A mundet Kosova përmes radhës në Nato?

Kosovo i Nato
Burim: Kosovo Online

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj uroi Suedinë për hyrjen në Nato duke thënë se Kosova mund të jetë anëtarja e ardhshme e saj. Zyrtarët e Prishtinës pambarimisht theksojnë se për ta është prioritet kyç jo vetëm anëtarësia në Unionin Europian por edhe përfshirja në këtë Aleancë. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn janë skeptikë që kjo do të ndodhë së shpejti. "Federata ushtarako-politike-Nato është forcuar me anëtarësimin e Suedisë si anëtare e 32-të. Shpresojmë se tashmë në radhë është Kosova!", ka thënë Haradinaj.

Dhe zyrtarët e Prishtinës theksojnë se për ta nën aderimin e BE, anëtarësimi në Nato është një prej prioriteteve kyçe.

“Qëllimi ynë për anëtarësi në Nato është i qartë dhe është bërë i ditur, ne përditë po shkojmë drejt këtij qëllimi. Ushtria që kemi është më e fortë se kurrë më parë”, ka thënë së fundi Albin Kuti.

A mundet Kosova përmes radhës në Nato?

Drejtori egzekutiv i Këshillit për Strategji Politike Nikolla Lluniq vlerëson për Kosovo onlajn

se nuk është e qartë nëse Kosova mund të jetë një nga anëtarët e ardhshëm të Nato, pasi nuk plotëson asnjë nga kushtet e nevojshme, përfshirë dhe në veçanti theksin e "raporteve të drejta ndaj pakicave kombëtare”.

Lluniq thotë se Aleanca është organizatë ushtarako-politike në të cilën vendimet merren me lonsensus, ndërsa neni 10 flet për mënyrën e hyrjes së anëtarëve të rinj të cilët duhet të përmbushin një sërë kriteresh politike, ekonomike dhe ushtarake.

“Ky duhet të jetë vend demokratik që bazohet në ekonomi tregu dhe që të ketë raport të drejtë ndaj pakicave kombëtare. Dhe kjo theksohet veçanërisht. Nëse kësaj i shtojmë kriteret ekonomike, që janë 2% e të ardhurave bruto kombëtare që duhet të ndahen për forcat e veta të armatosura, ndërsa kemi parasysh se Kosova nuk ka për tani ushtri, forcë të armatosur dhe pyetja është se kur do të ketë dhe në cilën strukture”, thotë Lluniq.

Ky i fundit është gjithashtu skeptik dhe sa do të zgjasë procedura për pranimin e Kosovës në Nato.

“Kosova nuk është vend partner i Nato-s. Nuk janë anëtarë të Partneritetit për Paqe. U duhet të formojnë ushtrinë e tyre, u duhet të bëhen anëtarë të Partneritetit dhe nëse dëshirojnë dhe nëse përmbushin kriteret për të hyrë në Planin e Veprimit të Partneritetit, atëherë shkohet tek procedura teknike: nga Letra rreth qëllimit, protokollet e anëtarësimit, ratifikimi në parlament çka mund të zgjasë deri në një vit”, vlerëson Lluniq.

Sipas këtij të fundit, deklaratat e zyrtarëve kosovarë se presin hyrje të shpejtë në NATO janë deklarata populiste që nuk bazohen në fakte, por ekskluzivisht janë drejtuar ndaj Sërbisë.

“Eksplicidisht nuk është e sigurt dhe as nuk do të ndodhë. Kjo është retorika politike, populiste që shfrytëzon paaftësinë e Sërbisë në të tilla shqetësime gjeopolitike e tektonike. Sërbia kërkon vendin e vet në politikën e jashtme të balancuar dhe një lloj neutraliteti ushtarak virtual që në këtë situatë është i paqëndrueshëm”, thekson Lluniq.

Ai shton se Prishtina ka qëllim të qartë që Sërbinë t’a prezantojë në bashkësinë ndërkombëtare si proksi lojtar rus.

