Projektligji për pronat publike-Shpata e Demokleut mbi komunat në Kosovë, veçanërisht atyre sërbe
Ndërsa vëmendja e opinionit publik është drejtuar tek tentativat për formimin e institucioneve dhe transferimit ndërpartiak të përgjegjësisë, disa tema të tjera të rëndësishme duket se mbeten në plan të dytë, sikurse është Projektligji për Pronën Publike, i cili u kritikua seriozisht nga Shoqata e Komunave të Kosovës. Por nuk shqetësohen vetëm në vetqeverisjet vendore me shumicë shqiptare. Miratimi i atij akti, në formën në të cilën është tani para publikut, do të çonte praktikisht në zhdukjen e komunave sërbe, paralajmërojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.
Shkruar nga: Jelena Milenkoviq
Ndaj Projektligjit për Pronën Publike, kundërshtime serioze ka përcjellë Shoqata e Komunave të Kosovës, nën vlerësimin se akti, nëse do të miratohej siç parashikohet tani, do të shkelte autonominë vendore dhe do t'u merrte komunave të drejtën e pronave.
Është veçanërisht e diskutueshme që, sikurse speguan, Projektligji parashikon që komunat nuk do të jenë më pronare të pronës komunale, por vetëm përdorues ose menaxherë të saj.
Kjo shoqatë, duke kundërshtuar përpjekjen për të centralizuar pronën publike, i ka adresuar kërkesa Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, duke përfshirë që komunat "të njihen shprehimisht si pronare të pronës komunale, të hiqet dispozita sipas së cilës Republika e Kosovës është pronare e vetme e të gjithë pronave publike dhe që kuvendet komunale të ruajnë të drejtën për të vendosur për transferimin, shkëmbimin dhe dhënien me qira të pronës komunale".
Ligji për pronën publike do të zbatohej për të gjitha komunat në Kosovë, përfshirë dhe ato me shumicë popullsie sërbe, në të cilën ndajnë shqetësimet e Shoqatës dhe paralajmërojnë se një akt i tillë, do të thoshte që komunat sërbe do të pushonin së egzistuari.
Kurti dëshiron të minimizojë rëndësinë e komunave
Kurti dëshiron të minimizojë rëndësinë e komunave
Këtë e tha kryekomunari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, duke speguar se transferimi i pronës komunale në nivelin qëndror, do të thoshte që Komuna do të duhej të kërkonte pëlqimin e nivelit qëndror për çdo projekt infrastrukturor ose çdo investim të planifikuar-nëse mund të zbatojë projekte të caktuara në një copës toke.
"Albin Kurti në territorin e Mitrovicës së Veriut tashmë po zbaton disa nga synimet e tij, nga niveli qëndror, duke anashkaluar tërësisht komunën, lidershipin e saj dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Po ndërmerr disa projekte infrastrukturore duke mos pyetur dhe mos kërkuar leje. Mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse një ligj i tillë do të miratohej dhe hynte në fuqi", tha Radojeviq për Kosovo Onlajn.
Ndaj nuk ka dyshim se miratimi i një ligji të tillë, do të nënkuptonte se komunat me shumicë sërbe do të pushonin së egzistuari.
"Dhe kjo është gjendja faktike. Albin Kurti me mbarë lëvizjet e tij, tenton të zvogëlojë rëndësinë e komunave, veçanërisht komunave me shumicë sërbe, para së gjithash në veri", tha Radojeviq.
Ky i fundit vëren se edhe para këtij Projekti për pronën publike, firmat në pronësi shoqërore, sikurse “Trepçe Jug” apo kompania “Ibar-Lepenac”, papritmas kërkojnë troje të caktuara pa bazë ligjore, vendim gjyqësor dhe pa pëlqimin e komunave, nën forcë policore.
"Me fadroma shembin dhe marrin troje. Kështu që miratimi i një ligji të tillë, do të ishte kurorë për Albin Kurtin, i cili do t’a transferonte atë pak pronë që posedojnë komunat në nivelin qëndror dhe komunat nuk do të mund të dispononin fare me pronën e tyre", tha Radojeviq.
Tregon dhe se miratimi i ligjit në formën e saj momentale, do të ishte në kundërshtim direkt me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, si dhe me Konventën Europiane.
“Por qëllimi është më se i qartë-marrja e plotë e kompetencave nga komunat e veçanërisht komunave me shumicë sërbe, të cilat faktikisht do të pushonin së egzistuari”, konkludoi Radojeviq.
Pushteti qëndror dëshiron kontroll të plotë
Se si do të dukej në praktikë ai ligj, mund të merret me mend nga shembulli i Komunës së Graçanicës, Qeveria e Kosovës dy vite më parë tashmë i ka konfiskuar 13 ha truall.
Konkretisht, Qeveria e Kosovës para dy vitesh miratoi vendimin me të cilin përvetësoi truallin në vendbanimin Padalishte, në pronësi të Komunës së Graçanicës, dhe i’a ndau atë shoqatës "Jetimët e Ballkanit" për ndërtimin e Qendrës për fëmijë dhe të moshuar me autizëm, sindromën Daun dhe invaliditet.
Komuna i’u drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila disa herë shtyu masën, por në fund arriti në konkluzionin se nuk kishte asgjë të kontestuese dhe ishte në përputhje me Kushtetutën.
Petar Gjorgjeviq nga Organizata Joqeveritare "Graçanica e re aktive" tha për Kosovo Onlajn se pushteti aktual dëshiron që të ketë kontroll të plotë në territorin e mbarë Kosovës dhe se vetqeverisja vendore nuk pyetet sesi do t’i vendosin në dispozicion pronën e tyre dhe tokën që tani është në pronësi të tyre
Masë e tillë, shton ai, tregon qartë pikërisht shembullin e Komunës së Graçanicës.
"Mendoj se me këtë ligj Qeveria tenton disi të legalizojë vendime sikurse në të ardhmen prona e komunave, jo vetëm me shumicë sërbe, por edhe e të tjerëve, të menaxhohet në mënyrën që dëshirojnë autoritetet në Kosovë", tha Gjorgjeviq për Kosovo Onlajn.
0 komentet