A është vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportave kosovare rezultat i presionit ndaj pesëshes europiane dhe cili është roli i Londrës në të?
Vetëm pak ditë pasi shefi i diplomacisë britanike Dejvid Kameron në Prishtinë deklaroi se Britania e Madhe do t’a ndihmojë Prishtinën të përfitojë njohje të reja, pasoi vendimi i qeverisë spanjolle për njohjen e pasaportave kosovare çka sërish aktualizoi çështjen e presioneve ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Europian të cilat nuk e njohin Kosovën dhe spekulimet se cili prej tyre mund të jetë “nyja më e dobët” dhe të ndryshojë fillimisht këtë qëndrim. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nuk kanë dilema se Britania ka interes për të përfunduar pavarësinë kosovare, por dhe njëkohësisht pas braktisjes së BE sërish si aktor i rëndësishëm gjeopolitik jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë, por besohet dhe se po forcohen presionet të paktën për tani, nuk do të ndikojë që asnjë nga vendet e pesëshes europiane t’a njohë Kosovën.
Madridi zyrtar theksoi se njohja e pasaportave nuk do të thotë njohje e shtetësisë, por me këtë vendim, të gjitha mundësitë janë në hapjen e “kutisë së Pandorës” spekulimesh dhe interpretimesh të ndryshme: nga ajo njohjes së pasaportave kosovare që është gjë e pastër administrative, deri tek hapi i parë drejt angazhimit diplomatik të Spanjës me Prishtinën, por dhe për atë më radikalen-që është prelud i njohjes së Kosovës.
Njohësi i marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, Alehandro Esteso Perez, nuk e fsheh se është i surprizuar me vendimin e qeverisë spanjolle, por dhe beson se ky opsion i fundit në këtë fazë është i pamundur. Ai pretendon se nga pesë vendet e BE që nuk e njohin Kosovën-Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja-Spanja është më e vështira për t'u thyer.
Megjithatë ka edhe qëndrime të tjera, e kështu ish-ministri i punëve të jashtme të Spanjës, Hose Manuel García-Margalo, deklaroi se pranimi i pasaportës kosovare nga Madridi si të vlefshme, nuk nënkupton njohje të shtetit, por gjithashtu shprehu besimin se është është e qartë se ky është "hap vendimtar" drejt kësaj. Ai argumentoi se njohja e Kosovës si shtet do të përfaqësonte precedent "shumë të komplikuar dhe serioz" për Spanjën për shkak të Katalonjës dhe shpalljes së saj hipotetike të pavarësisë.
Nga ana tjetër, Greqia prej kohësh është “treguar” si vendi që mund të jetë i pari nga pesëshja europiane që do t’a njohë Kosovën dhe këtë në Beograd dhe Prishtinë e shikojnë ndryshe. Kështu, presidenti i Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar para disa ditësh në telefon me kryeministrin e Greqisë Qirjako Micotaqi dhe me këtë rast e ka falënderuar për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë. Ndihmësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti megjithatë pohon se egziston mundësia që Greqia t’a njohë Kosovën pasi siç thekson ai, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Athinës janë bërë shumë të afërta.
Gjithashtu pas vizitës së Kameronit në Prishtinë dhe mesazheve që ai përcolli u imponua teza se Britania e Madhe në periudhën e ardhshme do t’a marrë “stafetën” nga BE dhe SHBA kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh se Brukseli dhe Uashingtoni edhe këtë vit presin zgjedhje dhe se pikërisht presioni më i madh ndaj pesëshes europiane që nuk e njohin Kosovën do të vijë prej-Londrës.
Në vitet e kaluara, 28 shtete tërhoqën njohjen e pavarësisë kosovare, ndërsa në tre vitet e fundit nuk ka patur ndonjë njohje të re të Kosovës.
Për nënkryetaren e Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare Branka Llatinoviq vendimi i Spanjës që njohu pasaportat kosovare nuk ishte surprizues dhe thotë se nuk duhet të lidhet me atë që ky veprim u pasua disa ditë pas deklaratës së Kameronit se Londra do ndihmojë Prishtinën të përfitojë njohje të reja.
