Akuzat për krime lufte si mjet presioni ndaj sërbëve-a mund të ndryshojë diçka raporti i OSBE?
Raportin e OSBE për ndjekjen e procedurave gjyqësore sipas të cilit 88% e rasteve që ndiqen ndaj sërbëve për krime lufte kanë përfunduar me dënime, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, e vlerësojnë si korrekt dhe të balancuar, duke bërë të ditur se merret me problemet thelbësore. Njëkohësisht paralajmërojnë se nuk presin që publikimi i tij të çojë në ndonjë ndryshim. Gjithashtu tregojnë dëmin e gjykimeve në mungesë, por edhe mënyrën se si të tilla procedura përdoren si formë presioni politik mbi sërbët.
Shkruar nga: Velko Nestoroviq
Pasi Kuvendi i Kosovës në vitin 2022 miratoi ndryshimet në Kodin Penal të cilat mundësuan ndërmarrjen e gjykimeve për krime lufte edhe në mungesë të të akuzuarve, u pasua me ngritje të një numri të madh aktakuzash ndaj sërbëve.
Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, gjatë vitit 2025, u zhvilluan procedura penale në "50 raste ndaj 154 pjestarëve të forcave sërbe, të akuzuar për krime lufte".
Prej nisjes së këtij viti, janë dhënë disa dënime. Në një nga rastet e rralla që përfundoi me lirim nga akuzat, ishte ai i Dragan Ristiqit nga Gjakova ku u lirua nga të gjitha akuzat.
Ristiq u arrestua më 25 shkurt 2025 në vendkalimin administrativ të Jarinjës dhe më 18 mars 2026 u lirua nga akuzat. Avokatja e tij, Jovana Filipoviq, pohoi që në fillim se në këtë rast kishte ndryshim të dukshëm të identitetit. Ristiq kaloi më shumë se një vit në paraburgim.
Avokat Ljubomir Pantoviq tha për Kosovo onlajn se raporti i OSBE rreth monitorimit të procedurave gjyqësore në rastet e krimeve të luftës është absolutisht korrekt, i balancuar dhe se preku thelbin e problemit.
Pantoviq thotë se ajo çka për të është veçanërisht interesante është ajo çka se në këtë raport është çështja e hapur që ai dhe kolegët e tij prej vitesh e kanë theksuar në sallat e gjyqit në Prishtinë, ku gjykohen krimet e luftës dhe këto janë aktakuzat ndaj të pandehurve jo-shqiptarë, kryesisht sërbë, janë absolutisht përgjithësuese dhe jo preçize.
"Prej tyre nuk mund të shikoni se për çfarë akuzohet konkretisht i pandehuri, çfarë bëri dhe në çfarë mënyre ajo çka bëri përbën krim lufte. Aktakuzat janë jo preçize, të paqarta, në çdo këndvështrim shumë të këqija. Shembulli i fundit është aktakuza për Banjskën. Kush e ndoqi atë gjyq mund të shikonte se aktakuza ishte tërësisht kaotike, e pasaktë dhe e paqartë prej së cilës nuk mund të konfirmohej se çfarë bërën të pandehurit në Banjskë, të pranuar nga ana e gjykatës, pas së cilës i’u lexuan dënimet më të ashpra. Gjithashtu dhe problemet e tjera që trajtoi raporti janë të pranishme në të gjitha gjyqet-ngadalësia e procedurave, paraburgimi i gjatë dhe gjykimet jo-objektive. Këto nuk janë gjyqe të drejta ku nuk respektohet e drejta e të pandehurit për gjykim të drejtë, as e drejta për vendim gjyqësor që duhet të bazohet në prova e fakte", sqaron Pantoviq.
Juristi i Fondit për të Drejtën Humanitare Amer Alija thotë për Kosovo onlajn për rastin e raportit të OSBE për gjykimet e krimeve të luftës, se askush nuk mundet që të akuzohet apo dënohet në pazë të provave të tërthorta apo jo mjaftueshëm të qarta dhe thekson se përgjegjësia individuale nënkupton se dihet saktësisht se çfarë ka bërë konkretisht personi.
"Në raportin e OSBE, shfaqen disa gjetje dhe rekomandime drejtuar institucioneve kompetente. Një nga rekomandimet ka lidhje në atë që aktakuzat duhet të jenë më preçize kur është fjala për përgjegjësinë individuale e të akuzuarit. Është e sigurt që është një nga gjetjet dhe rekomandimet e sakta, sepse përgjegjësia penale individuale duhet të konfirmohet në bazë të veprimeve konkrete të të akuzuarit. Askush nuk mund të akuzohet apo dënohet në bazë të provave të tërthorta apo jo mjaftueshëm të qarta. Përgjegjësia individuale nënkupton të dish saktësisht se çfarë ka bërë personi. Sigurisht, ajo çka thuhet në aktakuzë nuk do të thotë që gjykata këtë do ta pranojë automatikisht", spegon Alija.
Ai njëkohësisht kujton se si në Gjykatën e Lartë, ashtu dhe në Gjykatën e Apelit kanë rrëzuar vendimet në raste të caktuara pikërisht sepse përgjegjësia individuale dhe veprimet konkrete nuk ishin speguar mjaftueshëm saktë.
"Ndaj, ky rekomandim i OSBE është i justifikuar dhe gjyqësori kosovar duhet t’a vlerësojë, pra të ngrejë aktakuza vetëm kur egzistojnë prova direkte që lidhin të akuzuarin me veprime konkrete penale", thotë ai.
Rreth asaj se madje 88% e procedurave përfunduan me dënime, Alija kujton se tre vjet më parë hyri në fuqi Ligji për Gjykimin në Mungesë.
