëse do t’ua sugjeronte Amerika, sepse janë “të dëgjueshëm dhe punojnë qorrazi” atë çfarë thotë Amerika. 

“Nëse nuk u thonë çfarë të bëjnë, ata nuk dinë çfarë të bëjnë", beson Spahiu.

Lavdërime e shpërblime

Arsyeja për të cilën tema e dialogut nuk trajtohet në bisedime për formimin e qeverisë, sipas vlerësimit të politologut Ognjen Gogiq është ajo çka asnjë parti në Prishtinë nuk përfiton pikë politike.
Askush në Kosovë, sikurse thotë, nuk fiton vota nëse thotë se do të jetë maksimalisht akomodues në dialog.

"Vlen e kundërta, kur dikush tregon qëndrim të palëkundur, si Kurti, ai shpërblehet nga zgjedhësit për këtë. Kështu që opozita në përgjithësi nuk duhet të deklarohet rreth asaj për rastin e bisedimeve për formimin e institucioneve. As gjatë fushatës nuk duhej t’a bënte, ndërsa tani nuk ka arsye", tha Gogiq për Kosovo Onlajn.

Pas zgjedhjeve të qershorit, sikurse sqaron, është e qartë se opozita aktuale nuk do të marrë përgjegjësi për formimin e institucioneve dhe nuk do të udhëheqë politikë, çka i jep asaj pozicion të rehatshëm se nuk duhet që të deklarohet për çështje të mëdha dhe të vështira sikurse është dialogu me Beogradin.

"Opozita nuk ka asnjë përfitim e as logjikë t’i thotë Kurtit, 'ne do t'ju japim kuorumin për zgjedhjen e presidentit dhe do t'ju mundësojmë të konsolidosh pushtetin tënd nën kusht që të zbusësh qëndrimin ndaj Beogradit. Nëse në përgjithësi kanë ndonjë hapësirë ​​negociuese, me gjasa do të kërkojnë diçka për veten, ndonjë lëshim, sikurse të themi, ku u spekulua më herët me disa vende në qeveri", bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Interesante është se një pjesë e opozitës, kushtëzoi mbështetjen për Kurtin që ai të pranojë kërkesën amerikane për lidhjen me konjeksionin që duhet të furnizojë Kosovën me gaz të lëngshëm. Opozita, sikurse beson, di që Kurti këtë nuk do t’a pranojë, por e përdor në negociata për t'u përcjellë mesazh amerikanëve dhe për t'iu bërë qejfin sepse e dinë se kjo do të shpërblehet nga ana e amerikanëve.

"Nëse ata, le të themi, punonin të njëjtën gjë për Brukselin dhe dialogun, kjo nuk do të shpërblente zgjedhësit shqiptarë, as Unionin Europian, sepse BE ka kusht që të normalizohen marrëdhëniet, por që kjo nuk është diçka që duhet zgjidhur urgjentisht dhe që nuk është subjekt i presionit konstant nga Brukseli. Ky i fundit dikur kërkonte negociata në nivel të ulët, kërkon të arrijë marrëveshje individuale, sikurse është të themi, Ligji për të huajt dhe lehtësirat, por nuk është që tani Kosova është direkt e kushtëzuar çka nuk mund të bëjë hapin tjetër drejt Europës pa normalizim marrëdhëniesh", vlerëson Gogiq.

Ky i fundit thotë se as për përfitim fondesh nga Plani i Rritjes së BE, shton ai, në këtë moment, nuk është kusht përparimi në dialogun me Beogradin, tashmë janë reformat e brendshme.

"Përgjithësisht, të gjitha partitë shqiptare shkojnë me parimin e të qenit reaktive në raport me dialogun. Ato japin aq sa duhet dhe kur dhe askush nuk do të jetë proaktiv të thotë 'hajde të kënaqim Brukselin e të themi se po heqim dorë nga të gjitha kushtet për bisedime me Beogradin'. Kjo nuk do të shpërblehet", beson ai.

Opozita, thotë Gogiq, tashmë ka çështje dhe probleme urgjente sesa të mendojë për politikën e Kosovës dhe politikën që Kurti do të udhëheqë ndaj Sërbisë dhe kjo është që të mendojë për mbijetesën e vet.

BKS gjëja e duhur që do të tërheqë bashkësinë ndërkombëtare

Drejtori egzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) Dushan Radakoviq beson se asnjë prej partive shqiptare nuk u interesojnë negociatat me Beogradin, që dialogu i negociueshëm nga Brukseli të jetë temë diskutimesh për institucionet e ardhshme.

“Besoj se si opozita dhe pozita, në këtë rast Vetëvendosja si parti në pushtet, nuk janë aspak të interesuara për ato negociata. Kanë gjëra të tjera për të cilat duhet të merren, siç janë problemet rreth veriut, por dialogu nuk është aspak në fushën e tyre të aktivitetit. Nëse ka diçka në atë proces, struktura në pushtet do të merret me të, ndërsa partitë e tjera që janë në opozitë sigurisht që me dialogun nuk do të merren", tha Radakoviq për Kosovo Onlajn.

Ai tregon se dialogu me Beogradin është disi klinikisht i vdekur dhe se nuk është prioritet për Qeverinë, por që të gjithë e dinë se nëse formohet Qeveria e re, zgjidhet presidenti dhe institucionet nisin të funksionojnë normalisht, se mes gjërave të para që bashkësia ndërkombëtare do të tërheqë, do të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe, pra përcjellja e draft-statutit europian të BKS për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.

"Në këtë moment, raporti në Gjykatën Kushtetuese është 5:4, çka do të thotë se Kurti nuk ka shumicë në të dhe nuk i shkon në favor që të nisë çështjen e statutit sepse pas kësaj do të duhej të miratohej BKS, kundër së cilës është Vetëvendosja. Opozita gjithashtu në këto momente nuk ka interes të flasë për negociatat me Beogradin sepse ato në çdo qeveri të Kosovës, kanë qenë pilulë e hidhur që duhet t’a gëlltisin për të dhënë lëshime të caktuara. Nuk dëshirojnë të flasin për të sepse dëshirojnë të marrin ndonjë votë tjetër nëse do të ketë zgjedhje të reja", vlerëson Radakoviq.

Tre kushtet për vazhdim të dialogut, të cilat Vetëvendosja shumë herë i ka përmendur, sipas opinionit të tij, theksohen vetëm për të mos diskutuar.

"Përherë mund të kemi kushte nëse nuk dëshirojmë dialog, por nëse shikojmë nga perspektiva e komunitetit sërb në Kosovë, çdo ditë dialogu dhe çdo bisedë është më e mirë sesa kjo situatë në të cilën vuajnë vetëm sërbët që jetojnë në Kosovë", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Sikurse shton, ai është i pari që i kthen negociatat në nivelin më të lartë, për të zgjidhur gjërat përmes BKS, por edhe çështjet e të zhdukurve, hekurudhave dhe ndoshta për të aktivizuar Marrëveshjen e Uashingtonit.

"Këto janë gjëra që lehtësojnë jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, njëkohësisht dhe komunitetit sërb. Dhe kjo situatë me dialog klinikisht të vdekur dëmton para së gjithash komunitetin sërb në Kosovë", konkludon Radakoviq.