Turneu ballkanik i Kurtit: Mesazhe Beogradit, Brukselit apo zgjedhësve në Kosovë?

balkanska_turneja_aljbin_kurti
Burim: Kosovo Online

Sarajevë, Zagreb, Lublanë, e sërish në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti “turneun e vet ballkanik” e mbyll të premten në shtëpi në seancën e përbashkët kuvendore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn ishte “udhëtim” i padiskutuar paraelektoral. Në dilemë kanë patur "shenjat para rrugës"-a kanë qenë më tepër të drejtuara drejt Beogradit, Brukselit apo zgjedhësve në vigjilje të 9 shkurtit.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Heqja e njëanshme e vizave për shtetasit e B&H prej 1 janarit ka qenë mesazhi i parë rajonal i Kurtit e deklaruar në Sarajevë.

I dyti ka qenë edhe më konkret.

“Ashtu sikurse Sërbia bllokon Ballkanin Perëndimor, ashtu dhe Republika Sërbe bllokon Bosnjë-Hercegovinën dhe mban pas një shtet të tërë për frikën e vet”, ka thënë Kurti në shoqërinë e mikpritësve, anëtarëve bosnjak dhe kroat të Presidencës Trianëtarëshe të B&H, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq.

Anëtari i tretë dhe kryesuesja e-Presidencës Tripalëshe të B&H Zhelka Cvijanoviq jo vetëm që nuk ish e pranishme, por as që nuk do të vinte pasi B&H zyrtarisht nuk e njeh Kosovën. Albin Kurti pak bën që keqtrajton sërbët në Kosovë, por tani vjen dhe helmon më shumë raportet në Bosnjë-Hercegovinë çka me këtë vizitë u dëmtua më shumë” vlerësoi Cvijanoviq.

Por reagimet nuk kanë munguar as prej Sërbisë.

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha se vendimi i anëtarëve të Presidencës Denis Beqiroviqit dhe Zhelko Komshiqit që pritën Kurtin si përfaqësues të Kosovës, “është thellësisht kundër parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektimit të ndërsjelltë mes Sërbisë dhe B&H dhe shemb raportet fondamentale mes këtyre dy vendeve”.

Mesazhi i tretë erdhi nga Zagrebi dhe ishte edhe më konkret.

"Për gati dy shekuj në Sërbi, ka patur vetëm dy vite demokraci. Sërbia nuk është shtet demokratik aty nuk respektohen të drejtat humane dhe të drejtat e pakicave” ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me gazetarë me kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq.

Në Slloveni pati shumë më pak politikë dhe shumë kulturë.

Kurti vizitoi ekspozitën rreth shtëpisë së familjes shqiptare Bruti dhe njëkohësisht mori pjesë në promovimin e librit “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrës” ku mblodhi përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe shoqata nga Sllovenia, Kroacia dhe Italia.

Ka patur dhe takim zyrtar, ndonëse në kafene.

Në njërën prej tyre Kurti bisedoi me zv kryeministrin slloven dhe ministrin e punës, familjes dhe çështjeve sociale Luka Mesec.

“Në takim ishte diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Sllovenisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit si dhe rreth rolit të diasporës kosovare në forcimin e urave mes dy popujve” bëhej e qartë në deklaratë.

“Zona ndikuese“

Turneu ballkanik i kryeministrit kosovar Albin Kurti është tentativa e tij në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, të konsolidojë aleatët kosovaro-shqiptar dhe veten t’a paraqesë si lider lokal, vlerëson Petar Doniq nga Rruga e Tretë e Re.

“Ai tenton që veten t’a ofrojë si lider nga rajoni, duke komunikuar me shtete të ndryshme dhe tenton të shfrytëzojë funksionin e tij kryeministror për qëllime parazgjedhore”, deklaron Doniq për Kosovo onlajn. Turneun e Kurtit e shikon si tentativë që më 9 shkurt të ripërsërisë rezultatin e vitit 2021 kur formoi qeverinë me partitë nga komunitetet minoritare.

“I gjithë turneu i tij është pasqyruar me këtë bojë parazgjedhore” ka thënë Doniq në bisedë për Kosovo onlajn.

Beson se qëllimi i Kurtit është të "konsolidojë fuqinë e vet" dhe zgjerojë “zonën ndikuese".

