A i ka përmbushur Kosova kushtet për heqjen e sanksionve të BE? 

Kurti, Borelj i Lajčak
Burim: tviter

Përfaqësuesit e qeverisë në Prishtinë intensivisht lobojnë për heqjen e sanksionve të cilat Kosovës i’u vendosën nga Bashkimi Europian qershorin e kaluar, duke besuar se janë përmbushur kushtet që i ishin vendosur para tyre, konkluduar me mbajtjen e referendumit për shkarkimin e katër kryekomunarëve në veri. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, megjithatë besojnë se rreth përmbushjes së kushteve as që bëhet fjalë, ndërsa të krijohet përshtypja se masat ndëshkuese të BE nuk kanë qenë të dukshme vitin e fundit. 

Zëdhënësi i BE Peter Stano ka thënë në fillim të kësaj jave se raporti i përfaqësuesit të lartë të BE Zhozef Borelli rreth Kosovës është drejt finalizimit dhe se prej saj dhe prej vendeve anëtare varet heqja apo përforcimi i masave të vendosura ndaj Kosovës. 

Sipas disa thënieve të mediave brenda BE nuk ka konsensus nëse heqja duhet të jetë e menjëhershme apo graduale. 

Sanksionet apo “masat”, çka është termi në të cilën qëndron Brukseli, u vendosën në fund të qershorit të vitit 2023 pasi Prishtina nuk ndërmori hapat e nevojshëm për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Prej autoriteteve kosovare pritej pezullimi i operacioneve policore në afërsi të godinave komunale në veri të Kosovës, që kryetarët e katër komunave në veri të kryejnë përkohësisht detyrat nga lokacionet alternative dhe sa më parë të shpallnin zgjedhje të reja në të katër komunat. Masat kanë lidhje me ndaljen e vizitave dhe kontakteve me zyrtarët nga Kosova dhe bashkëpunimin financiar të BE me Kosovën.

Politikologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo Onlajn se asnjë prej kushteve të BE nuk është përmbushur.  
“Tërheqja e policisë speciale nga godinat komunale nuk ndodhi. Kjo u pa tani në kohën e votimit në veri për shkarkimin e kryekomunarëve në katër komuna, kur të gjitha ato objekte ishin të rrethuara nga policia speciale. Duhet që qytetarëve t'u mundësohej ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike dhe të votonin, ndërsa aty kishte polici speciale ku në fakt duhej t'i largonin fare për të mos i’u afruar atyre objekteve. Kishte pretendime se Kosova po tërhiqte policinë speciale në faza, megjithatë me të vërtetë nuk dihet se në çfarë përqindje është bërë kjo dhe përshtypja është se policia speciale ka mbetur aty” thotë Gogiq.

Përsa i përket kërkesës së dytë-që kryekomunarët të punonin në lokacione alternative, bashkëbiseduesi ynë konstaton se as ajo nuk është përmbushur, pasi kryekomunarët nga Mitrovica e Veriut dhe Lleposaviqi kanë punuar gjatë gjithë kohës nga objektet komunale, ndërsa kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut disa kohë kaluan jashtë ndërtesave komunale dhe më vonë u kthyen tek to.

"Kushti më i rëndësishëm ishte që të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës ndërsa kjo nuk ndodhi. U mbajtën referendume, por këto nuk ishin zgjedhje. Pra asnjë gjë nuk u arrit dhe kushtet nuk u përmbushën kështu që Borelli në raport nuk mund të thotë se u përmbushën“ thekson Gogiq. 
Ky i fundit shton dhe se para historive rreth heqjes së sanksioneve duhet të lind pyetja nëse ato janë zbatuar ndonjëherë. Sikurse kujton, masat nënkuptonin dy gjëra-ndërprerje të takimeve në nivel të lartë, si bilaterale dhe multietnike dhe ndërprerje të financimit të projekteve nga ana e Bashkimit Europian, por thotë se as njëra e as tjetra nuk u zbatuan.  

“Nuk egziston asnjë shembull të pezullimit apo anulimit të ndonjë gjëje, sepse dikush i’u referua atyre sanksioneve dhe tha 'për shkak të këtyre sanksioneve të BE Kurti apo Osmani nuk ftohen në ndonjë takim'“ bën të ditur Gogiq. 

Ekonomistët nga Prishtina mendojnë se Kosova po vuan humbje të mëdha financiare si pasojë e sanksionve të BE dhe vlerësimet e tyre rreth përmasave të humbjeve për këto 11 muaj variojnë nga 300 deri në 600 milionë euro, në formën e projekteve të parealizuara. Gogiq megjithatë thotë se nuk ka asnjë shembull të ndonjë projekti në Kosovë që është financuar nga BE dhe që është ndërprerë për shkak të sanksioneve.

