Sanksionet e BE në fushatën zgjedhore në Kosovë: A mundet që masat ndëshkuese të ndikojnë tek rezultati i Vetvendosjes?
Masat ndëshkuese që Bashkimi Europian i vendosi Kosovës në qershor të vitit 2023 për shkak sikurse u tha për mosmarrjen e hapave nga ana e Prishtinës për de-eskalim në veri, vijojnë të jenë në fuqi ndërsa u bërën “armët” kryesore të opozitës në fushatën elektorale që po zhvillohet. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn vlerësojnë se sanksionet e BE kanë ndikim negativ si në diplomaci ashtu dhe në ekonominë e Kosovës por që nuk do të kenë shumë ndikim në rezultatin zgjedhor të Vetvendosjes qeverisëse.
Shkruar nga: Milena Miladinoviq
Masat ndëshkuese të BE nënkuptonin që Unioni të pezullonte punën e të gjitha grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë dhe ato nga IPA (Instrumenti i përdorimit të paraantarësisë në BE) dhe kornizën e investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, Kosova nuk mbeti jashtë Planit të Rritjes, instrument europian ku Kosovës i ishte caktuar 888 milionë euro.
Qeveria në Kosovë shfrytëzoi çdo mundësi për t'i bërë thirrje BE që të heqë sanksionet, përveç fushatës parazgjedhore që nisi së fundi, e cila tek Vetvendosja qeverisëse dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, është bazuar në retorikën e ashpër rreth Sërbisë, por dhe opozitës kosovare.
Nga ana tjetër, sanksionet e BE janë bërë arma kryesore e partive opozitare në tubimet elektorale. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn mendojnë se masat ndëshkuese kanë ndikim negativ në ekonominë kosovare, por që nuk do të kenë ndikim të madh në fitoren e Vetvendosjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kurti zvogëlon ndikimin e sanksioneve të BE
Analisti politik Artan Muhaxhiri ka opinionin se sanksionet e BE do të kenë ndikim negativ tek Vetvendosja në zgjedhjet kosovare dhe se opozita do të mund t’a shfrytëzojë këtë në favor të saj.
Muhaxhiri beson se sanksionet e Bashkimit Europian tashmë kanë patur ndikim të keq në Kosovë ndonëse kryeministri kosovar Albin Kurti nuk dëshiron t’a pranojë këtë.
“Ai do të dëshironte të minimizonte ndikimin negativ, por e vërteta është se Kosova është në një farë mënyre e izoluar nga marrëdhëniet normale politike me BE dhe anëtarët kryesorë të Unionit. Mendoj se do të jetë avantazh i madh për opozitën sepse ata do t’a shfrytëzojë këtë në zgjedhje. Më e rëndësishmja që përmendet, është se Kurti tani nuk ka asnjë spegim dhe as strategji se si do të luftojë dhe mbahet me sanksionet në të ardhmen, madje dhe nëse fiton mandat të ri. Kjo e vendos atë në pozitë mjaft të keqe. Megjithatë, ky ishte vendimi dhe strategjia e tij, sepse ai donte të përdorte populizmin në vend të politikës racionale” tha Muhaxhiri për Kosovo Onlajn.
Ai shtoi se sanksionet më shumë do të prekin ata zgjedhës që mendojnë racionalisht kur zgjedhin se për kë do të japin votën e tyre në qendrat e votimit.
“Kjo sigurisht që do të ketë ndikim shumë të madh tek zgjedhësit që mendojnë dhe votojnë racionalisht. Zgjedhësit që për çdo çmim votojnë Kurtin, do t'i qëndrojnë besnik, por ata që mbajnë racionalitetin dhe votojnë për të në zgjedhjet e fundit, tashmë do të mendojnë nëse Kurtit do t’i ofrojnë shans të ri apo jo” konkludoi Muhaxhiri.
Pasoja negative
Profesori për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës Afrim Hoti gjithashtu beson se sanksionet e BE ndaj Kosovës, do të ndikojnë negativisht në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi qëllimi politik i Kosovës është integrimi në Bashkimin Europian.
“Duke qenë se integrimi në BE është në krye të axhendës politike dhe njëkohësisht kemi sanksione nga BE, vijnë dy kontradikta për klasën politike në Prishtinë dhe në këtë kontekst, do të kemi pasoja negative për zgjedhjet“, ka thënë Hoti për Kosovo onlajn.
Ai shtoi se, përveç sanksioneve të BE, ndikimi negativ tek rezultati i zgjedhjeve, mund të ketë dhe raportet me fuqitë ndërkombëtare.
