Forbs për dialogun strategjik Beograd-Uashington: Logjikë strategjike angazhimi i Sërbisë
Revista amerikane e biznesit Forbs vlerëson se javën që shkoi politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor bëri hap domethënës përpara kur më 17 korrik ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq dhe sekretari i Shtetit i SHBA Marko Rubio nisën zyrtarisht dialogun strategjik mes dy vendeve. Kujtohet se iniciativa ka qenë në proces për më shumë se një vit dhe se, ndonëse detajet mbeten gjithmonë të pakta, rolet potenciale për administratën e Donald Tramp janë domethënëse-për të paktën katër arsye.
Si arsye e parë bëhet e ditur është siguria energjitike.
Thuhet se administrata Tramp me të drejtë ka diversifikuar burimet energjitike të Ballkanit Perëndimor duke i vendosur si prioritare. Duke u bazuar në takimin ministror të vitit të kaluar të Partneritetit për bashkëpunim translantik energjitik mbajtur në Athinë, SHBA i’u bashkua Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Ukraina në përmirësimin e Korridorit Vertikal të Gazit-me drejtim veri-jug e parashikuar që të sjellë dhe në Ballkan gazin amerikan dhe gazin nga Azerbajxhani në Europën Qëndrore e Lindore, çka do të pakësonte varësinë afatgjatë të kontinentit nga energjia ruse.
Sërbia sikurse bën të ditur Forbs, ka rol të madh në këto plane, sepse ndodhet në atë rrugë dhe tashmë posedon infrastrukturën për t'u bërë nyje kyçe energjetike për tranzit.
Veç kësaj, Beogradi momentalisht ndërton ndërlidhësin e gazit me Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut që do të mundësojnë importe më të mëdha të burimeve jo-ruse, konstatohet në tekst.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom momentalisht ka pjesën kontrolluese tek NIS, kompaninë kombëtare të naftës së Sërbisë. Vitet e fundit, Rusia e ka përdorur NIS si mjet gjeopolitik për financimin e operacioneve të ndryshme me ndikim malinj në Sërbi, nga nxitja e protestave e deri tek përhapja e propagandës anti-amerikane, shkruan Forbs.
Kujtohet sesi pjesë e paketës së gjerë të masave orjentuar tek sektori energjitik rus, administrata Tramp i vendosi sanksione NIS tetorin e kaluar dhe ky presion dha rezultate: në janar, kompania hungareze e energjisë MOL ndërhyri dhe nënshkroi marrëveshje për të marrë përsipër pjesën ruse, ndonëse ajo marrëveshje u përball me vonesa. Megjithatë, duket se qeveria sërbe u tregua serioze në mënyrën që të ndërpriste këtë varësi; buxheti i saj i vitit 2026, i miratuar në dhjetor, parashikon ndarje prej 164 miliardë dinarësh (rreth 1.6 miliardë dollarë) për sigurinë energjitike-fonde që mund të përdoren për nacionalizimin e NIS nëse rusët në fund refuzojnë shitjen.
Dialogu strategjik intensiv me Uashingtonin mund të ndihmojë që ky proces të përshpejtohet dhe që Sërbia të përfshihet fort në zinxhirët amerikanë e perëndimorë të furnizimit me energji duke i marrë kështu Moskës një nga instrumentet e saj më efikase gjeopolitike të mbetura në Ballkan.
Arsyeja e dytë janë mineralet strategjike, shton Forbs.
Ndonëse jo e njohur gjerësisht, Sërbia posedon rezervat më të mëdha të litiumit në Europë. Jadari në Sërbinë perëndimore, për shembull, numërohet mes më të rëndësishmet në botë dhe vlerësohet se është në gjendje të përmbushë deri në 90% të nevojave aktuale të Europës me litium. Sërbia është zotuar që këto burime t’i zhvillojë me Europën dhe jo me Kinën duke formalizuar partneritet strategjik me BE në fushën e lëndëve të para dhe zinxhirëve të vlerës së baterive në vitin 2024 e më pas duke siguruar që Jadar të listohet si lokacioni kyç në kuadër të Aktit të lëndëve primare kritike të BE.
Këto hapa pasqyrojnë vendim të vetëdijshëm të qeverisë sërbe që burimin e saj strategjik më të vlefshëm t’a lidhë me zinxhirët e furnizimit perëndimor dhe jo me Kinën. Ky është trend që duhet të inkurajohet, pasi Uashingtoni ka interes direkt në diversifikimin e furnizimit global me litium larg Pekinit.
Si arsye të tretë bëhet e ditur modernizimi i mbrojtjes.
Raportohet se Sërbia modernizon aktivisht ushtrinë e vet duke blerë aeroplanë luftarakë nga Franca, aeroplanë transporti nga Spanja, helikopterë nga Gjermania dhe sisteme të ndryshme nga Izraeli. Megjithatë, administratat e njëpasnjëshme në Uashington historikisht kanë qenë të kujdesshme ndaj shitjes së armëve amerikane në Beograd, pjesërisht për shkak të kundërshtimeve nga fqinjët rajonalë. Megjithatë gjithçka është e qartë se kujdes i tillë është kundërproduktiv, sepse ushtria sërbe e pajisur me sisteme amerikane, do të ishte më e ndërveprueshme me NATO, më transparente dhe më e orientuar drejt standardeve perëndimore, e jo ruse.
Në fund, këtu është dhe vlera në rritje e Sërbisë si partner në Lindjen e Mesme.
Beogradi po profilizohet si aleat i besueshëm i dy partnerëve kyç amerikanë: Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Sërbia ka qenë një nga vendet e rralla europiane që i ofroi mbështetje të konsiderueshme ushtarake Izraelit pas 7 tetorit të vitit 2023 dhe kjo politikë vazhdoi pavarësisht presionit nga shtetet e tjera europiane. Si rezultat i kësaj, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë lulëzuar, duke sjellë përfitime konkrete të shfrytëzueshme për të dy palët. Për shembull, kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Sistems momentalisht po ndërton fabrikë për prodhimin e dronëve në Sërbi me vlerë 2 miliardë dollarë-një nga të paktat e këtij lloji jashtë Izraelit.
Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë janë bërë një nga partnerët më të rëndësishëm jo-europianë të Sërbisë. Gjatë 15 viteve të fundit, kanë investuar ndjeshëm në vend, duke nisur projekte nga energjia e rinovueshme deri te infrastruktura dixhitale. Ky bashkëpunim i solli përfitime të qarta Beogradit, ndërsa i siguroi Abu Dabit fortësë strategjike në Ballkan për përballje më të mirë me rivalët rajonalë si Turqia.
E gjithë kjo duket, sikurse vlerëson Forbs, Sërbinë si shumëzues të dobishëm të prioriteteve amerikane në Lindjen e Mesme, në momentin kur administrata Tramp po vë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje angazhimin e shumë prej partnerëve të vet të tjerë europianë.
Nisja e dialogut strategjik mes Uashingtonit dhe Beogradit javën e kaluar ndihmon në përparimin në të katër frontet. Ajo çka pason në kuptimin e rezultateve konkrete në fushën e energjitikës, mineraleve strategjike, mbrojtjes dhe partneriteteve rajonale, do të përcaktojë nëse kjo iniciativë do të shndërrohet në përfitime strategjike të qëndrueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, shkruan Forbs.
0 komentet