Përse Kurti druhet nga kthimi i mundshëm i Trampit në Shtëpinë e Bardhë?

Tramp i Kurti ilustracija
Burim: Kosovo Online

Ndonëse i dënuar me procedurë penale para gjykatës në Nju Jork, ish-presidenti amerikan Donald Tramp mund të kandidojë në zgjedhjet e nëntorit dhe kthimi i tij i mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, sipas fjalëve të kryeministrit kosovar Albin Kurti, shkakton “ankth në mbarë kontinentin si dhe në Kosovë”. Këtë droje të Kurtit analistët e interpretojnë në disa mënyra-si frikë për pozicionin e tij personal, dhe më pak se çfarë ndikimi do të kishin ndryshimet në administratën amerikane në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ndonëse pritet që Tramp të jetë më i rreptë në kërkesat e tij në zbatimin e marrëveshjeve.

Në retorikën e Kurtit rreth Trampit dëgjohet dhe mesazhi adresuar tek disa kryeqytete europiane: jemi në të njëjtën anë.

Dorëheqja e qeverisë së parë të Kurtit në vitin 2020 u iniciua nga Aleanca Demokratike e Kosovës në atë kohë partnere e koalicionit të Vetëvendosjes dhe fundin, besohet se e tërhoqi administrata e atëhershme amerikane e Tramp, prej të cilës kryeministri kosovar ndryshimin eventual në Shtëpinë e Bardhë sigurisht nuk do t’a dëshironte.

Megjithatë, duke pasur parasysh se si kryeministër në mandatin e dytë nuk festoi bashkëpunimin me administratën e presidentit Xhozef Bajden, mund të thuhet se ende qëndron konstatimi i portalit brukselas "Politiko" prej verës së kaluar-se Kurti ka arritur të pamundurën në politikën amerikane: konsensusin mes demokratëve dhe republikanëve, ku pika e marrëveshjes është se lideri kosovar është politikan kokëfortë dhe ndonjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të SHBA dhe BE për të arritur zgjidhje afatgjate për paqen mes Kosovës dhe Sërbisë.

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për Studime Europiane Millan Igrutinoviq beson se Albin Kurti "druhet për hallin e vet" dhe pikësëpari për pozitën personale dhe pozitën e partisë së vet në ruajtjen e pushtetit dhe se trembet nga presioni specifik amerikan ndaj tij, por me shumë gjasa mendon se gjithmonë mund të kërcënojë me zgjedhje të reja në të cilat, duke pasur parasysh situatën në Kosovë, me shumë gjasa do të ishte sërish partia kryesore në pushtet.

“Me këto shigjeta ndaj Trampit, ai tregon dhe një gjë tjetër-se është pjesë e rrjedhës më të gjerë europiane në të cilën ardhja e Tramp në pushtet ndiqet me ankth të mundshëm, me pritshmëri negative se çfarë do të bëjë ai, mbi të gjitha ndaj luftës në Ukrainë dhe më gjerësisht ndaj raporteve brenda aleancës së NATO. Të tilla deklarata, ai në fakt po i tregon shumicës së kryeqyteteve europiane: unë jam në të njëjtën valë sikurse ju”, thotë Igrutinoviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit është i mendimit se Kurtit pak i intereson pasojat e dialogut Beograd-Prishtinë nëse Tramp kthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi sikurse thotë, dialogu nuk i ngjason dialogut, por më tepër dialog mes Brukselit dhe Prishtinës dhe Brukselit me Beogradin.

"Rrallë kur ky dialog mes dy palëve që edhe kur takohen nuk arrijnë zgjidhje konkrete, sidomos jo të mira për komunitetin tonë në Kosovë. Dialogu me shumë gjasa nuk do të jetë në fokus të administratës së re të SHBA. Në skemën më të gjerë të gjërave, Europa me shumë gjasa do të jetë e varur në lidhje me Kinën”, vlerëson Igrutinoviq.

Ajo çka sikurse thotë, mund të ngrejë profilin e Kosovës, pra raportet beogradase-prishtinase është perceptimi se këtu mund të egzistojnë disa pika të lehta që mund të zgjidhen relativisht shpejt.

