Llatinoviq: Nuk përjashtohet që Londra të marrë drejtimin për të ushtruar presion ndaj pesëshes europiane të cilat nuk e njohin Kosovën
Për nënkryetaren e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Branka Llatinoviq, vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportave kosovare nuk ishte surprizues dhe tregon se nuk duhet të lidhet me faktin se kjo lëvizje pasoi vetëm pak ditë pas njoftimit nga shefi i diplomacisë britanike Dejvid Kameron, se Londra do t’a ndihmonte Prishtinën për të fituar njohje të reja.
“Duhet të jeni korrekt ndaj miqve spanjollë dhe prej kësaj nuk duhet të bëni dramë, pasi ky nuk ishte vendim kombëtar. Vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, pra për liberalizimin e tyre, nuk është marrë nga qeveria spanjolle, por nga Komisioni Europian. Dhe Spanja, e cila nuk është vetëm anëtare e hapësirës Shengen, por edhe një nga avokatet e krijimit të saj, ka në një farë mënyre dhe një detyrim moral që të mos t’a vendosë në dyshim funksionimin e Shengenit. Dhe ajo ka qenë e vetme anëtare e hapësirës Shengen deri më tani që nuk ka lejuar qytetarët e K&M të hyjnë në Spanjë. E tani mendoj se thjesht dëshiron t'i tregojë këto vlera të përgjithshme", thotë Llatinoviç për Kosovo Onlajn.
Kjo e fundit vijon se gjithashtu duhet të kemi parasysh se zyrtarët spanjollë kanë qenë të qartë se ky akt nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me njohjen aktive të Kosovës dhe se kjo në asnjë mënyrë nuk e vë në pikëpyetje qëndrimin spanjoll.
“Ky qëndrim është shumë strikt, duhet mbajtur mend që Spanja e përmend territorin e Kosovës në të gjithë këtë dhe këtu nuk ka surpriza të mëdha”, thotë ajo.
Kur është fjala rreth politikës së Britanisë së Madhe, Llatinoviq thekson se pas braktisjes së BE, mundësia e Londrës për të vepruar direkt përmes këtij forumi është pakësuar, por mundet përmes NATO dhe përveç Qipros, gjithë vendet e tjera të Unionit që nuk e njohin Kosovën dhe që janë anëtare të Aleancës veriatlantike.
“Kjo më shumë do të duhet reduktuar në linjën e këtushme të mundësisë së ndikimit të Britanisë së Madhe, pra ministrit të ri britanik, i cili siç po e shikojmë, nisi shumë dinamikisht e kjo para së gjithash në lidhje me rajonin tonë, pra me Kosovën e Metohinë, çka për ne është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe domethënëse. Kjo është diçka që është e pranishme vazhdimisht në axhendën e këtyre vendeve, veçanërisht të vendeve që kanë ambicie të mëdha për të vepruar në planin europian e global dhe kjo nuk duhet të n’a surprizojë. Kjo është veçse çështje dinamike, mënyra se si kjo intensifikohet. Dikur ky intensitet kishte ngecur dhe ndonjëherë është njoftim se diçka do të ndodhë”, thekson Llatinoviq.
Për të, deklarata e Kameron duhet të lidhet me situatën e brendshme në Sërbi.
“Nëse keni një situatë të mirë të brendshme, funksionimin e shtetit në nivel europian, atëherë gjasat që dikush t'ju tërheqë vëmendjen në këtë mënyrë që të mund të ndikojë në atë që është e ndjeshme për ju, janë të vogla. Nëse keni një situatë si sot dhe veçanërisht ajo çfarë ka qenë në K&M në lidhje me rastin e Banjskës, të cilin Kameron ka thënë në fjalimin e tij në parlament, atëherë keni deklarata të tilla”, spegon ajo.
Pyetjes nëse pret forcimin e presioneve ndaj pesëshes europiane-Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros-që të ndryshojnë këtë qëndrim dhe që këto lloj presionesh të vijnë pikërisht prej Britanisë së Madhe e cila sipas ndonjë interpretimi synon të marrë “stafetën” kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës prej BE dhe SHBA duke pasur parasysh se ky është vit zgjedhor për ta, Llatinoviq thotë se ky është “vlerësim dhe tezë e mirë”.
“Duke qenë se pas Breksit, Britania e Madhe nisi të ndërtojë imazhin e vet më të fortë si lojtar gjeopolitik dhe kjo jo vetëm në Europë, por edhe në Paqësor, Lindjen e Mesme, në këtë kontekst do të duhet të interpretohej në atë mënyrë. Sidomos pasi Kameron është një politikan me përvojë i kalibrit të fort dhe nuk duhet të harrojmë se ka qenë edhe kryeministër, se ka zbatuar vendimin për referendumin për daljen e Britanisë nga BE. Ai sigurisht në të gjithë këtë proces do të japë vulën e vet, do të përpiqet të angazhohet që në kushtet aktuale pasi është vit zgjedhor si për Parlamentin Europian ashtu edhe për Komisionin Europian, që mjaft tek kjo të absorbojë dhe që Britania e Madhe t’a marrë përsipër dhe në këtë mënyrë sërish të ritheksojë rëndësinë e saj, si në Europë ashtu edhe në planin ndërkombëtar" thotë Llatinoviq.
Kjo e fundit i’u referua edhe faktit se “lidhja më e dobët” mes pesëshes europiane që nuk e njohin Kosovën, mund të jetë Greqia.
"Greqia përmendet në kontekst sepse ka bërë disa hapa të cilat anëtaret e tjera të pesëshes nuk i kanë bërë. Çeli përfaqësinë ekonomike në Prishtinë. Ajo është e pavarur nga Ambasada në Beograd, të gjitha kancelaritë e tjera diplomatike të cilat kanë këto anëtaret e tjera janë të lidhura me ambasadat, nuk janë të pavarura, por departamente. Ndjekin situatën në terren dhe mbulojnë hapa praktikë në lidhje me qytetarët e tyre, shumica prej tyre kanë edhe kontigjentet në kuadër të KFOR. Nëse Greqia do të bëjë atë hapin e parë që do të ishte edhe më domethënës, mendoj se në këtë moment nuk ka shenja për këtë. Por kjo nuk duhet përjashtuar, varet nga ajo se çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi në Europë pas zgjedhjeve” përmbylli Llatinoviq.
0 komentet