“Sanksionet e BE, por edhe raportet e Kosovës me fuqitë e tjera ndërkombëtare, në radhë të parë me SHBA si aleatin më të rëndësishëm të Kosovës, do të ndikojnë në zgjedhje. Kjo sigurisht që do të ketë ndikim negativ tek zgjedhjet në Kosovë”, konkludoi Hoti.
Sanksionet e BE “armë” në zgjedhje
Nga ana tjetër bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq vlerëson se sanksionet që BE i ka vendosur Prishtinës për shkak të mosmarrjes së hapave për de-eskalim, nuk do të ndikojnë dukshëm në rezultatin politik të Vetvendosjes në zgjedhjet e afërta parlamentare.
Pavkoviq beson se opozita kosovare eventualisht mund të shfrytëzojë çështjen e sanksioneve të BE si "armë" kundër Vetëvendosjes dhe t'i paraqesë si pasoja të përkeqësimit të marrëdhënieve të qeverisë aktuale me aleatët e Kosovës, por që ato nuk do të jenë të rëndësisë vendimtare për rezultatin zgjedhor dhe ndryshimin e pushtetit në Kosovë.
“Opozita ka armë të mirë në duar sepse mund të fajësojë qeverinë aktuale dhe partinë qeverisëse për reputacion të keq, për prishjen e marrëdhënieve me partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, sepse do t'ju kujtoj se jo vetëm që BE vendosi masa kufizuese ndaj Kosovës, por këtë e bëri dhe SHBA. Dhe këto u vendosën nga administrata në largim e Xhozef Bajdenit e cila ishte shumë e favorshme për Kosovën. Kështu që kjo është arma që opozita mund t’a shfrytëzojë në fushatë, megjithatë, për shkak të qasjes së Prishtinës ndaj Planit të Rritjes, disi ajo paketë sanksionesh ka rënë në plan të dytë dhe nuk janë të pranishme në fushatë dhe çështja është sesa do të jetë opozita e aftë në përdorimin e tyre në fushatë, pra sa do të jetë në gjendje Vetëvendosje të anulojë masat kufizuese në fushatë dhe t'i vendosi ato në akt" tha Pavkoviq për Kosovo Onlajn.
Megjithatë, bën të ditur se masat ndëshkuese të BE, nuk do të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Sikurse konstaton, sanksionet nuk kanë atë potencial që të çojnë deri në ndryshimin e qeverisë.
“Opozita mundet që në ndonjë masë t'i shfrytëzojë ato për fushatën e vet, por ato nuk mjaftojnë në vetvete për të sjellë tronditje në skenën politike në Kosovë”, theksoi Pavkoviq.
Ky i fundit thotë se masat ndëshkuese nuk kanë treguar rezultate sepse Prishtina refuzoi të dëgjojë këshillat e BE dhe nuk çuan tek de-eskalimi.
Masat kufizuese të cilat janë ende në fuqi, kanë dy komponentë, kujton ai, duke shtuar se i pari është ekonomik dhe i dyti politik.
Përsa i përket komponentit ekonomik, ajo paketë masash kufizuese, nënkupton ngrirjen dhe bllokimin e qasjes në një pjesë të fondeve të para-anëtarësimit në Prishtinë, ndërsa paketa e dytë e masave i referohet ndalimit të takimeve mes liderëve të rangut të lartë në Prishtinë dhe liderëve të BE, spegon Pavkoviq.
Megjithatë, sipas vlerësimit të tij, si komponenti i parë dhe ai i dytë, ishin mjaft të pasuksesshëm, duke pasur parasysh se Kosova është përfshirë në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe se edhe Vjosa Osmani si presidente e Kosovës dhe Albin Kurti si kryeministër janë takuar dhe patur vizita zyrtare me përfaqësues të shteteve anëtare, duke nisur nga Gjermania, përmes Kroacisë e deri në Estoni.
Pavkoviq kujton se zyrtarët e Kosovës prej fillimit të vendosjes së sanksioneve, kanë lobuar tek vendet e BE për heqjen e tyre, duke theksuar se fjala është rreth masave të ashpra dhe të padrejta.
Ndasitë në qëndrime për çështjen e heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës brenda BE, thotë ai, e zvogëlon edhe më shumë efektivitetin e këtyre masave kufizuese.
“Nga ana tjetër, këto masa në Prishtinë janë karakterizuar si të padrejta dhe zyrtarët e Kosovës kanë lobuar për heqjen e tyre. Mes shteteve anëtare, nuk egziston qëndrim i njëjtë nëse këto masa duhet të mbeten apo hiqen çka në vetvete redukton suksesin e tyre” konkludon Pavkoviq.
