Peligrinazhi në Kosovë: Besimi më i fortë se frika
Pavarësisht tensioneve në veri, por dhe incidenteve të shpeshta ndëretnike, gjatë vitit 2023 nuk u pakësua numri i pelegrinëve dhe turistëve që organizuan vizita në objektet e shenjta ortodokse në mbarë Kosovën. Interesimi më i madh ka qenë tek vizitat në manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, por edhe të Prizenit dhe Hoçës së Madhe. Vijon të jetë i dëshirueshëm për Vidovdanin më 28 qershor pasi ka më shumë besimtarë që dëshirojnë të marrin pjesë në festimet nëpër manastiret në mbarë Arqipëshkvinë rashko-prizrenase të KOS.
Përfaqësuesja e agjencisë së donacioneve të Arqipeshkvisë së Zhiçës “Jezh” Vishnja Kostiq thotë për Kosovo Onlajn se tensionet në veri nuk kanë ndikuar në interesin e besimtarëve dhe turistëve për të vizituar objektet e shenjta ortodokse në Kosovë, ndërsa shumica janë të kënaqur me Prizrenin dhe manastirin e Deçanit.
Kostiq thotë se interesimi për peligrinazhe janë shënuar përgjatë gjithë vitit 2023.
“Numri i besimtarëve që vizitojnë Kosovën e Metohinë nga përvoja jonë mbetet gjithmonë i madh dhe deri më tani nuk kemi vërrejtur ndonjë oshilacion tek interesi, kështu që objektet e shenjta sërbe që vizitohen gjithmonë meritojnë vëmendje të njëjtë dhe përherë ka interes të madh për to në Kosovë”, ka vlerësuar Kostiq.
Duke folur për periudhat gjatë vitit kur shumica e njerëzve janë të interesuar për pelegrinazhe, Kostiq thotë se besimtarët janë më të interesuar të vizitojnë vendet e shenjta gjatë festave fetare. Ajo thekson se në këtë kontekst veçohet muaji maj, kur festohet Shënjt Vasil Ostroshki, periudha rreth Miholditës dhe festa e Shënjt Stefan Deçanskit.
Kostiç thekson se turizmi i peligrinazhit është formë specifike e turizmit në të cilën secili prej besimtarëve në vende të ndryshme në kuptimin shpirtëror, gjen atë që "kërkon".
Ajo thotë se tek peligrinët, përshtypja më e madhe është tek Prizreni, ku mund të vizitojnë manastirin e Shënjtit Kryeëngjëll, por dhe kalanë e vjetër mbi qytetin e Kalaju.
“Më duket se Prizreni është kurora e udhëtimit, por nuk do të doja t’a veçoja si diçka që është përpara vendeve të tjera të shenjta. Turizmi i pelegrinazhit është formë specifike e turizmit dhe mendoj se çdokush prej nesh e përjeton atë çfarë gjen. Thjesht dikush mund të gjejë përvojën e vet shpirtërore në Deçan, dikush në Prizren, dikush në Graçanicë, dikush në Budisavci, të cilat nuk janë në rrugën e tureve të zakonshme. Kështu që e gjitha kjo është përjetim individual" përmbylli Kostiq.
Ndërkaq drejtoresha e Organizatës Turistike të Graçanicës Sandra Gjokiq thotë për Kosovo Onlajn se tensionet në veri janë pasqyruar negativisht tek numri i turistëve të cilët vizitojnë objektet e shenjta sërbe në Kosovë gjatë këtij viti, por konkretisht konflikti në Banjskë, nuk ndikoi mjaft tek vizitat në këtë komunë, pavarësisht se kjo ngjarje ndodhi në fund të sezonit turistik.
"Patjetër që egziston mundësia që tensionet në veri të Kosovës në shtator ndikuan tek turizmi, por këto zhvillime ndodhën në fund të sezonit kështu që mund të themi se sigurisht që kjo ngjarje shkaktoi pak interes tek vizitorët. Ashtu sikurse çdo tension tjetër që ndjehet në veri apo në përgjithësi në K&M patjetër që pasqyrohen tek numri i turistëve që vijnë në Kosovë" ka thënë Gjokiq.
