Çfarë i garanton komunitetit serb në Kosovë plani evropian?
Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në pikën 7 ka të bëjë me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë dhe përmendet edhe Kisha Ortodokse Serbe, që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e serbëve në atë zonë, pajtohen bashkëbiseduesit e Kosovo online dhe ekspertët e shkëlqyer të çështjeve ndërkombëtare Dragisha Mijaçiq dhe Zoran Millivojeviq.
Në këtë kontekst, ata tregojnë edhe për një pjesë të dokumentit në të cilin thuhet se të dyja palët konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, që do të thotë se Bashkësia e Komunave Serbe duhet të zbatohet ashtu siç është rënë dakord.
Për komunitetin serb në Kosovë, sipas disa interpretimeve, propozimi evropian hap mundësinë e ngritjes në BKS, në formën e instrumenteve shtesë të autonomisë territoriale dhe kulturore.
Dragisha Mijaçiq, Koordinator i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, thotë për Kosovo online se edhe pse plani evropian kryesisht i referohet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, s’ka normalizim pa zgjidhur çështjen e mbrojtjes së të drejtave kolektive të komunitetit serb dhe çmilitarizimit të veriut të Kosovës.
“Në këtë drejtim, neni 10 i Planit Evropian thotë qartë se duhet të zbatohen të gjitha dispozitat e marrëveshjeve të miratuara më parë, të cilat do të funksionalizohen përmes aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Përveç kësaj, neni 7 i Planit Evropian flet për mbrojtjen e të drejtës së komunitetit serb për vetëqeverisje në përputhje me parimet e Këshillit të Evropës dhe praktikat e mira evropiane, si dhe rregullimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Dhe këto dispozita do të rregullohen në aneksin e zbatimit, i cili do të negociohet në ditët në vijim”, thotë Mijaçiq.
Megjithatë po mbetet dilema, nëse pala prishtinase gjatë negociatave për zbatimin mundet, kur i vjen radha e vetëqeverisjes së komunitetit serb (neni 7), të devijojë nga ajo që është rënë dakord në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 në lidhje me BKS? Sidomos duke pasur parasysh se vetëm një ditë pas takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel ku u diskutua për propozimin evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi këmbënguli se BKS ishte konceptuar si një “mekanizëm që funksionon si një organizatë joqeveritare”.
Mijaçiq thotë se neni 7 i propozimit evropian tregon se BKS nuk është e mjaftueshme në mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe se është e nevojshme të punohet në instrumente shtesë si autonomia territoriale dhe kulturore.
Të njëjtin mendim ka edhe dhe diplomati në pension Zoran Milivojeviq, i cili thotë se ajo që është përcaktuar në propozimin evropian për vetëqeverisjen për komunitetin serb mund të jetë vetëm një përmirësim i BKS-së, sepse Marrëveshja e Brukselit që parashikon BKS nuk është shfuqizuar dhe as nuk ka pushuar së prodhuari efekte juridike.
Diskutime të mëtejshme për të gjitha çështjet e tjera, duke përfshirë çështjet që janë në agjendën evropiane mund të jenë pjesë e negociatave thelbësore vetëm në një situatë kur BKS zbatohet në sistemin politik. Nuk ka vazhdim të negociatave pa përmbushur plotësisht Marrëveshjen e Brukselit. BKS, pra pjesa e mbetur e Marrëveshjes së Brukselit, që përbëjnë gjashtë pikat e para, së bashku me marrëveshjet shoqëruese, veçanërisht atë të vitit 2015 për parimet e formimit të BK -së, duhet të përmbushen deri në fund, si pyetje e mëparshme, pasi tashmë është negociuar dhe përfunduar.
Ajo që paraqitet në propozimine BE-së, është një platformë për biseda të ardhshme dhe kjo gjithmonë mund të diskutohet sepse gjithmonë ka hapësirë për përmirësim të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tjera, por kjo nuk e vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Brukselit dhe BKS sipas asaj marrëveshjeje”, thotë Millivojeviq.
Duke pasur parasysh se propozimi evropian përmend zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe ofrimin e një niveli të fortë të mbrojtjes për vendet serbe të trashëgimisë fetare dhe kulturore, Millivojeviq thotë se meqenëse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, statusi i KOS-it është përcaktuar në Republikën e Serbisë në kuptimin juridik dhe statusor.
“Dhe sa i përket mbrojtjes, aty duhet të diskutohen mekanizmat. 17 Marsi është afër nesh dhe duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi atëherë në lidhje me kishat dhe manastiret. Një mekanizëm mbrojtës është i nevojshëm, dhe statusi i KOS-it është i padiskutueshëm për Serbinë”, thotë Millivojeviq.
Ai shton se bisedimet e pardjeshme në Bruksel nuk e vënë në pikëpyetje pozitën juridike ndërkombëtare të Kosovës “si protektorat nën mandatin e Kombeve të Bashkuara sipas Rezolutës 1244, në kuadër të Republikës së Serbisë”.
Kur është fjala për atë që sjell dokumenti evropian për uljen e tensioneve, Millivojeviq thekson se zhbllokimi i dialogut tashmë po ul tensionet.
“Nuk ka gjë më të zgjuar se të flasësh, çdo marrëveshje brenda dialogut është element i uljes së tensioneve, sepse ndërkohë që dialogu vazhdon tensionet janë në plan të dytë. Megjithatë, përgjegjësia më e madhe është e ndërmjetësuesve, BE-së me ndihmën e Uashingtonit, i cili ka një ndikim vendimtar në Prishtinë. Ata duhet të gjejnë zgjidhje për atë që konteston Albin Kurti, pra bks. Serbia është për dialog. “Paqja dhe siguria janë në plan të parë dhe ne presim që të jetë e njëjtë edhe në anën tjetër”, përfundon Millivojeviq.


0 komentet