"Prej hyrjes në fuqi e deri më sot, janë ngritur 27 apo 28 aktakuza në mungesë, të cilat përfshijnë më shumë se 130 pjestarë të forcave sërbe. Mundësia e ngritjes së aktakuzave në mungesë sigurisht që ka ndikuar në rritjen e numrit të të akuzuarve për krime lufte. Vitet e fundit, pothuajse të gjitha aktakuzat janë ngritur ndaj pjestarëve të forcave sërbe. Nëse krahasojmë periudhën që përfshin raporti i OSBE me periudhën e mëparshme, kur UNMIK dhe EULEKS kishin juridiksion, shikojmë se atëherë akuzat u ngritën ndaj pjestarëve të të dy palëve në konflikt. Nëse vështrojmë periudhën prej fundit të luftës, nga viti 1999 deri më sot, gjyqësori kosovar në fakt, ka dhënë më shumë vendime kundër pjestarëve të UÇK. Arsyeja për këtë është se pjestarët e forcave ushtarake e policore sërbe, nuk ishin në dispozicion të prokurorisë, policisë dhe organeve të tjera të gjyqësorit kosovar. Ndaj në atë periudhë kanë qenë më shumë dënime kundër pjestarëve të UÇK sepse atëherë ka qenë e detyrueshme prezenca e të pandehurit në gjykim. Tani egziston mundësia e gjykimit në mungesë për të cilën është rritur numri i të aktakuzave ndaj pjestarëve të forcave sërbe” thotë bashkëbiseduesi ynë dhe thekson se Fondi për të Drejtën Humanitare nuk mbështet gjykimet në mungesë, sepse i dënuari, nëse është i arrestuar, ka të drejtë të kërkojë rinovimin e procedurave dhe gjykim të ri nga fillimi”, tha Alija.
Amer Alija thotë se Sërbia ka nisur të ndërmarrë procedura dhe të gjykojë në mungesë.
"Nëse ky trend vazhdon, do të kemi drejtësi vetëm në letër, por jo drejtësi të vërtetë për viktimat, sepse të dënuarit nuk do t'i vuajnë dënimet e tyre. Gjithçka do të mbetet në procedurat formale gjyqësore."
Pyetjes se sa raste të pazgjidhura të krimeve të luftës ndaj sërbëve ka, Alija thotë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, pavarësisht përkatësisë etnike, duhet të proçedohen dhe vetëm kështu rajoni ecën përpara.
"Nga ana tjetër, kemi rreth 10,000 viktima dhe civilë të pafajshëm që u vranë gjatë luftës apo vazhdojnë të jenë të zhdukur. Nëse politikanët apo dikush tjetër mohon krimet e luftës, ky nuk është mesazh i mirë dhe në rrethana të tilla, vështirë të flitet për të ardhme bazuar në bashkëpunim e pajtim. Drejtësia tranzicionale nuk nënkupton vetëm gjyqe. Ajo përfshin edhe mekanizma të tjerë-dëmshpërblime për viktimat e luftës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, edukimin e të rinjve bazuar në fakte të sakta rreth ngjarjeve të së kaluarës, si dhe mekanizma të tjerë të drejtësisë tranzicionale, mbi të cilat duhet të punohet në mënyrë të barabartë dhe njëkohësisht", tha Amer Alija.
Avokati dhe ish-prokurori ushtarak Dragan Pashiq për Kosovo Onlajn thekson se të drejtat e të akuzuarve u shkelën qysh në nisje të procedurës, sepse nuk u sigurua prania e tyre dhe aq më pak e drejta për të pyetur dëshmitarët, pasi marrja në pyetje direkte është me rëndësi kyçe.
“Nuk egziston kontakt mes avokatit të vendosur nga gjykata dhe të akuzuarit dhe kjo me një fjalë, është kolaps i procedurës së provave, sepse procedura kompletuese e provave bazohet në deklaratat e vjetra të dëshmitarëve që janë bërë gjatë kohës së UNMIK apo EULEKS”, thotë Pashiq dhe bën të ditur se nuk pret që, pas raportit të OSBE të ketë ndonjë ndryshim apo reformë thelbësore në gjyqësorin kosovar si në aspektin e procedurës ashtu edhe në zbatimin e të drejtës materiale” thotë Pashiq.
Bashkëbiseduesi ynë tërheq vëmendjen në atë që ndjekja penale shfrytëzohet si mjet politik për të ndalur kthimin e sërbëve të zhvendosur.
"Është duke u zbatuar modeli kroat. Sikurse e dimë, parim i tillë ishte i pranishëm në Kroaci. Pritshmëritë e mia janë që numri i procedurave të tilla të vazhdojë të rritet. Po dalim nga kuadri ligjor dhe kjo lloj sjelljeje shkon përtej kuadrit ligjor dhe do të thoja, hyn në fushën e letërsisë. Ky është një proces i pastër kafkian. Gjykohen njerëz që nuk e dinë se përse po gjykohen. U caktohen avokatë nga gjykata që përfaqësojnë formë të thjeshtë statistikore. Thirrjet përcillen me postë të thjeshtë në vend të kanaleve zyrtare ndërkombëtare. Çfarë është tjetër veçse një absurditet kafkian, kur bëhen gjyqe false me ligje false? Do të pajtoheni se vetëm Kafkës i shkonte në mendje t’a shkruante këtë në romanin e tij Procesi", sqaron ish-prokurori ushtarak.
Duke folur rreth asaj se përse ndonjëherë duket se bashkësia ndërkombëtare "shmang vështrimin" nga raste të tilla, Pashiq thekson se duket se fjala është për interes politik, sepse ndikimi politik tek Prishtina është i padiskutueshëm.
0 komentet