“Për mua është e njohur se dhe projektet që financohen nga BE janë ende në vazhdim dhe se Kosova mund të aplikojë për projekte dhe fonde të ndryshme. Kjo vendosja e sanksioneve ishte thjesht formalitet dhe gjë retorike, kështu që heqja e sanksioneve do të ishte vetëm formale”, thekson ai.
Qeveria në Prishtinë, siç shton ai, me siguri do të donte të mund të shpallte se sanksionet u hoqën sepse kjo do të ishte për të pikë politike për të në kohën kur Kosova po përgatitet për zgjedhje.
Dhe diplomati Sreqko Gjukiq thotë se masat ndëshkuese të BE janë më shumë retorike sesa me të vërtetë sanksione politike dhe ekonomike. 

„Nuk e di as sesi ata e shikojnë. Ata u japin dorë Kurtit që ai të pranojë dialog konstruktiv, megjithatë ai është kokëfortë dhe atij nuk i vjen në ndihmë asnjë sanksion apo kërcënim. Për ta duket se e vetmja gjë që e ndihmon është kur amerikanët e largojnë nga pushteti dhe e detyrojnë në zgjedhje të reja”, thotë Gjukiq për Kosovo Onlajn.

Sikurse shton ai, njoftimet se sanksionet mund të hiqen, i interesojnë Kurtit pasi kjo do të thotë se ai nuk duhet të ndryshojë qëndrim.

“E para këtu është problemi: çfarë t’i heqësh, ndërsa e dyta nëse i hiqen masat, atëherë ky është shpërblimi për të, sepse asgjë nuk është bërë ndërkohë. Ai raport duhet të përmbajë atë çfarë Prishtina dhe Kurti kanë bërë konkretisht përshembull në planin e BKS, dinarit, problemet e çështjes së sigurisë... Raporti nuk mund të jetë aspak pozitiv, ndërsa duhet që dikujt t’i listohet heqja e sanksionve të paegzistueshme”, thotë Gjukiq.

Pyetjes nëse historia rreth heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës është tentativë që Kurti të bjerë dakord për ndonjë lloj bashkëpunimi, pasi javën e ardhshme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës pritet të votojë kërkesën e Kosovës për t'u pranuar në atë organizatë, bashkëbiseduesi ynë thotë se ka mundësi që dikush të mendojë se në këtë mënyrë do t’a shtyjë Kurtin të bëjë diçka që nuk e ka bërë më herët por ky është presion shumë i dobët.

“Ky është presion i dobët apo shantazh i dobët për diçka të madhe që duhet të bëjë, ndërsa për të krijimi i BKS është gjë jashtëzakonisht e madhe. Kjo është një lojë macja me miun dhe nuk besoj se do të jetë vendimtare as për Këshillin e Europës dhe BKS dhe për të gjitha lëvizjet e tjera që presin aty diku derisa me të vërtetë në mënyrë direkte edhe një herë Kurti të paralajmërohet tamam ashtu sikurse duhet dhe mund të paralajmërohet nga fuqitë e mëdha dhe Pesëshja. Kështu që për të është vizatuar qartësisht rruga që duhet të kalojë: nëse nuk formon BKS apo gjëra të tjera, se nuk ka asgjë nga Këshilli i Europës dhe besimi i komunitetit ndërkombëtar dhe se do të duhet të shkojë në zgjedhje” thekson Gjukiq. 

Për situatën e sanksioneve e shikon diçka më ndryshe profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu i cili thekson se do të ishte mirë të hiqeshin pasi ato godasin qytetarët dhe jo politikanët. 

„Fuqitë e mëdha duhet të llogarisin se kur dikujt i vendosin sanksione ato tangojnë tek qytetarët tek më të varfërit dhe jo ndaj qeverive. Qeveritë këtë e kapërcejnë dhe nuk do të tërhiqen nga disa politika që udhëheqin, a kanë gabuar apo jo kjo është çështje tjetër“ thotë Baraliu për portalin tonë. 

Ai megjithatë nuk është optimist se në Unionin Europian ka gatishmëri për këtë hap. Për heqjen e masave, thekson, duhet të egzistojë konsensus i të gjitha vendeve, por atë sikurse thotë, nuk ka.

"Qeveria kosovare nuk do të duhej shumë të mbështetet tek premtimet e vendeve të caktuara për heqjen e sanksioneve. Duke pasur parasysh trendet dhe atmosferën aktuale, fatkeqësisht nuk mendoj se sanksionet do të hiqen lehtë dhe shpejt. Duket se Gjermania dhe Franca nuk janë gati për këtë, ndërsa Amerika është e pavendosur, kështu që nga pesë vendet e Pesëshes, tre janë ose kundër heqjes së sanksioneve ose kanë abstenuar”, bën të ditur Baraliu.