(In) egzistenca e Ligjit rreth referendumit: Peticionet për shkarkimin e kryekomunarëve në vakum ligjor

Potpisivanje peticije u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Prej javësh pasi qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës dorrëzuan nënshkrime që janë të nevojshme për të votuar për shkarkimin e kryekomunarëve, Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës ende nuk është shprehur sikurse të mos egzistonte. Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, padyshim, për një peticion krejt tjetër, tha se u refuzua pasi nuk egziston ligj për referendumin. A i pret i njëjti fat peticionet për shkarkimin e kryekomunarit dhe kush është përgjegjës për faktin se sërbët në Kosovë kanë vetëm një të drejtë-vakum ligjor?

Kryetari i KK të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin, ka thënë sot për Kosovo Onlajn se kërkesa për referendum për revokimin e vendimit për ndarjen e truallit në afërsi të Remontit Ushtarak, të cilën e ka dorrëzuar Demokracia Sërbe, është refuzuar, pasi ligji për referendum nuk egziston. Udhëzimi administrativ nuk mund të jetë më i fortë se ligji dhe kushtetuta, tha ai pak ditë më parë.

Kujtojmë se udhëzimi administrativ është sjellë nga Ministria e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, të cilit i është referuar edhe zyrtarët më të lartë kosovarë, por derisa nuk janë dorrëzuar nënshkrimet e sërbëve të veriut, nuk u diskutua “inekzistenca ligjore”.

Përveç kësaj, nuk egziston asnjë ligj sipas të cilit KK i Mitrovicës së Veriut dhe kryetari i saj të vendosin për vazhdimin e procesit të shkarkimit të kryekomunarit, thonë bashkëbiseduesit tanë dhe theksojnë se e drejta për referendum është e përcaktuar me dokumente ndërkombëtare respektimi i të cilave është detyrim për Kosovën. Madje, shtojnë se as në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe as në Udhëzimin Administrativ nuk flitet se votimi për shkarkimin e kryekomunarit bëhet në bazë të Ligjit për referendumin, kështu që mungesa e atij ligji nuk është boshllëk ligjor që kufizon KQZ. Megjithatë kjo e fundit nuk po shprehet.

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqerore Millica Andriq Rakiq, sqaron se mosegzistenca e ligjit për referendum nuk mund të jetë bazë për refuzimin e peticioneve.

“Kjo çka nuk egziston ligj për referendumin nuk është diçka që qytetarët duhet t‘a mbajnë mbi supe, por institucionet duhet t'u mundësojnë mënyrë alternative për të realizuar atë çka synojnë, të kundërshtojnë këtë vendim për referendumin apo siç u është kërkuar, të pezullojnë vendimin, derisa në një moment të krijohen kushtet për organizimin e referendumit përmes miratimit të ligjit. Është tërësisht papërgjegjshmëri të pretendohet se u refuzua kërkesa e qytetarëve si pasojë e mosegzistencës së ligjit të tillë. Ky nuk është pretekst për refuzim, arsyeja e refuzimit do të ishte nëse nuk dorëzohen brenda afatit ose nëse nuk ka numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve siç parashihet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ose p.sh. se KQZ e refuzon me arsyetimin se del se nënshkrimet që janë verifikuar nuk janë valide, se janë të njerëzve që nuk jetojnë në këto komuna” tha Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.

Ajo theksoi se arsyet për refuzim mund të jenë pretekst, por që mosegzistenca e ligjit nuk është arsye për refuzim.

“Për mua është pak e çuditshme që Ugljanin merr përgjegjësi për këtë duke thënë se është ai që e ka refuzuar nismën, pasi potencialisht mund të ngarkohet me përgjegjësi penale për pengimin e zbatimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë. Po të isha unë në vend të tij do t'ua lija institucioneve të tjera, nuk e shikoj se përse ai merr këtë lloj përgjegjësie mbi vete, pasi nuk ka kompetencë”, tha ajo.

Ajo tha se nuk është i saktë as pretendimi që e ka bërë të ditur në media që referendumi nuk është i garantuar me Kushtetutë.

"Gjëja e dytë në të cilën ka folur në media është se referendumi nuk është i garantuar me Kushtetutë, çka absolutisht nuk është e saktë. Jo vetëm që është e garantuar me Kushtetutë, por dhe me Kartën Europiane për vetqeverisjen vendore në të cilën Kosova detyrohet t’a respektojë. Gjithashtu kjo është dhe një prej postulateve bazike që ndjek Këshilli i Europës në vende të ndryshme që janë anëtare, sesi të respektojnë të drejtën e qytetarëve në pjesmarrjen e vendimeve të qeverisjes vendore, kështu që është plotësisht e sigurt e ligjëerisht e garantuar në Kosovë, por edhe ligjerisht e garantuar me dokumente të shumta ndërkombëtare“, ka thënë Andriq Rakiq.

