Levizjet e njëanshme dhe pasojat: A po e kërcënon BE me "pushkë të zbrazët" Prishtinën?

Kaznene mere EU Kosovu
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Stano ishte i qartë-nëse Prishtina do të vijojë me masa të njëanshme, prej të cilës masa e fundit është hapja e urës mbi Ibër, do të përballet me masa të reja të BE. Por dhe Kurti ka qenë i qartë-ura do të hapet. A e presin Kosovën sanksione të reja apo BE e kërcënon me “pushtë të zbrazët”?

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

“Jo vetëm BE, por të gjithë partnerët europianë në Kosovë flasin se nuk u’a falin këto akte serioze të pakoordinuara, të njëanshme, kundërproduktive. Shpresojmë që ata më në fund t’a dëgjojnë këtë mesazh dhe të na ndalojnë të marrim masa për t'u përgjigjur nëse situata nuk ndryshon”, tha zëdhënësi i BE Piter Stano fundjavën e kaluar.  

Bashkimi Europian do t’a thellonte padrejtësinë ndaj Kosovës nëse do t'i shtonte masat, u deklarua dy ditë më pas nga Prishtina.

“Shtimi i tyre veçse do t’a thellonte padrejtësinë”, thonë nga kabineti i Kurtit.

Masat e vendosura ndaj Kosovës u vendosën më shumë se një vit më parë.

Sipas vlerësimit të ekonomistëve, pasojat e sanksioneve maten me të paktën disa qindra milionë euro humbje.

“Nuk kemi pasur mundësi të përfitojmë nga shumë projekte që ofron Komisioni Europian dhe organizata të ndryshme. Vlera e këtyre projekteve shkon deri në 300 milionë euro” thotë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Megjithatë, Aleanca Kosovare e Bizneseve thekson se vlera e dëmit financiar mund të arrijë deri në 600 milionë euro.

“Në masën në të cilën Qeveria e Kosovës është e vullnetshme të jetë partneri ynë në tejkalimin e këtyre shqetësimeve, kjo do t’a forcojë partneritetin tonë. Në masën në të cilën qeveria nuk dëshiron të jetë partneri ynë në këtë çështje shumë të ndjeshme, kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti-në shkurt të këtij viti.

Anëtarët e Pesëshes dhe BE atëherë reaguan ashpër për heqjen e dinarit dhe bastisjeve në institucionet e organeve të përkohshme në jug të Ibrit.

Si shirit në lëvizje, zyrtarët perëndimorë shprehën shqetësim, paralajmëruan dhe bërën thirrje për ndaljen e lëvizjeve të njëanshme.

Dhe atëherë nuk ndodhi absolutisht asgjë.

A po kërcënon BE tani me "pushkë të zbrazët" apo zierja mori fund për Perëndimin ?

“Sinjalet në mjegull“

Bashkëpunëtorja shkencore e Qendrës Hulumtuese Henri Xhekson, Helena Ivanov thotë se nuk egziston plan konkret sesi do të mundet që BE të sanksiononte sjelljen e Prishtinës dhe se kërcënimet me masa të reja, janë sinjale ndaj administratës kosovare për të ndryshuar politikën e ndërmarrjes së akteve të njëanshme.

“Mendoj se në këtë moment ende nuk egziston ndonjë plan konkret sesi masat e tashme të mund të forcoheshin më tej apo ndoshta dhe masa të reja shtesë që do të mund të vendoseshin. Në këtë moment ky është vetëm sinjal për Prishtinën që duhet të ndryshojë qasjen momentale, se duhet që të kthehet pas tek dialogu që e ka moderuar Bashkimi Europian, ku tenton të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës” thotë Ivanov.

Kjo e fundit shton se shtetet e Pesëshes, kanë qenë të qarta për çështjen e çeljes së urës qëndrore mbi Ibër, por janë gjithashtu dhe të ndërgjegjshme që qeveria e Albin Kurtit kalkulon sanksione të mundshme për veprime të njëanshme.