“Kjo nuk duhet të injorohet dhe Sërbia duhet të angazhohet për të shumë qartë dhe me përkushtim. Që të bindim komunitetin ndërkombëtar se për ne liria dhe përkushtimi ndaj parimeve dhe vlerave europiane janë prioritare. Këtë zotim e kemi vendosur në nenin 1 të Kushtetutës së Sërbisë. Vendi ynë bazohet në parime të tilla”, beson Lluniq.

Ky i fundit thotë se për Sërbinë “përgjigja” më e mirë është që sa më parë të homogjenizojë politikën e vet të jashtme me BE.

“Ne nuk duhet të lejojmë çfarëdolloj destabiliteti në Ballkanin Perëndimor, i cili padyshim do t'i interesonte Prishtinës. Sërbisë dhe sërbëve kjo nuk do t’u interesonte në këtë moment” shprehet Lluniq.

Ky i fundit paralajmëron se Kosova prej vitit 2018 vendosi që në afatin 10 vjeçar të formojë forcat e veta të armatosura.

“Kështu që në vitin 2028 këto forca me shumë mundësi do të formohen. Se çfarë do të jenë, cila do të jetë struktura e tyre dhe cilat janë aftësitë, kjo do të varet nga Sërbia. Ndaj në negociatat rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, jam i bindur se duhet të diskutohen edhe aspektet e sigurisë dhe të ketë aspekt sigurie pasi duhet të dakordësohet nëse kjo do të jetë ushtri monoetnike apo ushtri shumëetnike. A do të kenë ata të gjitha aftësitë që dëshirojnë apo do të jenë të kufizuara aftësitë e tyre ushtarake. Si do të jetë struktura e tyre: a do të marrin pjesë sërbët në atë ushtri apo jo. Dhe në fund të fundit, sado e pabesueshme të tingëllojë kjo, a do të jetë Sërbia partner potencial apo për ne do të jenë armiq të përjetshëm”, përmbyll Lluniq.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi beson se situata aktuale e sigurisë mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në Nato dhe se parashikimi i tij është se kjo do të ndodhë në harkun e tri deri në pesë vite.

“Forcat e Sigurisë Kosovare janë në fazën e tranzicionit, zhvillimit, trajnimit dhe rritjes së numrit të pjesëtarëve dhe armatimit, rritjes së kapaciteteve. E gjithë kjo nën mbikëqyrjen e NATO-s. Por për të qenë anëtar një nga pengesat është se nuk është njohur nga katër anëtarët e kësaj Aleance. Ky është ai problemi i parë. E dyta është faza e pranimit në programin Partneriteti për Paqe, e cila i paraprin anëtarësimit të plotë”, tha Ibishi për Kosovo onlajn.

Parashikimet e tij janë se Kosova mund të pranohet në NATO për tre deri në pesë vjet, por shembulli i disa shteteve të Ballkanit Perëndimor tregon se mund t’i bashkohen Aleancës edhe para këtij afati.

“Besoj se situata e sigurisë, si globalisht ashtu edhe rajonale, mund t’a përshpejtojë fazën e pranimit, pra që anëtarësimi i Kosovës të vijë më herët. Disa anëtare të Ballkanit Perëndimor hynë në NATO dhe para kohe. Nuk përmbushën të gjitha ato standarte që Nato kishte precizuar rreth standartizimit të armatimit, pajisjeve, stërvitjes. Ndaj pritet që kjo të ndodhë pas përfundimit të fazës së tranzicionit të FSK” sqaron Ibishi.

Ky i fundit thekson se situata e sigurisë në rajon mund të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të plotë të Kosovës në NATO.

“Rrënimi potencial i paqes në rajon si pasojë e tendencës së Rusisë të zgjerojë konflikt në Ballkanin Perëndimor mund që në ndonjë të ardhme parashikuese të shkurtojë afatin e pranimit. Por, parashikimet e mia janë që procesi i pranimit të Kosovës në NATO do të zgjasë maksimumi tre deri në pesë vjet”, tha Ibishi.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq vlerëson për Kosovo onlajn pavarësisht njoftimeve dhe referimeve për mundësinë e precedentit, nuk egziston shansi që Kosova në të ardhmen e afërt të hyjë në NATO sepse do të ishte paradoksale që Kosova të hyjë në Nato para Sërbisë, ndërsa të tillë mundësi nuk do t’a lejonin dhe shumë anëtarë të Aleancës mes të cilave është dhe Spanja.