“Duhet të jeni korrekt ndaj miqve spanjollë dhe prej kësaj nuk duhet të bëni dramë, pasi ky nuk ishte vendim kombëtar. Vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, pra për liberalizimin e tyre, nuk është marrë nga qeveria spanjolle, por nga Komisioni Europian. Dhe Spanja, e cila nuk është vetëm anëtare e hapësirës Shengen, por edhe një nga avokatet e krijimit të saj, ka në një farë mënyre dhe një detyrim moral që të mos t’a vendosë në dyshim funksionimin e Shengenit. Dhe ajo ka qenë e vetme anëtare e hapësirës Shengen deri më tani që nuk ka lejuar qytetarët e K&M të hyjnë në Spanjë. E tani mendoj se thjesht dëshiron t'i tregojë këto vlera të përgjithshme", thotë Llatinoviç për Kosovo Onlajn.
Kjo e fundit vijon se gjithashtu duhet të kemi parasysh se zyrtarët spanjollë kanë qenë të qartë se ky akt nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me njohjen aktive të Kosovës dhe se kjo në asnjë mënyrë nuk e vë në pikëpyetje qëndrimin spanjoll.
“Ky qëndrim është shumë strikt, duhet mbajtur mend që Spanja e përmend territorin e Kosovës në të gjithë këtë dhe këtu nuk ka surpriza të mëdha”, thotë ajo.
Kur është fjala rreth politikës së Britanisë së Madhe, Llatinoviq thekson se pas braktisjes së BE, mundësia e Londrës për të vepruar direkt përmes këtij forumi është pakësuar, por mundet përmes NATO dhe përveç Qipros, gjithë vendet e tjera të Unionit që nuk e njohin Kosovën dhe që janë anëtare të Aleancës veriatlantike.
“Kjo më shumë do të duhet reduktuar në linjën e këtushme të mundësisë së ndikimit të Britanisë së Madhe, pra ministrit të ri britanik, i cili siç po e shikojmë, nisi shumë dinamikisht e kjo para së gjithash në lidhje me rajonin tonë, pra me Kosovën e Metohinë, çka për ne është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe domethënëse. Kjo është diçka që është e pranishme vazhdimisht në axhendën e këtyre vendeve, veçanërisht të vendeve që kanë ambicie të mëdha për të vepruar në planin europian e global dhe kjo nuk duhet të n’a surprizojë. Kjo është veçse çështje dinamike, mënyra se si kjo intensifikohet. Dikur ky intensitet kishte ngecur dhe ndonjëherë është njoftim se diçka do të ndodhë”, thekson Llatinoviq.
Për të, deklarata e Kameron duhet të lidhet me situatën e brendshme në Sërbi.
“Nëse keni një situatë të mirë të brendshme, funksionimin e shtetit në nivel europian, atëherë gjasat që dikush t'ju tërheqë vëmendjen në këtë mënyrë që të mund të ndikojë në atë që është e ndjeshme për ju, janë të vogla. Nëse keni një situatë si sot dhe veçanërisht ajo çfarë ka qenë në K&M në lidhje me rastin e Banjskës, të cilin Kameron ka thënë në fjalimin e tij në parlament, atëherë keni deklarata të tilla”, spegon ajo.
Pyetjes nëse pret forcimin e presioneve ndaj pesëshes europiane-Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros-që të ndryshojnë këtë qëndrim dhe që këto lloj presionesh të vijnë pikërisht prej Britanisë së Madhe e cila sipas ndonjë interpretimi synon të marrë “stafetën” kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës prej BE dhe SHBA duke pasur parasysh se ky është vit zgjedhor për ta, Llatinoviq thotë se ky është “vlerësim dhe tezë e mirë”.
“Duke qenë se pas Breksit, Britania e Madhe nisi të ndërtojë imazhin e vet më të fortë si lojtar gjeopolitik dhe kjo jo vetëm në Europë, por edhe në Paqësor, Lindjen e Mesme, në këtë kontekst do të duhet të interpretohej në atë mënyrë. Sidomos pasi Kameron është një politikan me përvojë i kalibrit të fort dhe nuk duhet të harrojmë se ka qenë edhe kryeministër, se ka zbatuar vendimin për referendumin për daljen e Britanisë nga BE. Ai sigurisht në të gjithë këtë proces do të japë vulën e vet, do të përpiqet të angazhohet që në kushtet aktuale pasi është vit zgjedhor si për Parlamentin Europian ashtu edhe për Komisionin Europian, që mjaft tek kjo të absorbojë dhe që Britania e Madhe t’a marrë përsipër dhe në këtë mënyrë sërish të ritheksojë rëndësinë e saj, si në Europë ashtu edhe në planin ndërkombëtar" thotë Llatinoviq.