“Ai patjetër po tenton të konsolidojë fuqinë e vet. Sigurisht kjo është në interes të tij, ai këtë bën prej fillimit. Tani tenton të zgjerojë zonën e vet ndikuese dhe sigurisht që aty ka disa efekte. Se çfarë efektesh do të ketë, kjo sigurisht që do të shikohet në periudhën pasuese dhe tek vetë zgjedhjet” beson Doniq.

Ky i fundit sqaron se pas zgjedhjeve do të mësohet nëse arriti të ndryshojë perceptimin kur është fjala rreth marrëveshjeve europiane, por dhe raporteve me SHBA.

“Emërimi i kabinetit të Tramp, emërimi i Grenellit si këshilltar special dhe aktiviteteve të tjera që do të kryejë Amerika, sigurisht që do të kenë ngjyrë pak më të ndryshme nga koha e administratës së Bajdenit. E tashmë, çfarë efekti do të ketë kjo tek qeverisja e Kurtit, është çështje se si do të kalojë ai në gjedhje. Nëse arrin të bëjë koalicion pa konçesione, të jetë sërish në pozitë për të fituar shumicën plus partinë e pakicës, kjo nuk do t’a pengojë që të vazhdojë të udhëheqë pushtetin në Kosovë. Nga ana tjetër, nëse do të ketë rezultat më të keq dhe duhet të bëjë kompromise, kjo do të ketë dinamikë krejtësisht tjetër”, beson Doniq.

Duke komentuar mesazhet që Kurti përcolli prej Sarajevës, Zagrebit dhe Lubjanës, ky analist thotë se nuk dallojnë nga retorika e deritashme.

“Ato ishin mesazhe kritike drejtuar dhe ndaj Sërbisë. Ato në periudhë të shkurtër kohore ishin të koncentruara përmes këtij turneu, por këto mesazhe nuk dallojnë mjaft nga mesazhet që janë dërguar permes viteve të mëparshme. Këtë rast do t’a vëzhgoja si përpjekje të Kurtit për të konsoliduar aleatët tradicionalë kosovaro-shqiptarë në mbledhjen e mbështetjes për fushatën e tij aktuale dhe sigurisht, në mes të rishpërndarjes së kartave për sa i përket Amerikës, sepse është mjaft e pasigurt se si kabineti Tramp do të luajë me çështjen ballkanike” thekson Doniq.

Imazhi dhe prova

Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri shkon hap më tej duke vlerësuar se turneu ballkanik i kryeministrit kosovar Albin Kurti, duhet të interpretohet si tentativë për të treguar se pavarësisht ajo çka ka mjaft problem në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, mbi të gjitha me SHBA dhe BE, ai nuk e ka humbur ndikimin politik.

“Kurti ka mjaft probleme me komunitetin ndërkombëtar. Ai nuk mundi të krijonte raporte të mira me SHBA. Ndërsa prej BE mori sanksione. E vetmja mënyrë për të treguar imazhin e vet, është të bëjë diçka përmes vizitave dhe projekteve rajonale” tha Muhaxhiri për Kosovo onlajn.

Kurti është i vetëdijshëm që Kosova nuk mund të avancojë pa ndihmën e aleatëve ndaj dhe në të tilla rrethana politike, pohon Muhaxhiri, tenton të japë maksimumin e vet sesi të vendosë bashkëpunim të ri me vendet e rajonit.

“Nuk mund të shkojë në Uashington, nuk mund të shkojë lehtë në Bruksel apo Paris, Berlin..., dhe ndaj po tenton kështu çka shkon tek vendet e rajonit për të treguar imazhin e vet dhe sesi të tentojë të vendosë bashkëpunime të reja. Sidoqoftë ky lloj turneu është i pakrahasueshëm sepse njerëzit në Kosovë dinë që nuk është njësoj të shkosh në Uashington apo Berlin apo në Sarajevë apo Zagreb. Por ky është plani i tij për të ndryshuar imazhin e vet” spegon ky analist.

Mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, gjithashtu e shikon si tentativë për të rregulluar raportet e këqija politike.

“Kur është fjala rreth ndërtimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, ai nuk ka marrëdhënie të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ka shumë konflikte politike, sidomos kur është fjala rreth Ballkanit të Hapur, por edhe tema të tjera”, beson Muhaxhiri.

Ky i fundit kujton se në mënyrë të ngjashme, kryeministri kosovar tentoi të involvohej në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.

