Momiroviq: Nisma e Ballkanit të Hapur synon të krijojë një treg të vetëm rajonal
Serbia sot ka një rritje të qëndrueshme në shkëmbimin e tregtisë së jashtme të mallrave dhe shërbimeve, e cila arriti në 83 miliardë euro në vitin 2022, tha Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Tomislav Momiroviq, duke theksuar rëndësinë e nismës Ballkani i Hapur për rajonin tonë, pasi që falë marrëveshjeve të tregtisë së lirë, biznesmenëve serbë u mundësohet të eksportojnë pa taksa në tregjet e CEFTA-s, EFTA-s, Rusisë dhe Bashkimit Euroaziatik, si dhe në Turqi.
Në konferencën rajonale “Biznes me qëllim” kushtuar bashkëpunimit rajonal, tërheqjes së investimeve të reja dhe mundësive të biznesit, organizuar nga Klubi i Biznesit Slloven dhe D. R. Gilber Group, ai theksoi se Qeveria e Serbisë dhe ministria e udhëhequr nga ai po punojnë për të lehtësojnë aksesin e prodhuesve vendas në tregjet e huaja për të zgjeruar numrin e vendeve me të cilat kemi nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë.
“Për momentin janë duke u zhvilluar negociata intensive për marrëveshjet e tregtisë së lirë me Kinën, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë, këto tregje kanë një potencial të lartë në aspektin e kërkesës dhe plasmanit dhe ky nuk është vetëm një potencial për Serbinë, por edhe për të gjitha ekonomitë e rajonit”, tha ai.
Ai theksoi rëndësinë e nismës së Ballkanit të Hapur për rajonin tonë, qëllimi i së cilës është krijimi i një tregu të vetëm rajonal të bazuar në parimet e tregut të vetëm të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, në kuadër të Ballkanit të Hapur është iniciuar zgjidhja e disa problemeve konkrete dhe ka thënë se në korrik pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje, e cila do të përfundonte procedurat e nevojshme lidhur me legjislacionin e punës dhe angazhimin e punëtorë nga të tre vendet anëtare të kësaj nisme.
Ai theksoi se vendet e ish-Jugosllavisë kanë struktura të ngjashme ekonomike dhe se mund të arrijnë sinergji përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, duke vendosur kështu lidhje më të forta ekonomike.
Kryetarja e Klubit të Biznesit Slloven, Danijela Fishakov, vlerësoi se në kohën e tanishme hapja e tregjeve të reja është një mundësi për rritje, por edhe sfidë për biznesmenët dhe se lidhja rajonale krijon një bazë solide për hyrje në tregjet e treta.
komentet