Kjo e fundit i’u referua edhe faktit se “lidhja më e dobët” mes pesëshes europiane që nuk e njohin Kosovën, mund të jetë Greqia.
"Greqia përmendet në kontekst sepse ka bërë disa hapa të cilat anëtaret e tjera të pesëshes nuk i kanë bërë. Çeli përfaqësinë ekonomike në Prishtinë. Ajo është e pavarur nga Ambasada në Beograd, të gjitha kancelaritë e tjera diplomatike të cilat kanë këto anëtaret e tjera janë të lidhura me ambasadat, nuk janë të pavarura, por departamente. Ndjekin situatën në terren dhe mbulojnë hapa praktikë në lidhje me qytetarët e tyre, shumica prej tyre kanë edhe kontigjentet në kuadër të KFOR. Nëse Greqia do të bëjë atë hapin e parë që do të ishte edhe më domethënës, mendoj se në këtë moment nuk ka shenja për këtë. Por kjo nuk duhet përjashtuar, varet nga ajo se çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi në Europë pas zgjedhjeve” përmbylli Llatinoviq.
Bashkëpunëtorja e lartë shkencore, historiane dr Aleksandra Kollakoviq thotë se duhet të kemi parasysh se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka hyrë në një fazë komplekse dhe se aktorët e ndryshëm politikë janë në anë të ndryshme dhe që janë involvuar më shumë në këtë proces, janë të pranishëm në rajon.
"Këtë e tregoi dhe vizita e Kameronit e cila ishte shumë interesante, kjo është një prej atyre vizitave të tij të para në pozitën e shefit të diplomacisë. Nga ana tjetër kemi liberalizimin e vizave e cila është jashtëzakonisht domethënëse në aspektin e eurointegrimit rajonal dhe ajo është deri diku ndikuese tek ky vendim i qeverisë spanjolle që të njohë pasaportat kosovare. Sigurisht kemi marrë për këtë akt, sqarime se nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës por në atë që qytetarët e të ashtuquajturës Kosovë të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e BE ashtu sikurse dhe në Spanjë. Dhe në këtë kontekst prej kohësh kemi ndjekur disa rrethana individuale diktojnë që aktorë të ndryshëm të reagojnë ndaj ngjarjeve të caktuara. Në këtë rast, liberalizimi dhe shtetet e reja që do të njihnin zgjerimin në fakt janë disa kanale të disa presioneve diplomatike, iniciativave, përpjekjeve për pozicionimin më të mirë të aktorëve para negociatave të reja, pra vazhdimit të tyre”, thotë Kollakoviq për Kosovo Onlajn.
Kjo e fundit tregon se në shekullin XXI ndryshe nga shekulli XX kur kishim marrëdhënie të qarta mes vendeve në vështrimin se nëse ndonjë shtet njihej apo jo, tani këto marrëdhënie janë disi ndryshe.
“Në disa segmente, kur kjo dëshmon si domethënëse, shtete të ndryshme apo shtete të caktuara as nuk njihen, ndonëse ne këtë e njohim si disa elementë të shtetësisë. Nga ana tjetër, në rastin konkret kur shikojmë Spanjën, ajo u përpoq të mundësonte vetëm një hapësirë komunikimi, e sërish të mbetej në pozitat e vjetra”, thekson bashkëbiseduesja jonë.
Kur është fjala rreth pesë shteteve të BE që nuk e njohin Kosovën-Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron-Kollakoviq thekson se kjo është e rëndësishme për pozicionin e Sërbisë në negociata.
"Gjithashtu dimë që këto presione ndaj tyre që janë të vazhdueshme, do të rriten. Se në cilin drejtim do të avancojnë, vështirë të thuhet, kjo varet nga shtete të caktuara. Jemi të ndërgjegjshëm për shtete të caktuara sidomos tani dhe pas kësaj krize dhe luftërash, jashtëzakonisht mbrojnë interesat kombëtare. Kur është fjala rreth Spanjës, mendoj se këtu ka qëndrime mjaft të palëkundura kur është fjala për çnjohjen e Kosovës, por e dini, në ndonjë iniciativë diplomatike dhe në ndonjë rrethanë të mundshme diplomatike, do të shikojmë sesi do të zhvillohet më tej situata" thotë ajo.