Avokat Ardian Bajraktari thekson për Kosovo onlajn se në Kosovë momentalisht nuk egziston ligj për referendumet, ndërsa Udhëzimi Administrativ i Ministarisë së pushtetit vendor rreth shkarkimit të kryekomunarëve është i kontestueshëm.

"Përsa i perket shkarkimit të kryekomunarëve në referencë të dispozitës përkatese të Ligjit për vetqeverisje lokale, Ministria e pushtetit lokal ka hartuar dhe Udhëzimin Administrativ ku sipas mendimit tim është i kontestueshëm“ thotë ai.

Bajraktari beson se është e domosdoshme që dispozita ligjore për vetqeverisjen vendore duhet të materializohet që të mundësojë shkarkimin e kryekomunarëve përmes peticioneve ku fillimisht duhet të nënshkruhen nga 20% e qytetarëve.

„Per të qenë i suksesshem procesi, për të duhet të votohet me 50+1% të qytetarëve me të drejtë vote të komunës në fjalë. Duke marrë parasysh pjesmarrjen relativisht të paktë të qytetareve në zgjedhje per kryekomunar, kam përshtypjen vështirë të shkohet tek ky numër”, tha ai.    

Politikologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se vendimi i Këshillit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut në të cilën u refuzua kërkesa për referendum për të kundërshtuar vendimin për shpërndarjen e truallit afër Remontit Ushtarak me justifikimin se nuk egziston ligji për referendum, nuk mund të reflektojë në procesin e mëtejshëm të shkarkimit të kryekomunarëve në këtë komunë, apo dhe të tre komunave të tjera në veri të Kosovës. Siç thotë kërkesat për peticion në këto dy raste janë krijuar nga nene të ndryshme të Ligjit për pushtetin vendor. Gjithashtu tregon se KQZ është ai që vendos për vazhdimin e procedurës së largimit të kryekomunarit dhe jo KK i Mitrovicës së Veriut dhe as kryetari i kësaj të fundit. 

Peticioni me rastin e vendimit për truallin, spegon Gogiq, bazohet në nenin që qytetarëve u jep të drejtën që në referendum të kundërshtojnë një vendim të Kuvendit Komunal, ndërsa peticioni për shkarkimin e kryekomunarit ka lidhje me nenin e dytë të ligjit-rreth shkarkimit të kryekomunarit.

“Në situatën e parë, mënyra ligjore për të kundërshtuar vendimin është që ajo të vendoset përmes referendumit, ndërsa kur është fjala për shkarkimin e kryekomunarit këtu nuk bëhet fjalë për referendum, ndonëse publiku në bisedë i referohet 'referendumit', por ligjërisht kjo është procedura e votimit për shkarkimin e kryekomunarit. Neni i Ligjit për Vetëqeverisje Vendore flet për atë se qytetarët fillimisht duhet të paraqesin peticion dhe më pas të votojnë për shkarkimin, ndërsa Udhëzimi Administrativ më tej elaboron dhe i jep kompetencë KQZ që pas verifikimit të nënshkrimeve të ndërmarrë procedurën për shkarkimin e kryekomunarit në mënyrën e parashikuar me Ligjin për zgjedhjet vendore. Sipas Udhëzimit Administrativ, pritet që të zbatohen dispozitat ligjore për zgjedhjet vendore sipas të cilit zgjidhen kryekomunarët, por edhe kështu të ndërmerret veprimi i kundërt, që ata të vetshkarkohen”, thotë Gogiq.

Zbatimi i Udhëzimit Administrativ, pas përfundimit të mbledhjes së nënshkrimeve përmes peticioneve, shton ai, është në duart e KQZ.