“Që të thuhet se: Bashkimi Europian këtë po e bën shumë ngadalë, kjo është joefikase, aty nuk po ndodh asgjë, hajde t’u tregojmë se jemi mjaft të fuqishëm dhe të aftë për të arritur ndonjë marrëveshje të re pas vitit 2020, pas asaj marrëveshjeje të Uashingtonit që nuk është marrëveshje formale-ligjore, por këto janë më shumë pika politike për diskutim dhe të cilat në realitet nuk u kuptuan në veçanti dhe as u realizuan. Por nëse është e mundur se në një periudhë relativisht të shpejtë pas ardhjes së administratës së re do të shfaqet si pikë suksesi që para opinionit publik amerikan të mund të valëvitet sikur të ishte ndonjë sukses i vogël i administratës së re, kjo është e mundur të operacionalizohet” thotë Igrutinoviq.

Për sa i përket politikës së jashtme amerikane në përgjithësi, në rastin e kthimit të Trampit në pushtet, bashkëbiseduesi ynë thotë se me gjasa do të mbajë me vete politikë më të orientuar drejt Kinës, më pak brenga për Europën dhe luftën në Ukrainë, por që kjo do të varet pjesërisht nga ndasitë personale brenda vetë administratës së re.

“Brenda kontekstit europian, natyrisht, tema ukrainase do të marrë shumicën dërrmuese të vëmendjes dhe energjisë politike, ndërsa Kosova, Sërbia dhe Ballkani Perëndimor me shumë gjasa do të jenë liga e tretë e interesave dhe brengave të administratës së ardhshme republikane, e cila në fakt nuk dallon shumë nga ajo që është sot”, thekson Igrutinoviq.

Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti thotë se raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk janë siç kanë qenë më herët se kryeministri Albin Kurti ndodhet nën presionin e administratës së Bajdenit dhe se kjo nuk do të ndryshojë as pas zgjedhjeve amerikane dhe nëse president i ri do të ishte Donald Tramp.

"Kurti nuk ka mbështetje të plotë të lidershipit aktual të SHBA apo të paktën kjo nuk është treguar. Fakti është se ai nuk po e dëshmon veten si kooperues dhe as lider që do të qëndrojë pas qëndrimeve të tyre politike. Për shkak të pengesave që Kurti krijoi, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA nuk janë sikurse ishin më herët, kështu që nuk pres ndonjë ndryshim”, thotë Hoti për Kosovo onlajn.

Për rastin e frikës së kthimit të Tramp rreth të cilës Kurti foli, Hoti thotë se nuk trembet vetëm Kurti por të gjithë liderët politik të vendeve anëtare të NATO.

"Kjo vjen për shkak të pozitës që Donald Tramp ka pasur në kohën e mandatit të tij të parë, veçanërisht përsa i përket detyrimeve dhe mbështetjen e NATO. Duke pasur parasysh këtë, të gjithë liderët europianë shprehën frikën e tyre se mandati i ardhshëm i Donald Tramp mund të krijojë ndonjë konfuzion mes fuqive të mëdha dhe nëse këto të fundit do të ishin nën ndikim të tillë, atëherë sigurisht që do të kishte pasoja për shtetet më të vogla, dhe atëherë është e qartë se edhe kryeministri i Kosovës gjithashtu do të ishte në pozitë shumë të rënduar së bashku me liderët e tjerë të shteteve të vogla. Sepse nëse Donald Tramp vjen në pushtet, situata do të jetë disi e paparashikueshme pasi askush nuk do t’a dijë saktësisht se cili do të jetë mandati apo struktura e NATO-s në të ardhmen”, thotë Hoti.

Rreth asaj në rast fitoreje të Trampit, administrata e tij do të vazhdonte aty ku e la me marrëveshjen e Uashingtonit sa i përket marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe sa do të fokusohej Uashingtoni në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, Hoti thotë se kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe Sërbisë.

"Definitivisht marrëveshjet e mëparshme do të vijnë në krye të rendit të ditës. Jo sikurse kanë qenë atëherë sepse rrethanat tashmë janë ndryshe. Më herët nuk kishte luftë në Ukrainë dhe as mes Izraelit dhe Hamasit dhe axhenda politike botërore ka ndryshuar, kështu që lidershipi politik do të ndjekë rrugën e re, por gjithmonë duke pasur parasysh dhe fokusuar tek Ballkani Perëndimor”, thotë Hoti.

