Frojnd: Marrëveshja Artemis çel kapitull të ri të bashkëpunimit mes Sërbisë dhe SHBA
Bashkëpunëtori i Fondacionit “Heritixh” në Uashington Majkëll Frojnd u shpreh se nisja e dialogut strategjik mes Sërbisë dhe SHBA paraqet zhvillim domethënës në raportet dypalëshe të të dy vendeve dhe se dialogjet strategjike janë të rezervuar për partnerët që dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin, transmeton RTS.
Frojnd tha se bëhet fjalë për për më shumë sesa takime rutinore diplomatike.
“Dialogjet strategjike janë të rezervuar për partnerë që dëshirojnë thellimin e bashkëpunimit gjatë kohës dhe ofrojnë kornizë për shtrirjen e lidhjeve në fusha të ndryshme sikurse shkenca, energjitika, teknologjia, inovacioni etj”, beson Frojnd.
Ky i fundit thekson njëkohësisht se dialogu strategjik i dy vendeve përcjell mesazh të qartë se janë të përkushtuar për thellimin e partneritetit dhe fokusimit për të ardhmen e përbashkët.
Sipas fjalëve të tij, një nga aspektet më emocionuese të këtij zhvillimi është vendimi i Sërbisë për t'iu bashkuar marrëveshjes Artemis të NASA të cilat pajtohen në përdorimin dhe eksplorimin paqësor dhe të përgjegjshëm të hapësirës.
"Egziston dhe lidhje historike e jashtëzakonshme, sepse një shekull më parë Mihajllo Pupin, shkencëtar i madh sërbo-amerikan, u bë një nga themeluesit e Komitetit Kombëtar Këshillimor për Aeronautikën, grup që më vonë u rrit tek NASA", tha Frojnd për RTS.
Ky i fundit shtoi se Sërbia, me përfshirjen në marrëveshjen Artemis, në shumë mënyra po rilidhet me trashëgiminë që Pupin ndihmoi të krijohej më shumë se 100 vjet më parë.
"Presidenti Aleksandar Vuçiq meriton çmim të madh për udhëheqjen e politikës së jashtme që përpiqet të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare të Sërbisë dhe t’a pozicionojë vendin në krye të teknologjive të reja. Dhe ministri Marko Gjuriq meriton çmim për përpjekjet energjike diplomatike në nisjen e fazës së re të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA", thotë Frojnd.
Gjithashtu vëren se dialogu strategjik dhe pranimi i Sërbisë në marrëveshjet Artemis tregojnë se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit gjithnjë e më shumë fokusohen jo tek e kaluara, por tek mundësitë që sjell e ardhmja.
“Ky është zhvillim mjaft pozitiv për Sërbinë, por dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për të gjithë ata që besojnë se dialogu, bashkëpunimi dhe partneritetet e forta ndërkombëtare mund të kontribuojnë në ndërtimin e të ardhmes më të begatë dhe paqësore”, konkludon Frojnd.
0 komentet