Ambasadori gjerman: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijojë

Rajner Rudolf Klan Kosova 19 07 2026
Burim: Klan Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Rajner Rudolf tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijojë dhe vlerësoi se dialogu është i rëndësisë thelbësore për stabilitetin e rajonit.

Në emisionin “Info magazin“ në televizionin Klan Kosova, Rudolf tha se Gjermania ka investuar mjaft përpjekje në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kur flasim për stabilitetin rajonal, Gjermania ka investuar mjaft tek dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë” tha Rudolf.

Duke folur rreth Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023, e cila u përgatit bashkërisht nga Gjermania dhe Franca, ambasadori gjerman tha se dokumenti nuk u nënshkrua për shkak të refuzimit të Sërbisë, por që palët për të ishin dakordësuar verbalisht në Ohër.

"Kjo është bazë për punën e nevojshme e të veçantë të Bashkimit Europian sesi të vijojë dialogu", tha Rudolf.

Sipas fjalëve të tij, disa pjesë të marrëveshjes tashmë janë zbatuar dhe si shembull përmendi formimin e Komisionit për Personat e Zhdukur.

"Disa pika janë zbatuar, megjithëse jo në tërësi. Për shembull, Komisioni për Personat e Zhdukur, i cili u formua disa muaj më parë, rezultoi nga ai proces", tha ambasadori gjerman.

Rudolf foli dhe për perspektivën europiane të Kosovës, duke vlerësuar se për përparim drejt Bashkimit Europian, është e nevojshme të formohen sa më parë institucione me mandat të plotë. 

"Nevojitet të përcillet sinjal për bashkëpunimin tonë dypalësh dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian. E rëndësishme është të tregojmë se egzistojnë institucione stabile që mund të punojnë në axhendën europiane. Ky është vendim kombëtar që do të ndikojë në atë që Kosova mund të arrijë në marrëdhëniet me BE dhe çfarë mesazhi u përcjell aleatëve të vet", tha Rudolf.

Duke folur për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ambasadori gjerman theksoi se Kosova ka të drejtë të presë përparim në rrugën europiane, por që ky status nuk duhet të shikohet si çmim.

"Di që Kosova me të drejtë pret vendim për statusin e kandidatit. Megjithatë, statusi i kandidatit nuk është çmim apo medalje që e merr pasi fiton garën sportive. Kjo është vetëm hyrje në punën serioze të përgatitjes për anëtarësim në Unionin Europian. Për këtë nevojiten institucione me mandat të plotë", tha Rudolf.

Ky i fundit shtoi se nuk i takon atij të japë këshilla politike ndonjë partie, por të inkurajojë sa më parë formimin e institucioneve.

"Puna ime është që, kur të mundem, të inkurajoj formimin e institucioneve dhe të tregoj se çfarë mund të arrijmë së bashku nëse kemi bashkëbisedues me të cilët mund të punojmë", tha ambasadori gjerman.

Duke folur për situatën politike në Kosovë, Rudolf vlerësoi se problemi nuk lidhet me individët apo partitë politike, por me nevojën për të siguruar stabilitet më të madh institucional.

"Institucionet egzistojnë, Kushtetuta funksionon, egziston qeveri me mandat teknik dhe sistemi funksionon. Por në kuadër të këtij sistemi, nevojiten zgjidhje politike që duhet të gjenden", tha Rudolf.