Normalizimi ekonomik i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, për të cilin insistoi administrata e parë Trampit në të cilën Riçard Grenell ishte i dërguari i Tramp për dialog dhe sot sipas mendimit të këshilltarit të lartë të fondacionit ISAK Marko Savkoviq, do të ishte i nevojshëm aq më tepër që, siç thekson ai, shkëmbimi aktualisht nuk ekziston për shkak se mallrat sërbe janë të bllokuara, kurse dinari është hequr çka godet komunitetin sërb që jeton në Kosovë.

"Këtu fillimisht do të na duhej normalizimi. Me shumë gjasa çdo administratë, qoftë edhe ajo hipotetike, së pari do të insistonte tek kjo. Por sigurisht që do të prisja presion edhe më të madh ndaj Prishtinës. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është nën sanksione, masa kufizuese nga Bashkimi Europian dhe se kritikat që vijnë nga Amerika janë mjaft të forta. Kemi pasur së fundi vizitë të zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, e cila jo vetëm që nuk solli asnjë rezultat, por menjëherë pas kësaj është urdhëruar bastisja e Bankës së Kursimeve Postare, mbyllja e degëve të saja e kështu me radhë. Kështu që çdo administratë pasuese do të vazhdojë të insistojë tek zbatimi i marrëveshjes dhe ajo e Trampit me shumë gjasa do të vepronte më ashpër”, vlerëson Savkoviq për Kosovo Onlajn.

Nëse tek Kurti egziston ndonjë frikë për ardhjen e mundshme në pushtet të Donald Trampit, ajo është sikurse thotë Savkoviq, me shumë gjasa e justifikuar pasi Kurti nuk është në raporte të mira me administratën e tij të mëparshme e cila kontribuoi në rrëzimin e tij nga pushteti në qeverisjen e parë. Por shton se duhet të kihet parasysh se Kurti u kthye me qeverinë tjetër dhe se ka pozitë edhe më të fortë.

"Kur është fjala rreth qëndrimit në pushtet, këtu na duhet të zhvillojmë një lloj shfaqjeje se Amerika është e plotfuqishme dhe se ajo në çdo moment mund t’a ndryshojë qeverinë në Kosovë. Nuk është më kaq e thjeshtë. Kurti ka mbështetje të madhe. Ai paraqitet para qytetarëve si dikush që është, le të themi, sovranist, që forcon shtetësinë e Kosovës. Dhe kjo është politika që ka një numër të madh ndjekësish, jo vetëm në mesin e qytetarëve të Kosovës, por edhe në diasporë, e cila është shumë e fortë” thotë Savkoviq. Ky i fundit thekson se politika e jashtme e Amerikës kur është fjala për rajonin tonë dhe në rastin e ardhjes në pushtet të republikanëve dhe Trampit, nuk do të ndryshojë pasi tashmë ka ndryshuar në një masë në vitin 2017.  

“Atëherë u shkua drejt një lloj korrektimi të kursit të tyre në kuptimin se nisën intensivisht të kërkonin marrëdhënie partneriteti me Sërbinë, para së gjithash. Nëse shikojmë se si u zhvillua politika e jashtme amerikane pasi Tramp u zëvendësua nga Bajden, vurëm re se këtu nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Nuk duhet të themi që Amerika duhet të ndalë papritur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe të mbajë qëndrim tjetër në këtë këndvështrim. Por ajo çka Amerika tenton është se kupton qëndrimet e të dyja palëve. Përpiqet që sa të jetë e mundur të veprojë si ndërmjetës që kërkon zgjidhje, ndonjëherë më duket edhe më intensivisht se disa partnerë europianë. Është e hapur për iniciativa të reja, disa nga këto që propozon vetë, disa i mbështet, si Ballkanin e Hapur njëherësh dhe në fakt gjatë gjithë kohës po tenton të mbështesë procesin nën udhëheqjen europiane, i cili nuk po jep rezultate”, thotë Savkoviq.

Tramp kujtojmë, javën e kaluar u shpall fajtor për të 34 akuzat për falsifikim të librit të biznesit sesi fshehu pagesat për ish divin e pornografisë Stormi Daniels, ku është i pari president amerikan që është dënuar penalisht. Dënimi do të zbatohet më 11 korrik dhe do të duhet të qëndrojë në burg për katër vite ndonëse ata që janë dënuar me të njëjtat vepra penale kanë paguar gjobë në vend të qëndrimit në burg.