Vuçiq: Thaçi do të lirohet për krimet ndaj sërbëve, do të dënohet për mosrespektim të gjykatës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh këtë mbrëmje se kishte marrë informacion se Hashim Thaçi do të lirohet nga akuza për krime të kryera ndaj sërbëve, transmeton Novosti.
Vuçiq në Informer TV foli për vendimin ndaj liderëve të ish UÇK e cila është lënë për më 16 shtator.
“Mora informacione përmes kanaleve spiune... E thashë këtë qëllimishëm që budallenj të ndryshëm të mendonin, nuk e di se çfarë. Mora informacion se Hashim Thaçi do të mbahet në paraburgim që të dënohet për mosrespektim të gjykatës, ndërsa për krimet ndaj sërbëve asgjë” tha Vuçiq.
Sikurse shtoi ai, atëherë Sërbia do të bisedojë ndryshe me europianët dhe gjithë të tjerët.
“Sepse atëherë do të jetë e qartë se çfarë kanë bërë përgjatë gjithë kësaj kohe. Mirë është që ne me këtë mos të merremi, të dimë që drejtësia ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare nuk egziston për ata të katërt, pesë tribunale, gjykata, të ndryshme edhe kështu edhe ashtu. Dhe është mirë që ne besojmë në legjislacionin tonë dhe nuk përfshihemi më në atë punë” tha Vuçiq.
Katër ish liderët e UÇK-Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi-gjykohen para Dhomave të Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovënë vitet 1998 dhe 1999.
0 komentet