"Në këto kushte komplekse, këtu presioni është më i madh. Pra këtu janë të mundshme edhe koncesione të caktuara. Por, natyrisht, deklarata e Kameron duhet parë në dritën e forcimit të pozitës britanike në këto marrëdhënie dhe në hapësirën e Ballkanit dhe këtë qëndrim të palëkundur që daton prej kohësh që në fakt është qëndrim për finalizimin e procesit të pavarësisë kosovare” thekson Kollakoviq.
Dhe politikologu Dimitrije Milliq nga Rruga e Tretë e Re beson se vendimi i Spanjës për të njohur pasaportat kosovare nuk ka lidhje me deklaratën e kameron që Prishtina pret ndihmën e Londrës për përfitimin e njohjeve të reja, beson ai. Për të, nga pesë vende të BE të cilat nuk e njohin Kosovën, më e pakta me shumë mundësi që Spanja dhe Qipro të ndryshojnë qëndrim.
"Vendimi për njohjen e pasaportave kosovare më shumë është çështje e ndryshimeve të brendshme në Spanjë, ku tani në pushtet është e majta e cila është mjaft e butë për çështjen e Kosovës dhe autonomisë për rajone të ndryshme në Spanjë. Kjo është dominuese sipas të cilës qeveria aktuale e Pedro Sançezit varet nga numri i madh i partive që vijnë nga këto rajone të cilat dëshirojnë autonomi më të madhe, e ndonjë madje dhe separatizëm të plotë. Kështu që nëse ky është pozicion unik i Spanjës në kuptimin që kryeministri spanjoll nuk ka qenë kurrë më i dobët në raport me ndikimin e këtyre partive që duan autonomi më të madhe. Nëse në Spanjë do të ishte formuar ndonjë qeveri e djathtë, vendimi për pasaportat kosovare nuk do të ishte i mundur dhe me shumë mundësi do të ishte kundër njohjes së këtyre dokumenteve, ndonëse vendet e tjera të BE u pajtuan me këtë vendim” thotë Milliq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit beson se kur është fjala rreth shteteve që mund t’a njohin pavarësinë e Kosovës, atyre nuk u duhet të kërkohen mes pesë anëtarëve të BE të cilat nuk e kanë bërë.
Na duhet, supozoj, të shikojmë shtetet në të cilat Britania ka ende njëfarë ndikimi, të cilat ndodhen në rajonet e botës së tretë. Supozoj se shtetet që njohën dhe më pas çnjohën Kosovën dhe tani do të jenë në shenjëster të presionit. Pyetja është sa autentike do të jetë për Britaninë, sesa ky mesazh i Kameronit ishte vetëm në parim dhe nga i cili mund të mos pasojnë disa hapa konkretë dhe përpjekje diplomatike. Ndoshta duhet parë që Britania sot ka disi më pak kapacitet diplomatik se 10 apo 15 vite më parë dhe në kuptimin e burimeve të alokuara për këtë dhe në kuptimin e vëmendjes së përgjithshme në krahasim me të gjitha çështjet e tjera që torturojnë politikën e jashtme britanike. Përfshirë në linjën e fundit dhe luftën në Ukrainë, ku Britania u dallua si një nga më aktivet në mbështetjen e Kievit”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit vazhdon se presionet do të vijojnë ndaj pesë shteteve të BE të cilat nuk e njohin Kosovën, por vështirë të thuhet se cila nga ato do të jetë "nyja më e dobët".
"Mund të themi lehtësisht se kush janë shtetet më të forta, të cilat vështirë të ndryshojnë qëndrim dhe kjo është Spanja e cila është më e madhja, politikisht më e forta, ka problemet më të mëdha me autonomitë rajonale të cilat kanë ambicie më të mëdha sesa autonomia. Vështirë që Qipro të ndryshojë qëndrim për shkak të problemeve të veta në veri. Shtetet e tjera të cilat, le të themi, kanë skepticizëm në lidhje me pakicën hungareze, ashtu sikurse janë Sllovakia dhe Rumania, ndoshta mund të jenë diçka të buta si Greqia. Por në thelb kanë pozicion të palëkundur të cilat nuk kanë ndryshuar as kur kanë pasur presion më të madh në vitet 2008 dhe 2009. Më shumë duhet të shikojmë këto shtete të cilat kanë shumë më pak fuqi politike dhe janë të vendosura nëpër botë. Përndryshe njohjet dhe çnjohjet e tyre nuk kontribuojnë shumë në rezultat, përveçse në mënyrë sasiore sa i përket numrit të vendeve që nuk e njohin, pra njohjen e Kosovës”, përmbyll Milliq.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu vlerëson se vitet e fundit është ndalur procesi i njohjeve të reja të Kosovës dhe kjo është si pasojë e situatës së jashtme e të brendshme jo vetëm në Kosovë por edhe sikurse tha, si pasojë e veprimeve të ndërmarra prej Ministrisë së Jashtme të Sërbisë.