Kjo e fundit thekson se numri më i madh i besimtarëve që vizitojnë Graçanicën, shënohet në festat kristiane, ndërsa këtë vit ashtu sikurse ishte dhe ky rast apo dhe i mëhershmi, më së shumti të ftuarit vijnë me rastin e kremtimit të Vidovdanit.
"Numri i turistëve patjetër po rritet kur bëhet fjalë për festat kishtare, e kështu që numri i turistëve më së shumti në Graçanicë, është me rastin e Vidovdanit. Kremtimi i Vidovdanit është më 28 qershor në Graçanicë dhe atëherë shënohet numër i madh i vizitorëve dhe fjetjeve në mbarë vitin. Mund të themi se numri i turistëve rritet kur kremtohen festat që kanë lidhje me Manastirin e Graçanicës, atraksionin më të madh turistik por gjithashtu edhe pasurinë më të madhe kulturore historike që e kemi këtu" ka thënë ajo.
Gjokiq thotë se të pasionuarit e turizmit fetar dhe peligrinët përveç Manastirit të Graçanicës kanë shfaqur interes të madh edhe për Manastirin e Shënjt Dhimitrit në Shushicë por edhe për kisha apo manastire që gjenden përreth.
Përveç Manastirit të Graçanicës dhe objekteve të tjera të shenjta, turizmi është i pranishëm edhe në lokalitetin tërheqës arkeologjik i Ulpjanës që gjendet gati 1 km larg nga komuna, por edhe manifestime të shumta kulturore.
“Përsa i përket vizitueshmërisë, në vend të parë është Manastiri i Graçanicës i cili ndodhet në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO, e më pas Manastiri i Shënjt Dhimitrit në Shushicë dhe interesante është dhe kisha e Shënjt Dhimitrit në Dobrotinë e cila ka pamje specifike ku gjendet nën tokë dhe që lindi në kohën e pushtetit turk" ka bërë të ditur Gjokiq.
Për arqiomoandritin Metodi (Markoviq) igumenin e një prej objekteve të lashta të shenjta sërbe, Manastirin e Pçinjski Prohorit, peligrinazhet veçanërisht në Kosovë janë "freskime dhe fortifikime shpirtërore" të cilat njëkohësisht janë dhe mbështetje e fortë shpirtërore për monahët, monahizmin por edhe për popullin që jeton aty.
“Udhëtimet e pelegrinazhit janë freskim dhe fortifikim shpirtëror dhe duke vizituar vendet e shenjta, ne vendosim qartë për ata që i vizitojnë. Vizitat në vendet e shenjta në Kosovë e Metohi për ne janë përcaktime të qarta se cilën perandori do t'i pëlqejmë. Ato janë edhe mbështetje shpirtërore për ata që vizitojmë që të qëndrojnë në këtë tokë të ndezur të shenjtë të lagur me gjakun e dëshmorëve”, thotë igumeni i manastirit të Pçinjski Prohorit.
Pyetjes nëse situata aktuale e sigurisë në Kosovë ka ndikuar në vizitën e besimtarëve në manastirin Pçinjski Prohorit, igumeni i këtij manastiri thotë se po ndodh e kundërta dhe se gjithnjë e më shumë besimtarë janë pikërisht nga Kosova.
“Sa i përket vizitës së besimtarëve dhe peligrinëve në manastirin e Pçinjski Prohorit, vazhdimisht është në rritje, veçanërisht pas kremtimit të dy jubilenjve të mëdhenj: 950-vjetorit të egzistencës së tij dhe 700-vjetorit nga restaurimi i manastirit nga ana Shënjt Mbretit Millutin. Në manastir vijnë besimtarë nga të gjitha anët, veçanërisht nga rajonet e afërta: Anëmorava e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Bullgaria... Në Manastirin tonë në periudhën verore mbahet shkolla verore për gjimnazistët por edhe për studentët mes të cilëve dhe nga Kosova e Metohia. Në manastir shërbehet përditë Liturgjia e Shenjtë, kështu që besimtarët tanë mund që përditë të marrin pjesë në meshat e shenjta, ndërsa në konakët e manastirit kemi rreth njëqind vende për qëndrim dhe fjetje” ka theksuar igumeni i manastirit arqiomandriti Metodi.
komentet