Rakoviq: Xhufka ka mbështetjen e Prishtinës, synimi është që KOS t’a dëbojnë përjetësisht nga K&M
Për rastin e pretendimeve të Nikolla Xhufkës që prezantohet si kryepeshkop ortodoks e të ashtuquajturës Kisha Ortodokse e Kosovës se kjo e fundit fitoi gjyqin ndaj Kishës Ortodokse Sërbe ku shqiptarëve ortodoksë u mundësohet rregjistrimi në këtë kishë, historiani Aleksandar Rakoviq tha se Xhufka me veprimet e tij ka mbështetjen e Prishtinës dhe se qëllimi i “separatistëve shqiptarë të Kosovës” është dëbimi përjetësisht i KOS.
Rakoviq theksoi se Prishtina, në bashkëpunim me aktorë të caktuar të huaj, fabrikoi plan me disa drejtime veprimi që synonin destabilizimin e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë dhe se njëri prej tyre është pikërisht Nikolla Xhufka të cilin e quajti "të vetëshpallur" dhe i cili beson se ka mbështetjen e institucioneve prishtinase.
"Kur ke edhe mbështetjen e institucioneve, atëherë mund të bësh çfarë të duash, veçanërisht për atë çka populli sërb në Kosovë e Metohi nuk e ka atë masivitet siç kishte në Mal të Zi, për të mbrojtur vendet tona të shenjta. Ndaj situata do të jetë e tillë që populli sërb të varet nga mbështetja e Perëndimit, ndërsa ngelet pyetja se sa të gatshëm do të jenë ata për të ndalur qëllimet e separatistëve në Prishtine", tha Rakoviq për Kosovo Onlajn.
Drejtimi tjetër i veprimit, thotë, është Kisha Katolike Romake e shqiptarëve në Kosovë e cila, sipas fjalëve të tij, është kundërshtare e rrezikshme.
“Me gjasa kjo bëhet për shkak të nevojave të tyre, sepse ata më shumë dëshirojnë të përvetësojnë vendet tona të shenjta mesjetare në Kosovë e Metohi. Egziston gamë e tërë ngjarjesh që kërcënojnë të destabilizojnë mbarë territorin dhe Sërbia nuk është në gjendje të reagojë ndryshe veçse përmes rrugës diplomatike e politike. Kjo tek sërbët në Kosovë e Metohi krijon pasiguri të madhe sepse ndodhen në situatë ku varen nga dikush tjetër dhe vullneti i tij i mirë dhe ky vullnet i mirë, fatkeqësisht, kryesisht nuk tregohet”, vuri në dukje Rakoviq.
Ky i fundit shtoi se çdo veprim i nxituar nga Beogradi zyrtar mund t’a komplikojë më tej situatën.
"Jo për faj të Beogradit, por sepse kërkohet faji i institucioneve sërbe si e si t’i dëmtojnë ata në Kosovë e Metohi. Synimi i Prishtines, pra i separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi, është që të dëbojnë përjetësisht Kishën Ortodokse Sërbe", tha Rakoviq.
Ky i fundit kujtoi tentativat e mëparshme përvetësuese të vendeve të shenjta sërbe në Kosovë.
"Është i njohur rasti në UNESKO në vitin 2015, kur humbën me dy vota. Këtë çështje nuk e ngritën më sepse nuk do të kishin shumicën, por, sikurse mund t’a shikonim përmes presioneve të ndryshme sistemike, punojnë për t’ua rënduar më shumë jetën sërbëve në Kosovë e Metohi, që njerëzit të largohen, të shpërngulen në pjesë të tjera të Sërbisë dhe sërbë të ketë sa më pak që të zbatojnë lehtësisht qëllimet e tyre-sekuestrimin e pronës së kishës, por edhe që sërbët nën presion të largohen nga Kosova e Metohija, ose të përsëritet diçka si viti 1998, 1999 apo 2004, pra konflikt i armatosur dhe dhunë totale ndaj popullit sërb", konkludoi Rakoviq. Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase më herët njoftoi se Xhufka, i cili e paraqet veten si peshkop ortodoks, në një intervistë me Kosova Press sikurse bëri të ditur dëshmoi një sërë pretendimesh të pavërteta për Kishën Ortodokse Sërbe, si dhe deklarata që, sipas vlerësimit të Arqipeshkvisë mund të përmbajnë elementë të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore, fetare apo etnike.
Në njoftim bëhet e ditur se nëse institucionet kosovare respektojnë me të vërtetë detyrimet kushtetuese e ligjore për mbrojtjen e barabartë të të gjitha bashkësive fetare, "këto deklarata nuk mund të kalojnë pa u shqyrtuar".
0 komentet