Kompanitë maqedonase të kënaqura me efektet e „Ballkanit të Hapur“

Otvoreni Balkan
Burim: Kosovo Online

Sipas analizës së tink-tenkut të „Analitika" nga Shkupi, fiks 88% e ndërmarrjeve nga sektori i përpunimit dhe 58% e kompanive të sektorit të turizmit në Maqedoninë e Veriut, iniciativa e "Ballkanit të Hapur" çel mundësi të reja për promovimin e punës, dhe realizimin e rritjes së punësimeve të reja.

Të dhënat janë prezantuar në takimin e sotëm me temë “A i përmbush “Open Balkan” pritshmëritë e kompanive vendase?”, organizuar nga “Analitika”, si rezultat i një hulumtimi gjithëpërfshirës për efektet dhe kënaqësinë e kompanive maqedonase me rezultatet e iniciativës së “Ballkanit të Hapur“.

Hulumtimi është kryer në 150 kompani të orientuara drejt eksportit, 100 prej të cilave nga industria prodhuese dhe 50 që punojnë në sektorin e turizmit.

Ndodhi kryesore e sondazhit mes kompanive turistike është se 58% e tyre besojnë se iniciativa e "Ballkanit të Hapur" do të promovojë mjaft turizmin.

Kompanitë vlerësojnë se "Ballkani i Hapur" mund të përmirësojë situatën në turizëm në kuptimin e mbështetjes financiare dhe investimeve (72%), promovimit të destinacioneve turistike dhe performancës së përbashkët në tregjet e treta (62%) dhe çeljes së kanaleve të reja të promovimit turistik (58%).

Gati 82% e të anketuarve si prioritetin e tyre fillestar, kanë veçuar përmirësimin e infrastrukturës turistike.

Ekspertja e “Analitikës” Bojana Mijoviq Hristovska në prezantimin e saj, i‘u referua disa rekomandimeve dhe konkluzioneve duke thënë se lidhja në një treg të përbashkët turistik rajonal, do të thotë përparim dhe rritje ekonomike, si dhe vendosje me themel për zhvillim të qëndrueshëm.

„Ofrimi i mbështetjes shtesë institucionale për lidhje, rjetëzim dhe koordinim, përmirësime ligjore dhe shkëmbim përvojash, janë të rëndësishme për kompanitë nga ky sektor. Kërkohet harmonizim të rregullimit të tregut të punës për të siguruar fuqi të mjaftueshme punëtore në rajon që do të angazhohet në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, si dhe investime kapitale në trafik dhe infrastrukturën e turizmit", theksoi Hristovska.

Kjo e fundit thotë ndër të tjera, se kompanitë janë në kërkim të një fushate turistike krijuese të mirë-dizenjuar për promovimin dhe krijimin e një produkti turistik rajonal të njohur që do të nxisë multikulturalizmin dhe markimin e turizmit si destinacione të përbashkëta, si dhe ndërtimin e platformave të përbashkëta për bashkëpunim.

Drejtoresha ekzekutive e “Analitika” Tamara Mijoviq Spasova konstaton se kompanitë e orientuara drejt eksportit nga industria përpunuese dhe bujqësia, i ndjejnë fuqishëm përfitimet e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas analizës, për 88% të ndërmarrjeve të anketuara, kjo nismë çel mundësi të reja për përmirësimin e punës, punësime të reja dhe arritjen e rritjes së madhe të kompanive.

Shumica e kompanive (57%) besojnë se mundësitë për tregti në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur" janë identike ose të ngjashme me ato në BE, ndërsa mesatarisht 70% e kompanive të anketuara pajtohen se "Ballkani i Hapur" përmirëson konkurrencën e prodhimit bujqësor maqedonas dhe i pozicionon ato.

Sondazhi shqyrtoi gjithashtu problemet me të cilat janë përballur ose ende po përballen kompanitë si rezultat i luftës në Ukrainë.

Pasoja kryesore e masave strikte të ndërmarra si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, është rritja e konsiderueshme e kostove të biznesit, ku deri në 81% e kompanive të anketuara, thanë se ky ishte problemi më i madh dhe një në tre kompani u përball me probleme në prokurimin e lëndëve të para si plehrat artificiale të nevojshme për prodhimin bujqësor dhe një në katër kompani masat çuan në uljen e vendosjes së produkteve.

Mijoviq Spasova përmbyll se për zhvillimin e politikës bujqësore në Maqedoninë e Veriut, theksi duhet të vihet në subvencionet për prodhimin vendas si masë e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë kualitative.

“Për bujqësi të qëndrueshme dhe konkurruese, kompanitë mendojnë se është e nevojshme rregullimi i blerjes së produkteve bujqësore, stabilizimi dhe rritja e prodhimit vendas ushqimor, çka do të reduktonte importin e produkteve të huaja. E më pas për të siguruar renditjen më të mirë dhe furnizim të besueshëm të produkteve”, tha Spasova.

Profesor Borçe Trenovski prezantoi analizën dhe të dhënat statistikore për sektorin e bujqësisë dhe analizën kualitative nga anketa, ku theksoi se paraqitet domethënëse heqja e barrierave tregtare doganore, si dhe masat e tjera mbrojtëse për transportin dhe tregtimin e produkteve bujqësore mes vendeve të “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha se për kompanitë është mjaft e rëndësishme njohja reciproke e analizave dhe dokumenteve shoqëruese, transporti i përshpejtuar i produkteve bujqësore pa ndalesë në pikat kufitare, si dhe krijimi i platformave të përbashkëta për daljen në tregjet e huaja.

“Planifikimi më i mirë i përbashkët i prodhimit bujqësor në vendet që janë pjesë e iniciativës, është shumë i rëndësishëm. Kjo do të çojë në diversifikim më të madh të produkteve, me kualitet më të lartë dhe do të jetë më konkurrues në tregjet e tjera, mbi të gjitha në BE. Për më tepër, strategjitë e përbashkëta të prodhimit dhe shkëmbimet e përbashkëta në fushën e bujqësisë në kontekstin e krizave dhe fatkeqësive natyrore, mund të ndikojnë fuqishëm në qëndrueshmërinë e rajonit ndaj goditjeve globale dhe rajonale. Formimi i një organi të posaçëm që do të jetë përgjegjës për ruajtjen e standardeve të cilësisë në prodhimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, do të nënkuptonte ngritjen e cilësisë dhe konkurrencës” përmbylli Trenovski.