Ai është skeptik se NATO në rastin e Kosovës do të zbatojë procedura të veçanta.

"Procedurat janë sigurisht gjë marrëveshjeje, por deri tani për Nato ishte tabu. Konsensusi i të gjitha vendeve është fort i rëndësishëm, sepse NATO lindi në kohë të vjetra që funksiononte ndryshe. NATO nuk është organizatë mbikombëtare, por përbëhet nga tubimi i 32 shteteve, llogarit dhe Suedinë. Të gjitha këto janë vende sovrane, kanë politikën e tyre të jashtme dhe forcat e tyre të armatosura. Tabuja që ata me të vërtetë nuk do t’a kalojnë është konsensusi i të gjitha atyre vendeve. Si do t’a presin hyrjen e Kosovës në NATO nëse një nga anëtarët më të rëndësishëm është Spanja, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Kjo është pengesë përmes të cilës nuk mund të kalosh” beson Radiq.

Ai bën të ditur se Kosova shpreh ambicie të qartë për të qenë pjesë e NATO-s, por që dy pengesa janë kyçe.

E para është se kjo Aleancë, pa përjashtime të veçanta, nuk pranon vende që kanë probleme territoriale të pazgjidhura dhe e dyta është se do të ishte paradoksale të pritet që Kosova të hyjë në NATO para Sërbisë.

“Prej vitesh Sërbia ndodhet para portave të NATO-s, por në ato dyer nuk troket sepse nuk dëshiron anëtarësim. Dhe për këtë formula e përdorur nga fuqitë perëndimore është se neutraliteti ushtarak sërb nuk nënkupton pasivitet në komunikimin me NATO. Sërbia bashkëpunon dhe ka marrëdhënie relaksuese me NATO-n. Incidenti në Banjskë e shqetësoi deri diku atë, por ende është e qartë se qendra e bashkëpunimit të autoriteteve sërbe është e drejtuar drejt NATO kur është fjala rreth fushës mbrojtëse. Bashkëpunohet politikisht, tekniko-ushtarak, industria ushtarake sërbe bazohet në teknologjitë e prodhuara nga vendet e NATO-s dhe do të ishte mjaft paradoksale të pritej që Kosova të anëtarësohej në NATO para Sërbisë”, tregohet i qartë Radiq.

I pyetur nëse do të ishte “përjashtim i veçantë” për Kosovën mund të jetë model me të cilin Ukraina mund të hyjë në NATO, Radiq thotë se është joreale sepse, për shkak të rëndësisë së vet, Ukraina është një “temë më vete” në krahasim me temën e Kosovës.

“Sido që të tregojnë emocionet tona, Kosova është ende problem ballkanik, problem i hapësirës së ish-Jugosllavisë por jo problem global. Në situatë të tillë, nuk besoj se egziston gatishmëri në NATO që dikush të luajë me interesat e anëtarëve individualë që Kosovën nuk dëshiron t'a njohin dhe t'a pranojë për arsyet e veta politike”, thotë Radiq.

Ky i fundit shton se këto arsye nuk do të thotë se automatikisht dhe se bëhet fjalë për vende që kanë qëndrim miqësor ndaj Sërbisë.

“Këto nuk janë arsye që automatikisht nënkuptohen se janë miqësore me palën sërbe, por thjesht arsye pragmatike që nuk dëshirojnë të mbështesin çfarëdolloj forme separatiste duke mbrojtur interesin e ruajtjes së integritetit të vet”, vlerëson Radiq.

I pyetur se çfarë do të thotë hyrja eventuale e Kosovës në NATO për Sërbinë, analisti ushtarak thekson se kjo do të çonte në izolim shtesë dhe radikal.

"Kjo nuk do të ishte vetëm gisht tek syri, sesa kërcënim i hapur Sërbisë në situatën në të cilën ndodhet tani. Por, mendoj se jemi larg nga skenar i tillë për shkak të bashkëpunimit të hapur që autoritetet aktuale kanë me NATO-n”, konkludon Radiq.