“Kjo e fundit është ajo që duhet të vendosë nëse peticioni është i pranueshëm apo jo dhe KQZ vendos nëse do të vazhdojë sipas procedurës së parashikuar në udhëzim, e jo Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, as të kryetarit të saj ku madje nuk mund të flasin për këtë as në media, sepse kjo cënon kompetencën e një organi tjetër. KQZ është ai që duhet të vendosë nëse tani mund të organizohet votim për shkarkimin e kryekomunarit. KQZ në këtë situatë, nuk mundet t'i referohet mungesës së ligjit për referendumin. Kryetari i KK të Mitrovicës së Veriut, Uglanin i’u referua mungesës së ligjit për referendum, por KQZ nuk mundet pasi as në Ligjin për Vetëqeverisje Vendore dhe as në Udhëzimin Administrativ nuk flitet rreth kësaj që votimi për shkarkimin e kryekomunarit ndërmerret në bazë të ligjit për referendumet, kështu që mungesa e këtij ligji, nuk është zbrazëti juridike që e kufizon KQZ” thotë Gogiq.

KQZ, thotë ai, mund të thotë se Ligji për zgjedhjet vendore nuk mund të zbatohet në këtë situatë sepse nuk parashikon votim për shkarkim, por votim për kryekomunarin, por mungesa ligjore për referendumin, thotë ai, nuk mund të jetë as arsye dhe as justifikim për të ndalur këtë procedurë.

Gogiq megjithatë thotë se kuadri ligjor për shkarkimin e kryekomunarit sigurisht nuk është i qartë dhe se KQZ nuk mund t’a vendosë veten në një situatë që të krijojë norma ligjore që janë çështje ligjore dhe ndoshta do të përmbahet nga kjo.

“Këtu do të ndodhë situata si me rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovës, ku kalohet topi, pra përgjegjësia. Si BQK si KQZ, konsiderohen institucione të pavarura në të cilat pushteti egzekutiv nuk mund të ndikojë direkt, kështu që do të kemi rreth vicioz, ku kryeministri apo presidentja e Kosovës do të thonë se ata nuk mund të ndikojnë në punën e KQZ dhe se kjo e fundit është ai që duhet t’a zhvillojë procedurën e votimit për shkarkimin e kryekomunarit, ndërsa KQZ do të thotë se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për t’a bërë një gjë të tillë pa shkelur disa ligje”, thotë Gogiq.

Ndryshe, pas refuzimit të kërkesës së Demokracisë Serbe, e cila ka mbledhur 2213 nënshkrime si pjesë e një peticioni për revokimin e vendimit për ndarjen e tokës për Policinë e Kosovës në komunën e Mitrovicës së Veriut, kryetari i Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, tha se kjo kërkesë për referendum është refuzuar për shkak se nuk ka ligj për referendum. Ai po ashtu ka bërë të ditur se i njëjti fat e pret edhe peticioni për shkarkimin e kryekomunarit në Mitrovicën e Veriut.

Deklarata që vjen nga Komuna e Mitrovicës së Veriut deri diku është e saktë, pasi në Kosovë nuk egziston ligj që rregullon organizimin e referendumit, ka deklaruar për Kosovo onlajn Aleksandar Rapajiq, drejtori programues i organizatës ACDC nga Mitrovica e Veriut, por thekson se egziston një Udhëzim Administrativ rreth mënyrës e shkarkimit të kryekomunarit i cili përmend referendumin si pjesë e procesit.

Rasti që diçka nuk rregullohet me ligj, por rregullohet me Udhëzim Administrativ, çon sipas fjalëve të Rapajiqit, deri në vakum ligjor dhe për këtë arsye vijnë interpretime të ndryshme.

“Shikojmë se komuna e Mitrovicës së Veriut ka interpretimin se nuk egziston dispozitë ligjore. Në përputhje me këtë, shikojmë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka më shumë se një muaj që nuk ka njoftuar për nënshkrimet e dorrëzuara të peticionit për shkarkimin e kryekomunarit në bazë të Udhëzimit Administrativ që është ndërmarrë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve më së shpeshti shikon nënshkrimet kur bëhet fjalë për proceset zgjedhore, kështu që nuk është plotësisht e qartë përse shkohet deri në vonesë të tillë. Kemi dhe informacione të caktuara nga Prishtina që janë gjithashtu kontradiktore, kemi informacione nga qarqet gazetareske se peticioni është pranuar, por derisa të marrim informacione zyrtare nga institucionet, nuk mundemi të komentojmë asgjë në këtë kuptim, ndërsa kemi dhe analistë të caktuar që deklarojnë se nuk ekziston ligj për referendumin dhe se është e pamundur të organizohet. Mendoj se kjo tregon se sa i parregulluar është kuadri ligjor, sa vend ​​kemi që për disa gjëra të mos bëhen, të cilat duhen bërë dhe se i gjithë ky proces i Udhëzimit Administrativ nuk është bërë të zgjidhi problemin, por t’a zgjasë atë sa më gjatë”, tha Rapajiq.