“Pra, çeli mjaft fronte politike, por mendoj se i vetmi synim dhe angazhimi i tij, do të jetë përmirësimi i raporteve me SHBA dhe BE. Kjo është gjëja themelore, sepse pa përmirësimin e këtyre raporteve, nuk mund të bëhet asgjë e rëndësishme në të ardhme të afërt për Kosovën”, konkludoi Muhaxhiri.

Lojtarët rajonalë

Bashkpunëtori i Institutit për Studime Europiane, Dushan Iliq, beson se “turneu ballkanik” i kryeministrit Albin Kurti duhet vëzhguar si tentativë për të përcaktuar “pozitën gjeopolitike” të Kosovës në prag të ardhjes së administratës së re amerikane, ndaj zgjodhi "lojtarët rajonalë" që derimë tani kanë drejtuar politikë proshqiptare.

“Albin Kurti në prag të ardhjes së administratës së re në Uashington, po tenton të konfirmojë politikat e veta dhe mund të themi lirshëm dhe pozicionet gjeopolitike të ashtuquajtura shtetërore në Prishtinë. Sigurisht sikurse dhe më parë, mbështeten tek ata lojtarë rajonalë që udhëhoqën politikë proshqiptare, pra politikë antisërbe. Adresa më e mirë për diçka të tillë janë pikërisht ish-republikat jugosllave të cilat së bashku me separatistët shqiptarë kosmetas, asistuan në shpërbërjen e ish shtetit të Jugosllavisë. Në këtë kontekst do të vlerësoja vizitat e tij në Zagreb dhe Lubjanë, por dhe ato jozyrtare në Sarajevë e cila deri diku, të paktën në tentativë, ishte zyrtare”, tha Iliq për Kosovo onlajn.

Duke komentuar seancën e ardhshme të përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, Iliq beson se është bërë praktikë e zakonshme, e cila de facto, sikurse pretendon, zyrtarizon egzistencën e “Shqipërisë së Madhe”.

Njëkohësisht, turneun e Kurtit e shikon dhe si tentativë “paralele” për t’u imponuar si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm të Kosovës.

“Kjo është dëshira për të punuar paralelisht në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Në planin e brendshëm, natyrisht kjo është luftë me kundërshtarët e vet politik ku dëshiron të estabilojë si mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare, por edhe si dikush që do të ruajë të paprekur atë që shqiptarët kanë fituar deri tani në negociatat me Beogradin nën patronazhin e Perëndimit. Në planin e jashtëm, dëshiron të forcojë pozitën e të ashtuquajturit shtet në Prishtinë para ndryshimit të administratës që do të ndodhë në janar kur Donald Tramp të marrë Shtëpinë e Bardhë”, ka precizuar Iliq. Sipas fjalëve të tij, vizitat në rajon ka qenë ai synim lehtësues.

“Ai as që duhej të përpiqej shumë për të fituar rajonin në anën e tij, sepse bëhet fjalë për të ashtuquajturin koalicion joparimor, siç quhej dikur në kohën e RSFJ pra një koalicion antisërb nga Lubjana në Prishtinë që punon kundër popullit sërb dhe në përgjithësi kundër interesave kombëtare sërbe, kështu që ai praktikisht është i mirëpritur në Lubjanë, Zagreb dhe Sarajevë pikërisht për ato arsye duke pasur parasysh se është, të themi, veçse vazhdimësi e bashkëpunimit tradicional që këto qendra kanë pasur qysh nga koha e ish Jugosllavisë dhe nga koha kur punuan tek shpërbërja e shtetit të përbashkët”, tha Iliq.

Ky i fundit vlerësoi se edhe pa turneun e Kurtit në rajon, Sërbia momentalisht është në pozitë shumë të vështirë dhe se është e “lënduar” si pasojë e zhvillimeve aktuale gjeopolitike.

“Ne jemi në vend veçanërisht të ndjeshëm dhe në pozitë mjaft të ndjeshme, kështu që jemi të lënduar fatkeqësisht dhe për shkak të demografisë, jemi të lënduar edhe për shkak të shpërndarjes sonë gjeografike. Jemi të lënduar patjetër sepse kemi kundërshtuar NATO, rendin unipolar amerikan të viteve '90. Edhe pa këtë veprim të Albin Kurtit, momenti aktual gjeopolitik nuk shkon në favorin tonë, të paktën momentalisht. Të shikojmë tek ndonjë perspektivë e afërt apo e largët” beson Iliq.