Shumë prej kësaj kur është fjala rreth njohjeve të reja të Kosovës, sipas Baraliut, varen nga disponimi ndërkombëtar, por duket se “qendrat e rëndësishme të fuqive”, si në Europë ashtu edhe jashtë saj, kanë qenë të prirura për njohjen e pavarësisë kosovare nga një numër më të madh vendesh.
Megjithatë vitet e fundit, si pasojë e situatës së jashtme dhe të brendshme në Kosovë, kjo disi është ndalur, kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje, përveç asaj nga Izraeli, që në fakt ishte meritë e ish-presidentit të SHBA Donald Tramp dhe një marrëveshje, situata e cila ishte në Uashington. Ditët e kaluara vende të caktuara të botës arabe, nisën anulimin e vizave për kategori të caktuara, Emiratet për të gjithë qytetarët e Kosovës, egziston progres, por nuk është ashtu siç do të donin prej institucioneve kosovare dhe disa shtete. Deri më tani, më shumë se 117 shtete e kanë njohur Kosovën, Daçiq tha se rreth 10 vende e kanë tërhequr njohjen, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por ka një luftë diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës në këtë drejtim” ka thënë Baraliu për Kosovo onlajn.
Mes pesë vendeve të Bashkimit Europian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, veproi e para Greqia, thotë Baraliu, megjithatë për tani nuk ka hapa konkrete në këtë drejtim.
“Greqia ishte e gatshme, sikurse disa burime të rëndësishme thanë para një apo dy vitesh, por megjithatë ngeci si pasojë se qeveria aktuale e Kosovës nuk u përfshi në linjën e gazit që kalonte përmes Greqisë. Si pasojë e kësaj duket se Greqia nuk është e qartë në ndërmarrjen e hapave, por duket ajo përveç çeljes së zyrës si në Athinë dhe në Prishtinë, ka raporte shumë të mira ekonomike me Kosovën dhe tenton të luajë sipas mendimit të vet, rol kontruktiv. Ata besojnë se janë vendi udhëheqës i Ballkanit, sidomos kur janë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO, mund të ndikojnë në përmirësimin e raporteve dhe stabilizimin e situatës në Ballkan, kështu që Greqia luan rol kontruktiv. Megjithatë ende nuk ka marrë hap konkret në drejtim të njohjes së Kosovës" thekson Baraliu.
Spanja nga ana tjetër, me njohjen e pasaportave kosovare bëri hap të rëndësishëm, thekson bashkëbiseduesi ynë.
“Ky është hap shumë i rëndësishëm sepse pasaportat janë simbol i shtetësisë pasi vetëm shtetet japin pasaporta. Spanja është e fundit nga pesë vendet e BE që nuk njohin Kosovën, e cila njohu pasaportat kosovare, të tjerat këtë e bërën më herët. Kështu që ky është një hap afër njohjes, pra tolerimit nën pretendimin që Kosova të marrë masa të caktuara drejt integrimit. Përfaqësuesit e Spanjës kanë thënë se nuk do të shqetësohen nga këto hapa të integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, megjithatë kanë qenë të zënë ngushtë në kuptimin e njohjes kur thanë se nuk do t’a bënin kurrë. Para disa javësh as sportistët madje dhe përfaqësueset e sportit të Spanjës nuk njihnin përfaqësuesit e sportit të Kosovës. Megjithatë kjo e pasaportave, është hap fort i mirë kur është fjala rreth Kosovës dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në Ballkan. Mendoj se kjo është shenjë e mirë se me shumë mundësi BE të ketë ndonjë ndryshim të politikës ndaj Ballkanit dhe ndaj Kosovës. Pas zhvillimeve në Ukrainë dhe leksioneve në lidhje me politikën që BE ndjek ndaj Rusisë dhe ndaj vendeve të tjera, sidomos ndaj Ballkanit, kjo do të duhej të ndryshonte. E kjo do të thotë se në paketën duhet kur-dikur, nëse dëshiron stabilitet dhe përparim në Ballkan dhe Europë, të njihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor” përmbylli Baraliu.
0 komentet