“Vendet e Pesëshes kanë qenë mjaft të qarta, deri tek çelja e Ibrit nuk është diçka çka duhet të ndodhë, se kur të ndodhë kjo dhe në cilin moment do të ndodhë, duhet të varet para së gjithash prej dialogut dhe procesit të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Por ajo çka po ndodh momentalisht është veçse pjesë e sjelljes së përgjithshme e qeverisë së Kurtit që ne po shikojmë prej disa muajsh, për të mos thënë madje dhe vite më pas, ku thjesht ndërmerren lëvizje të njëanshme. Me gjasa Prishtina shpreson që sanksionet që do të mbajë për këtë ose nuk do të ekzistojnë, ose edhe nëse do të egzistojnë, apo të jenë prezente, ato të mos jenë shumë serioze për të mos u ndjerë fort nën lëkurën e tyre e as qeveria e atjeshme, e as populli që jeton aty. Mendoj se kjo është thjesht pjesë e një modeli sjelljeje që mund t’a shikojmë nga qeveria e Kurtit” ka thënë Ivanov.

Kjo e fundit është e bindur se për BE “të gjitha opsionet” e masave ndëshkuese janë në tryezë: nga ato ekonomike e deri tek shqyrtimi i liberalizimit të vizave.

“Të gjitha opsionet janë në tryezë dhe cili opsion përfundimisht mund dhe do të jetë implementues, në masë të madhe varet nga çka do të bëjë qeveria e Kurtit, deri në cilën masë do të dëgjojë atë çka thotë Pesëshja, nga ajo çka thotë Brukseli zyrtar. Por me gjasa mund të presim në bazë të gjithë asaj çka ka bërë BE deri më sot, që ndonjë valë e parë me gjasa do të jenë sanksione ekonomike, pra sanksione që do të ndjejë ekonomia dhe që do të ndjehen nga ekonomia e Kosovës, pasi ato në fund të fundit kryesisht dhanë disa rezultate pozitive, jo vetëm në rastin e Beogradit dhe Prishtinës, por në përgjithësi-sanksionet ekonomike janë diçka që për të cilat ndiqen në fillim”, beson Ivanov.

Kjo e fundit shton se nëse sanksionet ekonomike nuk japin rezultate të dëshiruara, BE do të mund të bënte hap para për të shqyrtuar liberalizimin e vizave.

“Por besoj se Unioni Europian nuk dëshiron së asnjë lloj mënyre të eskalojë situatën dhe se shpreson që vetëm me kërcënime sanksionesh dhe vetëm me refuzime që masat aktuale që janë në fuqi të hiqen, do të jenë të mjaftueshme që Kurti të rikthehet në tryezën e bisedimeve, të ndërpresë ndërmarrjen e vendimeve të njëanshme dhe se ai proces normalizimi mes Beogradit dhe Prishtinës që në vetvete është në thelb e vështirë sepse ne flasim për të dy palët që kanë synime politike reciproke përjashtuese, të ndërpresin që të mos i vështirësojnë ato me marrjen e vendimeve të njëanshme, të cilat pamundësojnë funksionimin normal të atij procesi tashmë të vështirë të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës” sqaron Ivanov.

Si opcion nuk përjashton dhe mundësinë që BE të presë zgjedhjet në Kosovë sesi do të gjendet “negociator i lehtë” nga Albin Kurti, por paralajmëron se problem tek procesi i normalizaciimit, nuk është Kurti, përkundrazi, fakti që BE nuk vepron si aktor i fortë që është në gjendje të kontribuojë tek normalizimi real i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Realisht prej më shumë se dhjetë vitesh qysh kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit, ne vazhdojmë të mos kemi Bashkësi të Komunave Sërbe. Vijojnë të mos implementohen dispozitat e marrëveshjes së Brukselit. Ndoshta Unioni Europian shpreson tek zgjedhjet e reja, ndoshta shpreson se qeveria do të ndryshojë që të vijë dikush që mund të jetë e lehtë për të negociuar sesa çka ka ndodhur deri më tani me rastin e Kurtit, por ky problem është më i vjetër sesa Kurti. Problemi i normalizimit po zgjat shumë fare dhe BE do të duhej të kuptonte seriozisht për t'u përballur me faktin se palët nuk po përmbushin atë që kanë nënshkruar dhe kanë thënë se do të përmbushin” konkludon Ivanov.

