Rakoçeviq: Xhufka është falsifikator emri i të cilit as duhet përmendur, nuk ka fituar asnjë gjyq ndaj KOS
Shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq u shpreh se shtetasi i Shqipërisë Nikolla Xhufka qe veten e prezanton si peshkop ortodoks, nuk ka fituar asnjë gjyq ndaj Kishës Ortodokse Sërbe (SPC), pavarësisht pretendimeve që ka shprehur nëpër media çka sikurse kujton, e konfirmoi dhe Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase. Ai shton se fjala është për një “falsifikator i nivelit rajonal”, emri i të cilit as nuk do të duhet përmendur.
Rakoçeviq beson se Xhufka duhet të quhet me atë çka sipas fjalëve të tij është-falsifikator.
“Ky njeri nuk ka promovim negativ. Përmendja e emrit të tij në kontekstin negativ e pozitiv, paraqet veçse promovim. Ndaj ky grup ngatërrestarësh, mashtruesish e falsifikatorësh duhet të quhet sekt që përpiqet të hyjë në sistem, të bëhet pjesë e tij dhe të pranohet, që të tjerët t’a njohin dhe që pushteti politik në Kosovë të drejtohet drejt tij” tha Rakoçeviq për Kosovo onlajn.
Theksoi se Xhufka së bashku me një numër të vogël që e ndjekin, ndodhen në konfuzion të plotë terminologjik, kishtar e shpirtëror.
"Ky konfuzion arriti kulmin në njoftimin e fundit, kur flasin për 'Kishën Shqiptare të Kosovës'. Thelbi në të është se përpiqen t'i afrohen ndjenjës së shqiptarisë, e cila pothuajse identifikohet me fenë tek disa shqiptarë. Shqiptaria si fe është një nga motivet e këtij mashtruesi dhe falsifikatori i cili tenton të mbledhë sa më shumë ndjekës. Rreziku egziston sepse është treguar se entitetet në zhvillim kanë nevojë të krijojnë organizatat e tyre, kushtimisht të thëna, shpirtërore. Nuk është hera e parë që në stacionet e policisë apo institucione të tjera regjistrohen sekte të tilla, të cilat autoritete të caktuara më vonë mund t'i aktivizojnë, mbështesin dhe t'i shndërrojnë në projekt që, në perspektivë mund të bëhet ndonjë lloj institucioni zyrtar. Megjithatë, në këtë rast fjala është për njerëz krejtësisht të margjinalizuar e shfaqje të margjinalizuara", tha Rakoçeviq.
Ai vlerësoi se nuk është e qartë se si duhet të duket regjistrimi i besimtarëve.
"Kjo nuk është në përputhje me asgjë që funksionon në këtë botë. Besimtarët i përkasin kishës, besojnë dhe ndiejnë përkatësinë por nuk regjistrohen. Kush duhet t'ju regjistrojë tani që të jeni në bazë të atij regjistrim të krijoni institucionin tuaj, që më pas do të pretendonte vendet e shenjta që kanë egzistuar me pronarët e tyre për një mijë vjet?" pyeti Rakoçeviq.
Ky i fundit theksoi se nuk egziston asnjë vendim që Xhufka fitoi ndaj KOS.
"Gjithçka në atë njoftim dhe në mbarë performancën është plotësisht e sajuar. Ashtu sikurse u sajua pretendimi se kisha e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal në Rakitnicë u përket shqiptarëve dhe se sërbët e uzurpuan atë. Mes shqiptarëve dhe para luftës, kisha quhej 'kisha e Llazarit' sepse, sipas traditës e ndoshta dhe fakteve historike, trupi i Princit Llazar pas Luftës së Kosovës kaloi një natë aty. Fjala është për kishë të bukur në kodrat mbi Podujevë. Sot jemi në geto dhe enklava dhe vendet tona të shenjta janë larg nesh, por nuk i kemi humbur dhe as nuk i braktisëm. Ato janë të lidhura organikisht me ne, na përkasin vazhdimisht qysh nga krijimi i tyre e derimë sot”, tha Rakoçeviq.
Ky i fundit shtoi se rreziku nga grupe të tilla egziston derisa emrat e tyre përmenden madje dhe në kontekstin negativ.
"Ky është grup që tenton të bëhet sekt e më pas të bashkojë qëndrimet politike, ideologjike e kombëtare dhe t'i shndërrojë në pushtet. Këtu nuk ka asgjë tjetër", konkludoi Rakoçeviq.
Nikolla Xhufka shtetas i Shqipërisë që e paraqet veten si peshkop ortodoks, tha në intervistë tek Kosova Press se e ashtuquajtura Kisha Ortodokse e Kosovës fitoi çështjen gjyqësore ndaj Kishës Ortodokse Sërbe (KOS), kështu që tani shqiptarët ortodoksë mund të regjistrohen në atë kishë.
Menjëherë reagoi Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase e cila tha se Xhufka paraqiti një sërë pretendimesh të pavërteta për Kishën Ortodokse Sërbe (KOS), se deklaratat e tij mund të përmbajnë elementë të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike.
Arqipeshkvia kujton se Xhufka nuk është dhe nuk ka qenë kurrë prift i KOS, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë apo ndonjë kishe kanonike ortodokse.
Me rastin e pretendimeve të Xhufkës se KOS humbi çështjen gjyqësore ndaj organizatës së tij dhe se para gjykatës vërtetoi se kisha mesjetare në Rakitnicë nuk i përket KOS, Arqipeshkvia thotë se bëhet fjalë për të "pavërtetë absolute".
"Kisha Ortodokse Sërbe kurrë nuk ka nisur ndonjëherë dhe nuk ka qenë kurrë palë në ndonjë mosmarrëveshje civile me zotin Xhufka, organizatën e tij ose ndonjë person të lidhur me të. Nuk egziston asnjë vendim gjykate me të cilin Kisha të ketë humbur diçka në favor të tij", thuhet në deklaratë.
0 komentet