Ndikim i paktë në rezultatin zgjedhor
Dhe koordinatori programues i Fondacionit BFPE për Shoqëri të Përgjegjshme Stefan Vlladisavljev, beson se sanksionet nuk do të degradojnë popullaritetin në të cilën kryeministri kosovar Albin Kurti ka përfituar përmes vendimeve dhe veprimeve populiste.
Vladisavljev thotë se ndonëse sanksionet janë një lloj shprehje e pakënaqësisë së Perëndimit ndaj mënyrës së Kurtit në menaxhimin e administratës prishtinase, nuk kanë shkaktuar dëme konkrete duke pasur parasysh efektet praktike shumë të kufizuara që ato patën pas vendosjes.
“Ajo çka diku karakterizon mënyrën e qeverisjes së Kurtit, është qasje populiste që mbi të gjitha orjentohet ndaj popullatës shqiptare në Kosovë që mbështet qeverisjen e Kurtit. Ai nuk dallon nga populistët e tjerë si në rajon ashtu edhe në nivel global dhe fakti është se për popullatën që e mbështet Vetëvendosjen dhe mbështet të tillë mënyrë qeverisjeje, sanksionet edhe nga partnerët më të mëdhenj janë të papërfillshme. Pra, ato masa nuk luajtën rol shumë të madh në degradimin e tij politik dhe rënien e popullaritetit që pati, sepse mbi të gjitha se kjo në radhë të parë duke zbatuar masa populiste të caktuara në territorin që ka pushtet, tashmë është në mandatin e plotë" thotë Vladisavljev për Kosovo onlajn.
Sikurse përmendi, opozita do të tentojë të shfrytëzojë masat kufizuese si adut ndaj partisë aktuale qeverisëse në Kosovë, pasi sanksionet paraqesin element që tregon marrëdhënie jo të favorshme mes administratës në Prishtinë dhe administratës në Uashington.
Megjithatë, sikurse vlerëson, në Kosovë mbretëron nje lloj dyshimi se në cilën mënyrë administrata e re amerikane do të operojë ndaj autoriteteve në Prishtinë.
Administrata e re amerikane do të ketë edhe më pak mirëkuptim për hapat e caktuara nga qeveria prishtinase nëse i ka zbatuar derimë tani njëanshmërisht, spegon ai.
“Kjo patjetër do të jetë mesazh tjetër, nëse me këtë lloj administrate që historikisht ka qenë tradicionale e favorshme me popullsinë shqiptare në Kosovë, mendoj për administratën demokrate, nuk keni patur raporte më të mira me atë çfarë e pret me administratën e re republikanet. Marrëdhëniet duhet të vendosen në një mënyrë konstruktive në periudhën e ardhshme pasi administrata Tramp të vijë në pushtet”, tha ai.
Rithekson se Kurti, pavarësisht nga marrëdhëniet ndërkombëtare, do të marrë më së shumti vota falë çështjeve të karakterit lokal të bazuara në raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve. E gjithë mënyra e komunikimit të Kurtit, është fokusuar në çështje që nuk janë të natyrës ndërkombëtare, por të natyrës lokale dhe kanë të bëjnë me popullatën shqiptare dhe marrëdhëniet me popullsinë sërbe në territorin e Kosovës. Si pasojë e kësaj mund të shfrytëzohen si mesazh por që në pjesën më të madhe të votave të tij, ai do t’i marrë tek çështjet e politikës së brendshme" konkludoi Vladisavljev.
Humbjet 1 miliardë euro
Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agim Shahini theksoi se me masat ndëshkuese që janë në fuqi në Kosovë, nuk mund të shpresohet integrimi, ashtu sikurse sanksionet e BE ndaj Kosovës kanë patur ndikime të mëdha në shumë drejtime-nga ato ekonomike deri tek diplomatike.
Parë nga aspekti ekonomik, bën të ditur Shahini, humbjet nga masat e BE janë më shumë se 1 miliardë euro.
“Humbjet ekonomike janë më shumë se 1 miliardë euro, e më pas politike pasi Kosova nuk u bë anëtare e asnjë organizate, nuk mori as ndonjë njohje nga ndonjë vend. E njëjta edhe në diplomacy ku kemi mjaft pengesa diplomatike nga fuqitë e mëdha. Kosova me sanksionet që ka nuk mundet që të integrohet” ka thënë Shahini.
0 komentet