Zyra për K&M: As pas 27 vitesh nuk ka drejtësi për kositësit e vrarë nga Stari Gracko
Si sot në vitin 1999, katërmbëshjetë sërbë të pafajshëm nga fshati Stari Gracko u vranë
brutalisht në fushë ndërsa bënin punë në arrë. Kaluan 27 vite nga krimi që ndodhi para fytyrave të forcave ndërkombëtare dhe askush nuk ka mbajtur ende përgjegjës për martirizimin e kositësve, njofton Zyra për Kosovë e Metohi.
Krimi ndodhi në fshatin Bujancë, 20 kilometra në jug të Prishtines, kur 14 banorë të Stari Grackos u vranë gjatë punëve bujqësore, pas korrjes dhe mbledhjes së drithit.
Sulmi ndodhi në mbrëmje disa minuta pas orës 21:00 të 23 korrikut të vitit 1999.
U vranë: Milovan Jovanoviq (1969), Jovica Zhiviq (1970), Radovan Zhiviq (1967), Andrija Odalloviq (1967), Sllobodan Janiqijeviq (1965), Mile Janiqijeviq (1957), Novica Janiqijeviq (1981), Momçillo Jani ijeviq (1946), Stanimir Dekiq (1955), Bozhidar Dekiq (1947), Sasha Cvejiq (1973), Ljubisha Cvejiq (1939), Nikolla Stojanoviq (1936) dhe Miodrag Tepshiq (1951).
Më i riu mes tyre ishte 17 vjeçari Novica Janiqijeviq.
„Ideologjia e urrejtjes që motivoi terroristët që në mënyrë mizore u morën jetën këtyre sërbëve të pafajshëm deri më sot fatkeqësisht, është ende e njohur në praktikën politike të aktorëve të panumërt në Prishtinë, çka prej vitesh për pasojë ka heqje sistematike të të drejtës së votës së popullit sërb në Kosovë e Metohi”, theksohet nga Zyra për K&M.
Vrasësit nuk u gjetën dhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë e mbylli çështjen.
“Kujtojmë se ky krim monstruoz ndodhi para syve të forcave ndërkombëtare, të cilat nuk e penguan tërbimin e terroristëve dhe nuk i mbrojtën bashkatdhetarët tanë, si në rastin e shumë vrasjeve të tjera të sërbëve. Deri më sot, autorët e këtij krimi nuk janë sjellë para drejtësisë, ndërsa hetimi është mbyllur për shkak të mungesës së supozuar të provave, por shteti i Sërbisë do të vazhdojë t'i kujtojë me nderim dhe t'u shprehë respekt viktimave, por dhe të vazhdojë të kërkojë që autorët dhe nxitësit e kësaj masakre të tmerrshme ndaj sërbëve të gjejnë edhe ndëshkime", theksohet.
Bëhet fjalë për një nga krimet më të mëdha ndaj sërbëve në Kosovë qysh nga ardhja e forcave ndërkombëtare.
Krimi ndodhi dhjetë ditë pas ardhjes së ushtarëve ndërkombëtarë. Stari Gracko atëherë ishte nën kontrollin e kontingjentit britanik të KFOR.
Ushtarët britanikë kryen hetim dhe identifikuan autorë të mundshëm mes shqiptarëve, por për hetuesit e UNMIK të dyshuarit u zhdukën pa gjurmë.
EULEKS, pasi mori përsipër çështjen nga UNMIK, mbylli hetimin për shkak të mungesës së provave, megjithëse gjatë hetimit tek një prej shqiptarëve të dyshuar, u gjet pistoletë që i përkiste njërit prej sërbëve të vrarë.
"Familjet dhe miqtë e kositësve të vrarë sërbë meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë, dhe zbardhjen e këtij krimi dhe krimeve të tjera ndaj sërbëve është detyrim human e civilizues që sot janë më përgjegjës për krijimin e.politikës dhe klimës shoqërore në Kosovë e Metohi” konkludon Zyra për K&M.
0 komentet