Kërcënimet dhe pasojat

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agim Shahini deklaron se çelja e urës kryesore mbi Ibër, pavarësisht çka kjo çështje ka simbolikë politike, mund të prodhojë masa ndëshkuese katastrofale për Kosovën.

“Për mua ura është e hapur, ndërsa për disa ajo është e mbyllur. Besoj se kjo është simbolikë politike, kjo mund të ndikojë direkt tek Kosova, tek masat e ashpra që për Kosovën mund të jenë katastrofale. Ky është kërcënim real dhe ai kërcënim mund të jetë në terren në të cilën mund të humbasim mbështetje të madhe. Madje kërcënimi mund të nënkuptohet dhe me ndalimin e udhëtimeve të individëve në BE apo të kërcënohen me anulimin e liberalizimit të vizave nëse do të vijojmë të vetëm të ndërmarrim masa që nuk janë në përputhje me BE” ka thënë Shahini për Kosovo onlajn.

Ai kujton se Kosova pothuajse prej dy vitesh është i vetmi shtet nën sanksionet e BE, por paralajmëron se ky është problem më i paktë.

“Kemi humbur mbështetjen financiare, politike e diplomatike që nuk matet me para. Sepse pas sanksioneve, Kosova nuk u bë anëtare ne asnjë mekanizëm botëror, as nuk u njoh nga ndonjë shtet. Madje prej investimeve të huaja nga Bashkimi Europian, nga fondet për shkollat në këtë vit kemi gati 600 milionë euro më pak. Dhe tani nuk po flasim për heqjen e të mëparshmeve, por po flasim për masa të tjera ndëshkuese. Ndaj Qeveria e Kosovës si përgjegjshmërisht dhe detyrimisht të jetë e kujdesshme në çdo vendim që do të marrë. Është e nevojshme të mos marrë disa vendime e vetme por me komunitetin ndërkombëtar, i cili është partneri ynë kryesor” ka thënë Shahini.

Qëndrime të (Pa)qarta

Koordinatorja e Grupit për Ballkanin Perëndimor pranë Institutit hungarez për marrëdhënie ndërkombëtare Juliana Armas, beson se BE në këtë moment nuk ka qëndrim të qartë rreth vendosjes së sanksioneve të reja Prishtinës.

"Do të thoja se do të mbeten sanksionet që u vendosën vitin e kaluar pas incidentit në veri të Kosovës, por BE nuk është e sigurt në këtë moment dhe është shumë e kujdesshme në lidhje me këtë dhe për këtë arsye, përkundër komunikatave dhe deklaratave për publikun, ata do të presin edhe pak dhe do të jenë të kujdesshëm për vendosjen e sanksioneve të reja” thotë në bisedë për Kosovo Onlajn Armas.

Bashkëbiseduesja jonë shton se BE situatën momentale e vlerëson në një farë mënyrë stabile.

"Ato(sanksionet) mund të shkaktojnë tensione të reja. Por në këtë moment, ata vlerësojnë se situata në një farë mënyre është stabile dhe në një farë mënyre janë të kënaqur me të", konkludon Armas. 

Kujton se pas incidentit në Banjskë, nuk ka patur asnjë marrëveshje mes anëtarëve, palëve apo institucioneve të BE në lidhje me sanksionet.

Ajo shton se BE situatën momentale e vlerëson “në një farë mënyre stabile”.  

"Ato(sanksionet) mund të shkaktojnë tensione të reja. Por në këtë moment, ata vlerësojnë se situata në një farë mënyre është stabile dhe në një farë mënyre janë të kënaqur me të", konkludon Armas. 

Kartat dhe BE

Sociologu Vlladimir Vulletiq vlerëson se nuk duhet të presim hapa radikale apo levizje të BE ndaj administratës së Albin Kurtit ndërsa liberalizimi i vizave ka qenë prej kohësh adut i Unionit për kushtëzime të mundshme ndaj Prishtinës.

“Disa hapa thelbësore radikale dhe ndryshime të thella tek sjellja e Kurtit, vështirë se do të mund të presim. Dhe të gjithë tani janë në një farë mënyre në gjendje pritjeje për atë çka do të mund të sjellin zgjedhjet presidenciale në Amerikë, por të jem i sinqertë, unë as aty nuk pres ndonjë ndryshim të madh. Pra vetëm nëse Kurti do të largohej nga kreu i atyre institucioneve, ndoshta do të mund të shpresonim, nëse për asgjë tjetër, në ndryshimin e mënyrës se si institucionet e përkohshme i trajtojnë sërbët, ndryshim në mënyrën e bisedimeve. Por deri atëherë ka ende shumë kohë dhe nuk besoj se do të ndryshojë diçka, sidomos jo nëse do të ketë sanksione më të forta ndaj Kosovës” ka thënë Vulletiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit sqaron se bashkësia ndërkombëtare është e ndërgjegjshme se Albin Kurti prej nisjes së mandatit të tij, udhëheq politikë të njëanshme qëllimi i vetëm i të cilit është njohja reciproke mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të gjithë e dinë, e di dhe bashkësia ndërkombëtare që prej momentit kur erdhi në krye të institucioneve të përkohshme, Kurti dhe në përgjithësi kjo politikë, të çon në politikë të njëanshme, politikë që nënkupton që qëllimi i vetëm dhe e vetmja pikënisje mes tyre, është njohja e Kosovës dhe Sërbisë, pra Beogradit dhe Prishtinës. Dhe këto ata i dinë të gjitha” thekson Vulletiq.

Ky i fundit shton se Kurti zbuti “retorikën formale” duke pranuar të marrë pjesë në bisedime, por kjo u kompensua në mënyrë tjetër.

“Ka bërë lëvizje të njëanshme dhe në fund ato biseda u shndërruan, ai tentoi t'i shndërronte para së gjithash në një lloj normalizimi të atyre lëvizjeve të tij të njëanshme. Ai vijon në atë gjurmë, në varësi në atë sesa Beogradi pajtohet në atë masë dhe bashkësia ndërkombëtare jep deklarata si kjo e Piter Stanos” spegon Vulletiq.

Ky i fundit dyshon se vendosja eventuale e sanksioneve të tjera ekonomike ndaj Kosovës, do të ndryshonte kursin politik të Prishtinës, por kushtëzimi me liberalizimin e vizave mund të jetë “aduti” i BE që mund të ketë efekt.

“Për sa i përket sanksioneve ekonomike, kjo është pa dyshim diçka që më së paku i shqetëson shqiptarët. Pamë që ata nuk e llogarisin fare këtë. Po t’a kishin llogaritur, nuk do të tërhiqnin as lëvizjet që ishin të drejtuara, natyrisht ndaj Sërbisë, por edhe kundër popullsisë së Kosovës. Kur është fjala për liberalizimin e vizave, kjo është diçka që tani, para këtyre zgjedhjeve, Bashkimi Europian e ka si adut në dorë dhe nëse dhe në çfarë mase do t’a përdorë atë, mbetet për t'u parë. Sigurisht që do të kishte aty kërcënim të mjaftueshëm dhe serioz në atë drejtim, por nuk jam aq i bindur që BE në përgjithësi është e gatshme për diçka që tashmë është krijuar si model sjelljeje, që ndryshon përmbajtësisht” beson Vulletiq.

Ky i fundit supozon se deri në ndryshimin e qëndrimit të Perëndimit ndaj Prishtinës, do të vijë ndonjë nomeklaturë tjetër në SHBA pasi “do të përdoreshin mekanizma të ndryshëm”.

“BE ka mekanizma në dispozicion, ka mjete tek të cilat do të mund të disiplinohej Kurti. Përse nuk e bën ajo? Pjesë e përgjigjes është diçka që do të kemi rastin për t’a parë në muajt që do të pasojnë“, konkludon Vulletiq.